Mësimi i Studimit në Shtëpi
Doktrina e Besëlidhje 129–131; 132:1–33 (Njësia 28)
Hyrje
Studentët studiuan Doktrinën e Besëlidhjet 132:1–33 në mësimin e tyre të ditës 4. Mësimi i sotëm mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë të gjithë Doktrinën e Besëlidhjet 132 dhe parimin e martesës me shumë gra. Studentët gjithashtu do të rritin kuptueshmërinë e tyre rreth arsyes përse martesa me shumë gra u praktikua në të kaluarën.
Shënim: Studentët mësuan dy fragmente të zotërimit të shkrimit të shenjtë në këtë njësi: Doktrinën e Besëlidhjet 130:22–23 dhe Doktrinën e Besëlidhjet 131:1–4. Në fillim të këtij mësimi, merreni parasysh ta ftoni gjysmën e klasës që të shpjegojë çfarë kanë mësuar nga fragmenti i parë dhe gjysmën tjetër të klasës që të shpjegojë çfarë kanë mësuar nga fragmenti i dytë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 132:3–6, 34–48
Zoti parashtron kushtet e besëlidhjes së re dhe të përjetshme dhe zbulon parimin e martesës me shumë gra
Përpara orës mësimore, shkruani në tabelë pyetjet vijuese:
Ftojini studentët që t’i përsiatin këto pyetje ndërsa studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 132 sot.
Shpjegoni se ndërsa Profeti Jozef Smith po punonte me përkthimin e frymëzuar të Dhiatës së Vjetër në vitin 1831, ai lexoi për disa prej profetëve të lashtë që praktikuan martesën me shumë gra (e quajtur edhe poligami). Sipas kësaj praktike, një burrë martohet me më shumë se një bashkëshorte të gjallë. Profeti i studioi shkrimet e shenjta, e përsiati atë që mësoi dhe në fund ia drejtoi Atit Qiellor në lutje pyetjet e tij rreth martesës me shumë gra.
Shkruani në tabelë Zanafilla 16:1–3. Shpjegoni se këto vargje përshkruajnë veprimet e Sarait dhe të Abramit, më vonë të njohur si Sara dhe Abrahami. Ftojeni një student t’i lexojë me zë të lartë këto vargje. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të mendojë rreth ndonjë pyetjeje që mund të kenë rreth kësaj ngjarjeje në jetën e Abramit dhe Sarait.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 132:1, duke kërkuar se çfarë pyetje bëri Profeti Jozef Smith ndërsa studionte fragmente në Dhiatën e Vjetër lidhur me praktikën e martesës me shumë gra. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë. (Ju mund të doni të shpjegoni se fjala konkubinë është një fjalë e përdorur për të përshkruar gra në Dhiatën e Vjetër, të cilat në kohën dhe kulturën ku jetuan, ishin ligjërisht të martuara me një burrë, por kishin një status shoqëror dhe ligjor më të ulët sesa një bashkëshorte. Konkubinat nuk ishin pjesë e praktikës së martesës me shumë gra në periudhën tonë ungjillore.)
Shkruani në tabelë pyetjen vijuese: Përse do t’i urdhëronte Zoti burrat dhe gratë e drejta që t’i bindeshin parimit të martesës me shumë gra në kohë të caktuara?
Shpjegoni se në studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 132, studentët mund të gjejnë përgjigje për pyetjen në tabelë dhe për pyetje të tjera që mund të kenë lidhur me martesën me shumë gra. Ftojini ata t’i shkruajnë të vërtetat që zbulojnë gjatë studimit të tyre sot.
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 132:34–36. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar arsyen përse Abrahami dhe Sara filluan ta praktikonin martesën me shumë gra.
-
Sipas vargut 34, përse i dha Sara një grua tjetër Abrahamit? Çfarë na mëson kjo rreth parimit të martesës me shumë gra? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani parimin vijues në tabelë: Martesa me shumë gra miratohet nga Zoti vetëm kur Ai e urdhëron atë. Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë këtë parim, ju mund të doni t’u kërkoni atyre të lexojnë Jakobin [LiM] 2:27, 30. Ju mund të sugjeroni gjithashtu që ata t’i shkruajnë këto referenca në shkrimet e tyre të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 132:34.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 132:37–38. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar frazat që përshkruajnë rastet kur Zoti e urdhëroi praktikën e martesës me shumë gra. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 132:39, 41–43, duke shpjeguar që Zoti pohoi se kur njerëzit e praktikojnë parimin e martesës me shumë gra sipas urdhërimit të Tij, ata nuk janë fajtorë për mëkatin e shkeljes së kurorës. Megjithatë, nëse dikush e praktikon martesën me shumë gra në ndonjë rrethanë që Zoti nuk e urdhëron, ata janë fajtorë për shkeljen e kurorës. (Vini në dukje se fjala shkatërrohet në vargun 41 tregon se ata që i shkelin besëlidhjet e tyre të shenjta, do të ndahen nga Perëndia dhe nga populli i Tij i besëlidhjes [krahaso Veprat e Apostujve 3:22–23; 1 Nefi 22:20].)
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 132:40, duke kërkuar atë që Zoti tha se do të bënte. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.
Shpjegoni se shprehja “të gjitha gjërat” u referohet ligjeve dhe ordinancave të ungjillit që ishin zbuluar në periudhat e mëparshme ungjillore. Shkruajeni në tabelë parimin vijues: Urdhërimi për të jetuar ligjin e martesës me shumë gra në ditët e mëvonshme ishte pjesë e rivendosjes së të gjitha gjërave. (Shih edhe Veprat e Apostujve 3:20–21.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 132:45, 48.
-
Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth martesës me shumë gra? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani në tabelë parimin vijues: Martesa me shumë gra mund të autorizohet vetëm nëpërmjet çelësave të priftërisë që i jepen Presidentit të Kishës.)
Shpjegoni se në fillim të kësaj periudhe ungjillore, si pjesë e rivendosjes së të gjitha gjërave, Zoti i urdhëroi disa prej shenjtorëve të hershëm që ta praktikonin martesën me shumë gra nëpërmjet çelësave të priftërisë, të mbajtura nga Profeti Jozef Smith dhe Presidentët pasues të Kishës – Brigam Jangu, Xhon Tejlori dhe Uillford Udrafi. Në vitin 1890, Presidenti Udraf, duke vepruar me po të njëjtat çelësa të priftërisë, mori zbulesë se praktika e martesës me shumë gra duhej të merrte fund (shih Deklarata Zyrtare 1).
Doktrina e Besëlidhje 132:49–66
Zoti i këshillon Jozef dhe Ema Smithin lidhur me martesën me shumë gra
Shpjegoni që Profeti Jozef Smith ishte ngurrues që ta fillonte praktikën e martesës me shumë gra. Ai tha se nuk e filloi praktikën derisa u paralajmërua se do të shkatërrohej nëse nuk bindej (shih “Plural Marriage”, Historical Record, maj 1887, f. 222). Për shkak të një mungese të dokumentacionit historik, ne dimë shumë pak rreth përpjekjeve të tij të hershme që ta përmbushte urdhërimin. Megjithatë, në vitin 1841 Profeti iu bind urdhërimit dhe në tre vitet në vazhdim, ai u martua me gra të tjera në përputhje me urdhrat e Zotit. Bindja e Profetit Jozef Smith ndaj urdhërimit të Zotit që të praktikonte martesën me shumë gra, ishte një provë besimi për të dhe bashkëshorten e tij, Emën, të cilën ai e donte shumë.
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 132:49–56, duke shpjeguar se Zoti i këshilloi Jozef dhe Ema Smithin dhe u premtoi atyre bekime nëse do t’i bindeshin parimit të martesës me shumë gra. Shpjegoni se në vitin 1841, Profeti Jozef Smith filloi t’u mësonte burrave dhe grave të tjera besimtare parimin e martesës me shumë gra. Edhe pse këta anëtarë besnikë të Kishës fillimisht ishin ngurrues dhe të irrituar rreth urdhrit, ata morën pohime vetjake nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe e pranuan parimin e martesës me shumë gra.
Lexojeni me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 132:63, duke filluar me frazën “sepse ato i jepen atij”. Përpara se të lexoni, shpjegoni se ky varg na ndihmon të kuptojmë një arsye përse Zoti e urdhëroi Jozef Smithin dhe njerëz të tjerë që të praktikonin martesën me shumë gra. Vëreni klasën t’ju ndjekë, duke kërkuar atë qëllim të veçantë. Pasi të lexoni, shkruani në tabelë parimin vijues: Zoti me raste e ka vendosur martesën me shumë gra për t’i dhënë mundësi të mëtejshme popullit të Tij që t’i rritë Atij fëmijë. (Ju mund të doni t’i drejtoheni përsëri Jakobit [LiM] 2:30.)
-
Çfarë do të thotë të “shumëzoheni dhe të mbushni tokën”? (Të keni fëmijë.)
-
Në ç’mënyrë patja e fëmijëve i lejon prindërit që të jenë pjesë e veprës së vazhdueshme të Atit Qiellor?
Drejtojuni pyetjes që shkruat në tabelë në fillim të mësimit: Përse do t’i urdhëronte Zoti burrat dhe gratë e drejta që t’i bindeshin parimit të martesës me shumë gra në kohë të caktuara? Ju mund të doni t’i ftoni studentët të përmbledhin për klasën atë që kanë mësuar nga studimi i tyre i Doktrinës e Besëlidhjeve 132 dhe Jakobit [LiM] 2:27, 30, të cilat i ndihmojnë ata t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.
Përfundoni duke dhënë dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith dhe se ai mori zbulesë nga Perëndia dhe iu bind asaj zbulese (shih DeB 132:37).
Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 133–135)
Pyetini studentët se çfarë do të bënin nëse do t’iu duhej të zgjidhnin midis të shkuarit drejt vdekjes ose arratisjes prej atyre që kërkonin t’i vrisnin. Po sikur zgjedhja për t’u përballuar me vdekjen mund të shpëtonte jetën e familjes suaj, të miqve dhe qindra njerëzve të tjerë? A do ta bënit atë? Profeti Jozef Smith me dëshirë zgjodhi të përballej me vdekjen, duke thënë: “Unë po shkoj si një qengj për t’u therur; por jam i qetë si një mëngjes vere” (DeB 135:4). Studentët do të lexojnë rreth martirizimit të Profetit Jozef Smith në njësinë tjetër.