Mësimi 49
Doktrina e Besëlidhje 42:43–93
Hyrje
Pjesa më e fundit e Doktrinës e Besëlidhjeve 42 është një vazhdim i asaj që njihet si ligji i Kishës. Ajo përfshin mësimet e Zotit lidhur me vdekjen dhe shërimin. Gjithashtu përmban këshillën e Zotit drejtuar shenjtorëve lidhur me mënyrën se si të veprojmë me mëkate e krime të rënda dhe se si t’i trajtojmë siç duhet situatat në të cilat ne jemi fyer ose e kemi bërë fyerjen.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 42:43–55
Zoti jep këshillë lidhur me vdekjen dhe shërimin
Në njërën dorë ngrini një tubet ose një enë të vogël me vaj ulliri të përkushtuar për administrimin e të sëmurëve; në dorën tjetër ngrini një shishe ilaçi.
-
Për çfarë përdoren këta artikuj? Tek cili prej këtyre artikujve duhet të mbështetemi në kohë sëmundjeje?
Pasi studentët t’i japin shkurtimisht mendimet e tyre, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:43–44. Vëreni klasën të kërkojë udhëzimin e Zotit lidhur me gjënë ku duhet të mbështetemi në raste sëmundjeje. Për t’i ndihmuar studentët që t’i kuptojnë këto vargje, mund të jetë e dobishme të shpjegoni se bimët dhe ushqimet e lehta, të përmendura te vargu 43, u drejtohen trajtimeve mjekësore që zakonisht administroheshin gjatë periudhës kohore në të cilën u dha kjo zbulesë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë për mënyrën se si shërimi mund të vijë nëpërmjet besimit, ashtu edhe kurimit mjekësor.
“Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë në vënien në zbatim të njohurisë dhe teknikave më të mira shkencore në dispozicion. Ne i përdorimin të ushqyerin, ushtrimin fizik dhe praktika të tjera për ta ruajtur shëndetin dhe e përfshijmë ndihmën e mjekëve shërues, të tillë si doktorët e kirurgët, për ta rivendosur shëndetin.
Përdorimi i shkencës mjekësore nuk bie ndesh me lutjet tona të besimit dhe mbështetjen tonë tek bekimet e priftërisë. …
Sigurisht ne nuk presim derisa të gjitha metodat e tjera të jenë shteruar, përpara se të lutemi me besim ose të japim bekime të priftërisë për shërim. Në raste urgjencash, lutjet dhe bekimet zënë vendin e parë. Por më shpesh, ne i bëjmë të gjitha përpjekjet njëkohësisht” (“Shërimi i të Sëmurëve”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 47).
-
Si mendoni, përse është e rëndësishme për ne që t’i përdorim lutjen dhe bekimet e priftërisë, si edhe kurimin mjekësor, për shërim në rastet e sëmundjes?
-
Sipas vargut 44, a do të shërohet çdo njeri i sëmurë që merr një bekim të priftërisë?
U thoni studentëve që Zoti shpjegoi përse ata që marrin bekime të priftërisë, mund të mos shërohen. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:48. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë parimet që qeverisin nëse dikush do të shërohet si rrjedhim i një bekimi të priftërisë apo jo.
-
Sipas vargut 48, cili është faktori kryesor që e përcakton rezultatin e një bekimi të priftërisë? (Ndërkohë që studentët përgjigjen, ju mund të shpjegoni se fraza “nuk caktohet për vdekjen” i drejtohet faktit që vdekja ose shërimi do të ndodhin në përputhje me kohën, urtësinë dhe vullnetin e Zotit.)
-
Përse nuk do të shërohet kushdo që ka besim te Jezu Krishti?
-
Përse është e rëndësishme të kemi besim te vullneti dhe koha e Perëndisë për secilin prej nesh?
Ftojini studentët të përcaktojnë një parim që mund ta mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 42:48 rreth qenies të shëruar nga dobësitë tona. Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Nëse kemi besim te Jezu Krishti, ne mund të shërohemi në përputhje me vullnetin e Tij. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët të shenjojnë fjalë ose fraza te vargu 48 që e japin mësim këtë parim.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se besimi ynë duhet të përqendrohet te Jezu Krishti, në vend që të përqendrohet te rezultate të caktuara që i dëshirojmë, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ftojeni klasën të dëgjojë për një arsye përse është e rëndësishme që besimi ynë të përqendrohet te Jezu Krishti.
“Si fëmijë të Perëndisë, duke e njohur dashurinë e Tij të madhe dhe diturinë themelore se çfarë është më e mira për mirëqenien tonë të përjetshme, ne i mirëbesojmë Atij. Parimi i parë i ungjillit është besimi te Zoti Jezu Krisht dhe besim do të thotë mirëbesim. E ndjeva atë mirëbesim në bisedën që një kushëriri im dha në varrimin e një vajze adoleshente e cila kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë. Ai tha këto fjalë, të cilat në fillim më tronditën e më pas më lartësuan: ‘Unë e di se ishte vullneti i Zotit që ajo të vdiste. Asaj iu dha një trajtim i mirë mjekësor. Asaj iu dhanë bekime të priftërisë. Emri i saj ishte në listën e lutjeve në tempull. Ajo ishte pjesë e qindra lutjeve për rikthimin e shëndetit të saj. Dhe unë e di se ka mjaft besim në këtë familje, që ajo do të ishte shëruar nëse nuk ishte vullneti i Zotit për ta marrë atë në shtëpi në këtë kohë.’ Po atë mirëbesim e ndjeva në fjalët e babait të një tjetër vajze të veçantë, jeta e së cilës u mor nga kanceri në moshën e saj adoleshente. Ai tha: ‘Besimi i familjes sonë është te Jezu Krishti dhe nuk varet nga rezultatet’. Ato mësime tingëllojnë të vërteta për mua. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për shërimin e një njeriu të dashur dhe pastaj ia besojmë rezultatin Zotit” (“Shërimi i të Sëmurëve”, f. 50).
-
Si e ushtruan besimin te Jezu Krishti individët për të cilët foli Plaku Ouks?
-
Nganjëherë kërkohet besim më i madh që ta shohim një njeri të dashur duke vdekur ose duke duruar një sëmundje të gjatë, se sa kërkohet për ta parë atë të jetojë ose të shërohet. Si mendoni, përse mund të jetë kështu?
-
Si mendoni, përse është e rëndësishme të ushtrojmë besim te Jezu Krishti edhe pse mund të mos e marrim rezultatin që dëshirojmë?
Pyetini studentët nëse njohin dikë që vdiq pavarësisht nga ndjekja e këshillës së duhur mjekësore dhe të kërkuarit e shërimit nëpërmjet lutjes dhe bekimeve të priftërisë. (Jini veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të atyre që mund ta kenë përjetuar këtë situatë.) Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:45–47. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fjalë ose fraza që mund t’i sjellin ngushëllim dikujt që e ka përjetuar vdekjen e një njeriu të dashur.
-
Vargu 45 na tregon se në mënyrë të natyrshme ne do ta vajtojmë humbjen e atyre që i duam. Cila doktrinë, e dhënë mësim te vargu 46, mund t’iu sjellë ngushëllim atyre që vajtojnë humbjen e një njeriu të dashur? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Vdekja është e ëmbël për ata që vdesin në Zotin.)
-
Çfarë mendoni se do të thotë të vdesin në Zotin?
-
Çfarë mendoni se do të thotë që vdekja do të jetë “e ëmbël” për ata që vdesin në Zotin? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se edhe pse një njeri besnik që vdes, mund të vuajë dhembje fizike, ky premtim i drejtohet paqes dhe prehjes që ai ose ajo do të përjetojë në botën e shpirtrave.)
Ftojini studentët të përsiatin nëse ata po e jetojnë jetën e tyre në një mënyrë që do ta bënte vdekjen “të ëmbël” për ta po të ndodhte sot. (Ju mund të doni t’i ftoni studentët t’i shënojnë mendimet e tyre në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta.)
