Mësimi 144
Doktrina e Besëlidhje 135, Pjesa 1
Hyrje
Më 27 qershor 1844, Profeti Jozef Smith dhe vëllai i tij, Hajrëmi, i cili ishte Ndihmëspresidenti dhe Patriarku i Kishës, u martirizuan në Karthixh të Ilinoisit. Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve miratoi që shpallja e martirizimit të përfshihej në fund të botimit të vitit 1844 të Doktrinës e Besëlidhjeve, e cila ishte pothuajse gati për t’u botuar. Shpallja u bazua mbi rrëfimet vetjake të Plakut Xhon Tejlor dhe Uillard Riçards, anëtarë të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve. Tani ajo është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 135.
Shënim: Ky mësim përfshin disa rrëfime historike që mund të lexohen nga studentët. Ju mund të merrni parasysh të bëni kopje të këtyre rrëfimeve dhe t’ua shpërndani ato studentëve në fillim të orës mësimore.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 135:1–7
Shpallet martirizimi i Jozef dhe Hajrëm Smithit
Fillojeni orën mësimore duke i pyetur studentët nëse ata e kujtojnë se ku ishin, kur mësuan mbi vdekjen e një Presidenti të Kishës apo të një njeriu të dashur.
Ftojini studentët të përfytyrojnë sikur janë anëtarë të Kishës që jetojnë në Navu të Ilinoisit në vitin 1844, dhe marrin lajmin e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 135:1. Ftojeni një student ta lexojë këtë varg me zë të lartë.
-
Si do të ishit ndier pasi të dëgjonit për këtë tragjedi?
Shpjegoni se shumë shenjtorë u pushtuan nga hidhërimi kur mësuan për vdekjen e Jozef dhe Hajrëm Smithit. Nxitini studentët të përsiatin mbi vetë ndjenjat dhe dëshminë e tyre për Profetin Jozef Smith ndërsa mësojnë rreth ditëve të fundit të jetës së tij.
Bëjuni të ditur studentëve se Jozef Smithi dhe shenjtorët jetuan në paqe të përkohshme në Ilinois për rreth tre vjet. Megjithatë, në vitin 1842 ata filluan sërish të përjetonin kundërshtime. Mospajtuesit brenda Kishës dhe kundërshtarët jashtë Kishës i ndërthurën përpjekjet e tyre kundër Profetit dhe Kishës. Disa qytetarë të Ilinoisit filluan të frikësoheshin dhe ta përçmonin ndikimin politik të shenjtorëve. Të tjerë filluan të kishin gjithnjë e më shumë lakmi për përparimin ekonomik të Navusë dhe ishin kritikues ndaj fuqisë së qeverisë dhe milicisë së qytetit të Navusë. Disa filluan të mos i pëlqenin shenjtorët për shkak të keqkuptimeve rreth doktrinës dhe praktikave të veçanta mormone, të tilla si martesa me shumë gra, disa prej të cilave ishin keqpërfaqësuar nga anëtarët braktisës të Kishës. (Shih Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot. 2-të [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2003], f. 263–266, 270–271.)
Ftojeni një student të lexojë paragrafin vijues:
Shpjegoni se përmbajtjet e gazetës Nauvoo Expositor [Komentuesi i Navusë] së bashku me shkatërrimin e shtypshkronjës bënë që armiqësia antimormone të përshkallëzohej. Pronarët e shtypshkronjës ngritën akuza ligjore ndaj Jozef Smithit dhe udhëheqësve të tjerë të qytetit, duke i akuzuar ata se po nxitnin një trazirë. Jozef Smithi u shfajësua nga akuza, por lirimi i tij sa i zemëroi më shumë armiqtë e tij. Kur filluan të qarkullonin zëra se po mblidheshin turma për të sulmuar qytetin e Navusë, Jozef Smithi, si kryebashkiak, e shpalli Navunë nën ligjin marcial (sundim i përkohshëm ushtarak). Nën drejtimin e guvernatorit Tomas Ford të Ilinoisit, Jozefi e urdhëroi legjionin e Navusë të mbronte qytetin.
Ftojeni një student të lexojë dy paragrafët vijues:
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 135:4. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar profecinë që bëri Jozef Smithi pranë Karthixhit.
-
Çfarë tha Jozefi se do t’i ndodhte atij?
-
Si mendoni ju se mund të ketë qenë për Profetin të largohej nga familja e tij, duke e ditur se nuk do të kthehej më tek ata?
-
Përse mendoni ju Jozefi ishte “i qetë si një mëngjes vere” kur e dinte se po shkonte “si një qengj në thertore”?
Shpjegoni që Profeti e dinte se vdekja e tij do ta mbronte jetën e shenjtorëve.
