Mësimi 47
Doktrina e Besëlidhje 42:1–29
Hyrje
Në dhjetor të vitit 1830 Zoti i urdhëroi shenjtorët të mblidheshin në Ohajo (shih DeB 37:3). Në janar të vitit 1831 Ai premtoi se ata do ta merrnin ligjin e Tij (shih DeB 38:32). Më 9 shkurt 1831, pak kohë pas mbërritjes në Kirtland, 12 pleq të Kishës u mblodhën së bashku dhe u bashkuan në lutje, sikurse i kishte urdhëruar Zoti (shih DeB 41:2–3). Në këtë rast Jozef Smithi mori një zbulesë që tani përbën Doktrinën e Besëlidhjet 42:1–73. Ai mori udhëzim të mëtejshëm më 23 shkurt (shih DeB 42:74–93). Të marra së bashku këto zbulesa njihen si “ligji i Kishës” (kreu i seksionit DeB 42). Doktrina e Besëlidhje 42 do të ndahet në tri mësime. Ky mësim trajton vargjet 1–29, të cilat dhanë udhëzimin mbi mësimdhënien e ungjillit dhe paraqitën ligjet e përgjithshme të sjelljes për anëtarët e Kishës.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 42:1–10
Zoti i thërret pleqtë që të japin mësim ungjillin dhe të ngrenë Kishën e Tij
Në krye të tabelës shkruani Ligjet dhe Urdhërimet.
Nën këto fjalë, shkruani fjalët vijuese:
Fillojeni duke iu kërkuar studentëve që të marrin parasysh se cilën nga fjalët në tabelë mund të zgjidhnin për t’i përshkruar ligjet dhe urdhërimet. Ftojini disa studentë të tregojnë fjalën ose fjalët që i zgjodhën dhe të shpjegojnë përse. Pasi studentët t’i kenë dhënë mendimet e tyre, bëni pyetjet vijuese:
-
Përse mund të jetë nganjëherë e vështirë për t’i zbatuar urdhërimet?
-
Përse disa njerëz mund ta ndiejnë se ligjet dhe urdhërimet janë një dhuratë ose një bekim?
Kujtojini studentët se, pasi Zoti i urdhëroi shenjtorët në Nju-Jork që të shkonin për në Ohajo, Ai u premtoi se pasi të mbërrinin atje, Ai do t’ua jepte ligjin e Tij (shih DeB 38:32). Shumica e shenjtorëve në Nju-Jork iu bindën urdhrit për t’u mbledhur në Ohajo. Pasi disa prej tyre kishin mbërritur në Kirtland, 12 pleq u takuan me Profetin Jozef Smith dhe iu lutën Zotit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:1–3. Nxiteni klasën ta ndjekë duke kërkuar arsyet përse ishin mbledhur pleqtë.
-
Përse ishin mbledhur pleqtë në këtë rast? (Zoti i kishte urdhëruar të mblidheshin së bashku për të marrë ligjin e Tij.)
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 42:4–10 duke shpjeguar se Zoti i udhëzoi pleqtë që të shkonin dy e nga dy si misionarë për të përhapur ungjillin dhe për të ngritur Kishën në çdo krahinë, në të cilën u thirrën, derisa të gjithë njerëzit të thirreshin për t’u mbledhur së bashku.
Doktrina e Besëlidhje 42:11–17
Zoti paraqet parime të mësimdhënies së ungjillit
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se po ulen në një godinë kishe duke pritur të fillojë mbledhja e sakramentit. Anëtarët e këshillit të peshkopit ose të presidencës së degës janë vonuar dhe nuk kanë arritur ende. Dikush nga salla ngrihet dhe shpjegon se ai do të dëshironte të jepte disa thirrje dhe të jepte mësim njëfarë doktrine të re që i është zbuluar atij.
-
Si do të reagonit në këtë situatë? Përse?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:11 dhe vëreni klasën të kërkojë se kush thotë Zoti autorizohet të japë mësim dhe të ngrejë Kishën e Tij.
-
Cili tha Zoti autorizohet për të dhënë mësim dhe për ta ngritur Kishën e Tij? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ata që japin mësim dhe ngrenë Kishën, duhet të thirren nga Perëndia dhe të shugurohen ose veçohen nga udhëheqësit e autorizuar të Kishës.)