Doktrina e Besëlidhje 42:56–73
Zoti premton t’u zbulojë shkrime të shenjta dhe dituri shtesë atyre që kërkojnë
Përmblidhni Doktrinën e Besëlidhjet 42:56–58 duke shpjeguar se këto vargje i drejtohen Përkthimit të Biblës prej Jozef Smithit. Zoti u tha shenjtorëve se Përkthimi prej Jozef Smithit duhet t’u mësohet të gjithë njerëzve. Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 42:59–69 duke shpjeguar se këto vargje përmbajnë udhëzime nga Zoti për Jozef Smithin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës lidhur me kohën kur dhe kujt duhej t’ia predikonin ungjillin. Zoti i këshilloi ata që të jetonin sipas ligjeve që iu ishin dhënë dhe Ai shpjegoi se ata do të merrnin udhëzime të mëtejshme që do t’i ndihmonin ta ngrinin Kishën dhe t’i përgatitnin shenjtorët që të jetonin në Jerusalemin e Ri të së ardhmes. Përveç kësaj, Zoti u mësoi atyre parime lidhur me mënyrën se si mund të vazhdonin për të marrë zbulesë hyjnore. Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 42:70–73 duke shpjeguar se sipas ligjit të përkushtimit, atyre që i jepnin shërbim me kohë të plotë ose të pjesshme Kishës, iu dha ndihmë financiare.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 42:61, 68, duke kërkuar parime rreth marrjes së zbulesës. Përgjigjet e studentëve mund të përfshijnë sa vijon:
Nëse kërkojmë, Zoti do të na japë dituri që do të na sjellë paqe, gëzim dhe jetë të përjetshme.
Nëse kërkojmë urtësi, Zoti do të na e japë atë lirshëm.
-
Cilat janë bekimet e të kërkuarit Zotit me zell për zbulesë?
Jepni dëshminë tuaj se udhëheqësit tanë të Kishës na udhëheqin e udhëzojnë me anë të parimit të zbulesës së vazhdueshme.
Doktrina e Besëlidhje 42:74–87
Udhëheqësit e priftërisë marrin udhëzim se si të veprojnë me anëtarët që bëjnë mëkat të rëndë
Shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 42:74–87, Zoti përshkroi disa ligje që qeverisin disiplinën e Kishës. Ai veçanërisht iu dha drejtim udhëheqësve të priftërisë lidhur me mënyrën se si t’u shërbejnë atyre që kanë kryer mëkat të rëndë, duke përfshirë mëkatet seksuale, vjedhjen, gënjeshtrën ose “çfarëdo paudhësie” (DeB 42:87).
Doktrina e Besëlidhje 42:88–93
Zoti i udhëzon shenjtorët se si t’i zgjidhin fyerjet personale
-
Kur e keni parë dikë që të fyhet nga fjalët ose veprimet e një personi tjetër? A jeni ndier të lënduar ose të fyer nga fjalët ose veprimet e dikujt tjetër?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:88–89. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar udhëzimet e Zotit lidhur me çfarë të bëjmë nëse dikush na fyen.
-
Çfarë duhet të bëjmë me dikë që na ka fyer? (Pajtohuni me të në fshehtësi. Ju mund të dëshironi të shpjegoni se fjala pajtohuni do të thotë t’i sheshoni ndryshimet dhe të rivendosni harmoninë.)
-
Si mendoni, përse mund të jetë i dobishëm ky qëndrim?
Shkruani thëniet e paplota vijuese në një anë të tabelës:
Në anën tjetër të tabelës, shkruani mbarimin e secilës prej shpalljeve të mëparshme:
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 42:90–93 dhe udhëzojini që ta përqasin secilën shpallje të paplotë me mbarimin e përshtatshëm për të. (Fyerjet e bëra në fshehtësi duhet të zgjidhen në fshehtësi. Fyerjet e bëra hapur duhet të zgjidhen hapur.)
-
Përse mund të jetë e papërshtatshme për fyerjet në fshehtësi që të zgjidhen hapur?
-
Përse nganjëherë mund të jetë e urtë që fyerjet hapur të zgjidhen hapur?
Kërkojuni studentëve të mendojnë për situata që tregojnë zbatimet e sakta dhe të pasakta të këtyre të vërtetave. Ftojini disa studentë të shprehin idetë e tyre. (Teksa studentët shprehen, theksoni se zgjidhja e fyerjeve sipas mënyrës së Zotit përfshin pendim dhe falje.)
-
Si mendoni se mund ta bekojë zgjidhja e fyerjeve sipas mënyrës së duhur një familje? Një lagje ose degë? Një grup shokësh të një klase?
Ju mund të dëshironi të vini në dukje se kërkon kurajë prej nesh që t’i afrohemi dikujt që na ka fyer. Ftojini studentët të luten për ndihmë nga Ati Qiellor, ndërkohë që kërkojnë t’i zgjidhin siç duhet dallimet midis tyre.