Ndërkohë që Hajrëm Smithi u përgatit të shkonte në burgun e Karthixhit, ai lexoi Ethërin 12:36–38 në Librin e Mormonit dhe më pas e palosi faqen. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 135:5. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të vërejë atë që Hajrëmi lexoi dhe shenjoi përpara se të nisej për në burgun e Karthixhit.
-
Si mendoni ju, përse këto vargje nga libri i Ethërit mund të kenë qenë domethënëse për Hajrëmin që t’i lexonte në atë kohë?
-
Çfarë mendoni se do të thotë fraza “të gjithë njerëzit do të dinë se rrobat e mia nuk janë të njollosura me gjakun tuaj” (DeB 135:5)?
Kërkojuni studentëve të marrin në shqyrtim se si mund të jenë ndier Jozefi dhe Hajrëmi, duke e ditur se ata i kishin përmbushur thirrjet dhe detyrat e tyre nga Perëndia aq sa kishin mundur.
-
Çfarë mund të mësojmë nga shembujt e Jozef dhe Hajrëm Smithit, që mund të na ndihmojnë për t’i përmbushur thirrjet që marrim nga Perëndia?
Ftojeni një student të lexojë përmbledhjen vijuese të ngjarjeve që ndodhën më 25–27 qershor të vitit 1844:
Vërini në dijeni studentët se, në pasditen e nxehtë dhe të lagësht të 27 qershorit, apostujt Xhon Tejlor dhe Uillard Riçards ishin me Jozefin dhe Hajrëmin në burgun e Karthixhit. Një parandjenjë e keqe e pushtoi Profetin dhe ata që ishin me të, ndërsa u ulën në dhomën e gjumit të rojës së burgut në katin e dytë të burgut. Hajrëm Smithi i kërkoi Xhon Tejlorit të këndonte “A Poor Wayfaring Man of Grief” [“Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim”] (shih Himne, nr. 20). Nëse ky himn gjendet në librin tuaj të himneve, merrni parasysh t’i ftoni studentët që të këndojnë disa vargje. Ndërsa ata këndojnë, ftojini studentët të mendojnë rreth domethënies që mund të ketë pasur ky himn për Jozefin dhe Hajrëmin në këtë kohë.
Ftojini tre studentë të lexojnë me radhë përmbledhjet vijuese të martirizimit. Kërkojini klasës që të përpiqet t’i përfytyrojë këto ngjarje sikur të ishin me Profetin në burgun e Karthixhit.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 135:2. Kërkojini klasës që ta ndjekë dhe të shohin përshkrimin e fatit të Xhon Tejlorit dhe Uillard Riçardsit. Vërini në dijeni studentët se Uillard Riçardsit vetëm sa iu gërvisht veshi i majtë nga një fishek, e cila përmbushi një profeci që Jozefi e kishte bërë më shumë se një vit më parë se, “do të vinte koha kur plumbat do të fluturonin përreth tij si breshër dhe ai do t’i shihte miqtë e tij të binin në të djathtë e në të majtë, por nuk do të kishte as edhe një vrimë në veshjen e tij” (në History of the Church, 6:619).
Drejtojeni vëmendjen e studentëve te fjalia e parë në Doktrina e Besëlidhje 135:1 dhe bëni pyetjen vijuese:
-
Çfarë mendoni se do të thotë fraza “për ta vulosur dëshminë e këtij libri dhe të Librit të Mormonit”? (Mund të jetë ndihmuese të shpjegoni se në këtë kontekst, të vulosësh do të thotë ta përforcosh diçka në mënyrë të përhershme, të tillë si një dëshmi.)
Vini në dukje fjalën martirizim te vargu 1 dhe pyesni:
-
Çfarë është një martir? (Një person që vuan vdekjen si një dëshmi për të vërtetën e bindjeve apo të kauzës së tij apo të saj. Shpjegoni se termi martir vjen nga një fjalë greke për dëshmi [shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Martyr” (Martir)].)
Kërkojuni studentëve t’i hedhin një sy të shpejtë Doktrinës e Besëlidhjeve 135:7, duke kërkuar se për çfarë është dëshmi martirizimi i Jozef dhe Hajrëm Smithit.
-
Nëpërmjet vdekjes së tyre si martirë, për çfarë e vulosën dëshminë e tyre Jozef dhe Hajrëm Smithi? (Studentët mund të përdorin fjalë të tjera, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Jozef dhe Hajrëm Smithi e vulosën dëshminë e tyre për vërtetësinë e ungjillit të rivendosur me jetën e tyre. Ju mund të doni ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë).
Ftojini studentët që të përsiatin pyetjen vijuese dhe t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në fletoren e klasës ose në ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mund të ndikojë në dëshminë tuaj njohuria juaj për dëshminë e Jozef dhe Hajrëm Smithit dhe gatishmërinë e tyre që të vdisnin për të vërtetën?
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët që janë të gatshëm t’i tregojnë përgjigjet e tyre ta bëjnë këtë gjë. Përfundoni duke treguar dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith.