Mësimi i Studimit në Shtëpi
Plani i Shpëtimit – Studimi i Shkrimeve të Shenjta (Njësia 1)
Hyrje
Ky mësim do t’iu paraqesë studentëve Doktrinën e Besëlidhjet duke përdorur parathënien e Doktrinës e Besëlidhjeve dhe seksionin 1. Studentët do të mësojnë se Doktrina e Besëlidhje përbëhet prej “zbulesave hyjnore dhe deklaratave të frymëzuara të dhëna për ngritjen dhe rregullimin e mbretërisë së Perëndisë në tokë në ditët e fundit” (parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet). Studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Historisë së Kishës mund t’i forcojë dëshmitë e studentëve për Jezu Krishtin.
Shënim: Teksa kjo ka të ngjarë të jetë ora e parë mësimore e studentëve së bashku, ju mund të doni t’i ftoni të bëjnë pyetje që i kanë rreth procesit të studimit në shtëpi dhe mënyrës se si t’i studiojnë në mënyrë të efektshme shkrimet e shenjta kur janë vetëm.
Sugjerime për Mësimdhënien
Hyrje për Doktrinën e Besëlidhjet dhe Historinë e Kishës
Doktrina e Besëlidhje përmban zbulesa të marra nëpërmjet Profetit Jozef Smith dhe pasuesve të tij
Ju mund të doni ta filloni mësimin duke i pyetur studentët se nga cilët libra mendojnë se do të përfitonte e tërë bota po t’i lexonte dhe përse. (Merreni parasysh të sillni disa libra që ju do t’i sugjeronit.) Pasi studentët të jenë përgjigjur, kërkojini një studenti të lexojë thënien vijuese nga Profeti Jozef Smith dhe ftojeni klasën të dëgjojë për atë që Profeti na mësoi rreth Doktrinës e Besëlidhjeve:
“[Zbulesat në Doktrinën e Besëlidhjet janë] themeli i Kishës në këto ditët e fundit dhe një dobi për botën, duke treguar që çelësat e të fshehtave të mbretërisë së Shpëtimtarit tonë i janë besuar përsëri njeriut” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2009], f. 203).
Nxitini studentët të kërkojnë gjatë mësimit të sotëm mënyra se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve mund të ishte dobiprurës për botën dhe mund të jetë dobiprurës në jetën e tyre.
Vërini studentët të kthehen te faqja e titullit të Doktrinës e Besëlidhjeve. Shpjegoni se, që Doktrina e Besëlidhjet të jetë dobiprurëse, ne fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë janë doktrinat dhe besëlidhjet. Kërkojini një studenti ta lexojë faqen e titullit me zë të lartë. Më pas bëjuni studentëve pyetjet vijuese:
-
Si do ta përcaktonit fjalën doktrinë?
-
Çfarë është një besëlidhje?
-
Çfarë është zbulesa?
Nëse nevojitet, shpjegoni që një doktrinë është një e vërtetë themelore, e pandryshueshme e ungjillit të Jezu Krishtit; një besëlidhje është një marrëveshje e shenjtë midis Perëndisë dhe fëmijëve të Tij, në të cilën Perëndia i cakton të gjitha kushtet e premtimeve të bëra; dhe zbulesa është një komunikim nga Perëndia drejtuar fëmijëve të Tij. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shkruajnë këto përkufizime në faqen e titullit.
Kërkojuni studentëve të kthehen te paragrafi i tetë i parathënies te Doktrina e Besëlidhje (duke filluar me “Në zbulesat …”). Shpjegoni se ky paragraf rendit shembuj të disa prej temave doktrinore që gjenden te Doktrina e Besëlidhjet. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje fjalinë e parë dhe të përcaktojnë një ose më shumë tema doktrinore për të cilat ata janë të interesuar të mësojnë më shumë. Më pas bëni pyetjet vijuese:
-
Për cilat tema doktrinore jeni më të interesuar të mësoni më shumë?
-
Si do të përfitonit nga të njohurit dhe të kuptuarit më mirë të atyre doktrinave?
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë fjalinë e fundit të paragrafit të tetë (duke filluar me “Së fundi, dëshmia që jepet …”) dhe ftojeni klasën të kërkojë arsyen që e bën kaq të vlefshme Doktrinën e Besëlidhjet. Më pas bëni pyetjet vijuese:
-
Çfarë e bën Doktrinën e Besëlidhjet “me vlerë të madhe”?
-
Përse është kaq e vlefshme një dëshmi për Shpëtimtarin?
-
Çfarë mendoni se do të ndodhë me dëshminë tuaj për Jezu Krishtin kur studioni Doktrinën e Besëlidhjet?