-
Sipas vargut 11, ata që thirren për të dhënë mësim ungjillin duhet t’i kenë thirrjet e tyre të bëra të njohura për Kishën. Si e mësojnë anëtarët e Kishës sot që një njeri ka marrë një thirrje në një lagje apo kunj dhe do të veçohet ose shugurohet nga udhëheqësit e Kishës? (Emrat e atyre që thirren, i paraqiten anëtarësisë së Kishës për një votë mbështetëse. Kjo njihet si parimi i miratimit të përbashkët. Shih DeB 26:2.)
-
Si mund t’i mbrojë Kishën dhe anëtarët e saj procedura e mbështetjes së udhëheqësve dhe të mësuesve të Kishës? (Mbështetja e udhëheqësve të Kishës na ndihmon të dimë se kush është thirrur për ta udhëhequr Kishën dhe për t’i dhënë mësim asaj. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar individë prej marrjes së përgjegjësive që nuk u janë caktuar atyre dhe për të cilat ata nuk kanë asnjë autoritet.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:12–13. Vëreni klasës ta ndjekë duke kërkuar përgjegjësitë e dhëna njerëzve që japin mësim dhe udhëheqin në Kishë, duke përfshirë misionarët kohëplotë.
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë përgjegjësish u jep Zoti atyre që Ai i thërret për të dhënë mësim ose për të udhëhequr në Kishë?
-
Përse mendoni se është e rëndësishme për mësuesit dhe udhëheqësit që të japin mësim parimet e ungjillit siç gjenden në shkrimet e shenjta?
-
Si jeni bekuar kur mësuesit ose udhëheqësit tuaj kanë jetuar sipas doktrinave dhe parimeve që i kanë dhënë mësim?
Vërini studentët të shqyrtojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 42:13 duke kërkuar atë që duhet të na drejtojë kur ua mësojmë ungjillin të tjerëve. Pasi studentët të raportojnë për atë që kanë gjetur, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:14. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që ata që e japin mësim ungjillin, duhet të bëjnë për të fituar ndikimin e Shpirtit.
-
Si mund ta fitojmë ndikimin e Shpirtit për të na ndihmuar që t’ua mësojmë të tjerëve ungjillin? (Nëse lutemi me besim, ne mund ta marrim Shpirtin që të na ndihmojë për t’i mësuar të tjerët. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë fjalët te vargu 14 që na e mësojnë këtë parim. Vini në dukje se përveç lutjes me besim, ne kemi nevojë që të jemi të denjë për ta marrë Shpirtin.)
Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Shkrimet e shenjta thonë: ‘Shpirti do t’ju jepet me anë të lutjes së besimit; dhe nëse nuk e merrni Shpirtin, ju s’duhet të jepni mësim’ (DeB 42:14). Kjo nuk na mëson thjesht që ju nuk do të jepni mësim apo që ju nuk mund të jepni mësim, ose që do të jetë një mësimdhënie tepër shkel-e-shko. Jo, është më e fuqishme sesa kjo. Është forma urdhërore e foljes. ‘Ju s’duhet të jepni mësim.’ Vendosni një ti atje për ju dhe ju do të keni gjuhën e folur në malin Sinai. Ky është një urdhërim” (“Teaching, Preaching, Healing”, Ensign, janar 2003, f. 41).
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 42:14 dhe thënies së Plakut Holland, kush duhet të jetë mësuesi i vërtetë në çfarëdo klase të Kishës? (Shpirti.)
-
Cilat janë disa mënyra që studentët mund të ndihmojnë për të dhënë mësim me anë të Shpirtit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:16–17. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar rolin e Frymës së Shenjtë. Përpara se të lexojë studenti, mund të jetë e dobishme t’i kujtoni studentët se termi Ngushëlluesi, i përdorur në këto vargje, është një tjetër emër për Frymën e Shenjtë.
-
Sipas vargut 17, çfarë di dhe bën Fryma e Shenjtë? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë doktrinën vijuese në shkrimet e tyre të shenjta: Fryma e Shenjtë i di të gjitha gjërat dhe jep dëshmi për Atin dhe për Birin.)
-
Nisur nga kjo doktrinë, përse është e rëndësishme për ne që ta kemi Frymën e Shenjtë me vete, kur e japim mësim ungjillin?
-
Si mund të marrin ndihmë ata, të cilëve u jepni mësim, kur ju e keni Frymën e Shenjtë me vete?
Ftojini studentët të mendojnë për pyetjet vijuese (ju mund të doni t’i shkruani këto pyetje në tabelë përpara orës mësimore ose t’i përgatitni ato si një fletushkë):
Pas një kohe të mjaftueshme ftojini disa studentë të zgjedhin njërën prej pyetjeve dhe t’ua tregojnë përvojat e tyre klasës. Ju mund të doni të shtoni dëshminë tuaj për rolin jetik që luan Shpirti në mësimdhënien dhe të mësuarin e ungjillit.
Doktrina e Besëlidhje 42:18–29
Zoti zbulon ligje dhe urdhërime për anëtarët e Kishës
Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta (mos i përfshini fjalët në kllapa):
Shpjegoni se në këtë zbulesë, Zoti zbuloi ligje dhe urdhërime që u përkasin të gjithë anëtarëve të Kishës. Ndajini studentët në grupe me nga tre ose gjashtë veta. Caktojini secilit student një ose dy prej referencave të shkrimeve të shenjta, të renditura në tabelë dhe shpjegoni që secili fragment përmban udhëzimet e Zotit lidhur me një urdhërim të caktuar. Kërkojuni studentëve t’i studiojnë fragmentet e caktuara atyre dhe më pas të përdorin orientuesin e mëposhtëm që të përgatiten për t’ua dhënë mësim grupit të tyre atë që kanë zbuluar. (Ju mund të dëshironi ta paraqitni orientuesin në tabelë ose ta përgatitni atë si fletushkë. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët të përdorin për ndihmë shtesë broshurën Për Forcën e Rinisë ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta. Nëse klasa juaj është mjaft e vogël, ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët t’i japin mësim tërë klasës në vend të grupeve të tyre.)
-
Ftojeni një anëtar të grupit tuaj që ta lexojë me zë të lartë fragmentin e caktuar të shkrimeve të shenjta. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që anëtarët e grupit tuaj ta shenjojnë urdhërimin ose ligjin në fragment.
-
Përcaktoni një doktrinë ose parim që mund ta mësojmë nga vargjet.
-
Shpjegoni përse mendoni që ky urdhërim është i rëndësishëm dhe se si bindja jonë ndaj tij mund ta ndikojë mirëqenien tonë shpirtërore.
-
Jepni një ide për diçka që ne të gjithë mund ta bënim për ta zbatuar më tërësisht këtë urdhërim (ose për t’u ruajtur nga shkelja e tij.) Ju gjithashtu mund të doni ta ftoni pjesën tjetër të grupit tuaj që të shprehin idetë e tyre.
Sigurohuni që u lejoni studentëve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe më pas për t’u dhënë mësim grupeve të tyre. Teksa studentët i japin mësim njëri-tjetrit, ecni përreth e jepni ndihmë dhe inkurajim kur është e nevojshme.
Pasi studentët ta kenë përfunduar mësimdhënien grupeve të tyre, shkruani në tabelë thënien e paplotë vijuese: Nëpërmjet shërbimit ndaj Perëndisë dhe zbatimit të urdhërimeve të Tij, ne tregojmë …
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:29. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fjalë ose fraza që e plotësojnë këtë parim. Ftojeni një student ta plotësojë hapësirën bosh në tabelë, me qëllim që thënia të jetë e ngjashme me parimin vijues: Nëpërmjet shërbimit ndaj Perëndisë dhe zbatimit të urdhërimeve të Tij, ne tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë. (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta.)
-
Si e tregon zbatimi i ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë dashurinë tonë për Të?
-
Si ju ka afruar më pranë Zotit zbatimi i urdhërimeve?
Vërini studentët të mendojnë mbi qëndrimet e tyre kundrejt ligjeve dhe urdhërimeve të Zotit. Ftojini të zgjedhin një urdhërim që ata do të përpiqen ta zbatojnë më plotësisht, si një mënyrë për ta treguar dashurinë e tyre ndaj Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit. Mbylleni duke treguar se si zbatimi i urdhërimeve e ka forcuar marrëdhënien tuaj me Zotin.