Shkruajeni në tabelë parimin vijues: Nëpërmjet studimit të zbulesave në Doktrina e Besëlidhje, ju mund ta forconi dëshminë tuaj për Jezu Krishtin. Ftojini studentët të mendojnë rreth mënyrës se si një dëshmi më e fortë për Shpëtimtarin do të ndikonte në jetën e tyre. Merreni parasysh të tregoni se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve e ka forcuar dëshminë tuaj për Jezu Krishtin.
Vëreni një student të lexojë me zë paragrafin e parë të parathënies së Doktrinës e Besëlidhjeve teksa pjesa tjetër e klasës e ndjek. Më pas pyesni: Ndërsa studioni Doktrinën e Besëlidhjet, zërin e kujt do të dëgjoni?
Shkruajeni në tabelë parimin vijues: Ndërsa e studiojmë Doktrinën e Besëlidhjet, ne mund ta dëgjojmë zërin e Shpëtimtarit. Më pas lexojuni studentëve Doktrinën e Besëlidhjet 18:34–36.
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë paragrafin e tretë të parathënies së Doktrinës e Besëlidhjeve. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë fjalët që përshkruajnë zërin e Shpëtimtarit. (Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.) Më pas bëni pyetjet vijuese:
-
Cilat fjalë përdoren për të përshkruar zërin e Shpëtimtarit?
-
Çfarë përfitimesh mund të vijnë në jetën tuaj nga të dëgjuarit dhe të dalluarit e zërit të Zotit?
Paraqitni figura të disa njerëzve të cilëve iu drejtuan dhe për të cilët folën zbulesat në Doktrinën e Besëlidhjet (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 87, 88, 93, 94, 95; shih edhe LDS.org). Teksa i tregoni këto figura, shpjegoni se studentët do të mësojnë rreth këtyre njerëzve ndërkohë që studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet.
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë dy fjalitë e para të paragrafit të gjashtë të parathënies së Doktrinës e Besëlidhjeve (duke filluar me “Këto zbulesa të shenjta …”). Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë rrethanat në të cilat u morën zbulesat. (Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.)
-
Çfarë frazash në këto fjali i përshkruajnë rrethanat në të cilat u morën këto zbulesa?
Tregojuni studentëve një fletë letre me fjalën Ju të shkruar në të. Vini në dukje se, ashtu sikurse individët nga historia e Kishës, edhe ne kalojmë përmes situatash në të cilat na nevojitet udhërrëfim hyjnor.
-
Nëse duhet t’i ndjekim shembujt e këtyre shenjtorëve të hershëm, çfarë duhet të bëjmë për të marrë udhërrëfim hyjnor? (Të lutemi dhe ta kërkojmë atë.)
Shpjegoni se një mënyrë se si ta kërkojmë udhërrëfimin hyjnor është të studiojmë shkrimet e shenjta. Kërkojuni studentëve të kthehen te Doktrina e Besëlidhje 1:37–38, që është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Kujtojuni studentëve se Zoti e dha këtë zbulesë si parathënien e Tij për Doktrinën e Besëlidhjet.
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:37–38 ndërkohë që klasa e ndjek dhe kërkon urdhërimin e Zotit për ne lidhur me Doktrinën e Besëlidhjet.
-
Çfarë na urdhëron Zoti të bëjmë me Doktrinën e Besëlidhjet? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Ne duhet t’i hetojmë urdhërimet që i ka dhënë Zoti.)
Ftojini studentët të tregojnë se si përfituan nga hetimi i shkrimeve të shenjta gjatë kësaj jave të studimit. Ndiqeni me studentët ecurinë e synimeve që caktojnë për ta studiuar Doktrinën e Besëlidhjet çdo ditë gjatë vitit shkollor. Pyetini ata rreth planeve të tyre për ta ndjekur urdhrin e Zotit që t’i “heto[jnë] këto urdhërime” (DeB 1:37). Ju mund të doni ta mbyllni duke dhënë dëshminë tuaj për rëndësinë e të dëgjuarit të zërit të Zotit dhe të marrjes së udhërrëfimit nga Ai nëpërmjet studimit të Doktrinës e Besëlidhjeve.
Njësia Tjetër (Joseph Smith – Historia 1; Doktrina e Besëlidhje 2)
Perëndia i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve. Vegimi i Parë erdhi si rrjedhojë e lutjes së përulur të Jozef Smithit. Pak kohë pas kësaj, engjëjt e udhëhoqën Profetin Jozef Smith për të nxjerrë në dritë Librin e Mormonit dhe për të rivendosur priftërinë. Pasi Gjon Pagëzori iu shfaq Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit, Oliveri shkroi: “Mendo … për një çast çfarë gëzimi i mbushi zemrat tona … kur morëm nën dorën e tij Priftërinë e Shenjtë” (Joseph Smith – Historia 1:71, shënim).