Seminare dhe Institute
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Doktrina e Besëlidhje 45–48 (Njësia 11)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Doktrina e Besëlidhje 45–48 (Njësia 11)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve për të cilat studentët mësuan ndërsa studiuan Doktrinën e Besëlidhjeve 45–48 (njësia 11), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që ju jepni përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Doktrina e Besëlidhje 45:1–15)

Në vargjet hapëse të Doktrinës e Besëlidhjeve 45, studentët lexuan që Jezu Krishti krijoi qiejt e tokën dhe se Ai është avokati ynë me Atin Qiellor. Teksa mësojmë rreth Shpëtimtarit dhe asaj që Ai ka bërë për ne, ne mund ta shtojmë dëshirën tonë për ta dëgjuar zërin e Tij.

Dita 2 (Doktrina e Besëlidhje 45:16–75)

Nga studimi i shenjave të Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, studentët mësuan që nëse qëndrojmë në vende të shenjta dhe vigjilojmë për shenjat, ne do të jemi gati për atë ngjarje të madhërishme. Nga shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave, ata mësuan që nëse e marrim të vërtetën dhe e pranojmë Shpirtin e Shenjtë si udhërrëfyesin tonë, ne do t’i bëjmë ballë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ky mësim gjithashtu u paraqiti studentëve informacione rreth Jerusalemit të Ri.

Dita 3 (Doktrina e Besëlidhje 46)

Studentët kaluan kohë në këtë mësim duke menduar rreth mënyrës se si duhet të drejtohen mbledhjet e Kishës. Ata mësuan se udhëheqësit e Kishës duhet të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë teksa i drejtojnë mbledhjet dhe se Zoti na ka urdhëruar t’i mirëpresim të gjithë njerëzit në mbledhjet tona publike. Studentët gjithashtu përcaktuan mënyrat për t’iu shmangur të qenit të mashtruar: 1) ndiqni Shpirtin në gjithë shenjtërinë dhe 2) lutjuni Perëndisë dhe jetoni duke e falënderuar Atë. Studentët më pas studiuan rreth qëllimeve të dhuratave shpirtërore.

Dita 4 (Doktrina e Besëlidhje 47–48)

Teksa studentët mësuan rreth rëndësisë së mbajtjes së analeve të Kishës, ata zbuluan të vërtetën që nëse jemi besnikë në përpjekjet tona për t’i mbajtur historitë vetjake, Shpirti do të na ndihmojë. Ndërsa studentët studiuan kontekstin historik të shenjtorëve emigrues që mbërritën në Ohajo nga Nju-Jorku, ata reflektuan rreth urdhrit të Zotit për ta ndarë atë që kemi me njerëzit nevojtarë.

Hyrje

Ky mësim është rreth mënyrës se sa i kujdesshëm është Jezu Krishti me të gjithë ne. Studentët do të kenë mundësinë që të bëjnë lidhjen e doktrinave dhe parimeve që i mësuan përgjatë javës me mënyrën se si Zoti e shfaq dashurinë e Tij për ne.

Shënim: Në studimin e tyre vetjak, studentët punuan që të mësojnë përmendsh dhe të vënë në jetë fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 46:33. Ju mund të doni t’u kërkoni atyre që ta thonë atë përmendsh dhe të tregojnë se si mendojnë ata që të rinjtë mund të “ushtro[jnë] virtyt dhe shenjtëri përpara [Zotit] vazhdimisht”.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 45–46

Zoti na mëson rreth ngjarjeve dhe dhuratave të rëndësishme në ditët e fundit

Shkruani në tabelë pyetjen vijuese: Kush po mendon për ju pikërisht tani?

Ju mund të doni t’i nxitni studentët të marrin një çast për të rishikuar Doktrinën e Besëlidhjet 45–46, duke kërkuar vargje që i shënuan dhe ndonjë të vërtetë që e përcaktuan, të cilat mbështetin idenë se Shpëtimtari po mendon për ta dhe ka interesim vetjak për ta. Kërkojuni studentëve të përsiatin pyetjen në tabelë dhe ftojini ata të përgjigjen.

  • Çfarë mësuat në studimin tuaj këtë javë që do t’ju ndihmojë të kuptoni se Zoti është i kujdesshëm ndaj jush? (Përgjigjet e studentëve mund të pasqyrojnë idetë vijuese: Shpëtimtari është avokati ynë me Atin; Shpëtimtari e tregon dashurinë e Tij për ne duke zbuluar ngjarje që paraprijnë Ardhjen e Dytë; dhe Perëndia na jep dhurata të Shpirtit kur përpiqemi dhe jetojmë të denjë për to.)

Kujtojuni studentëve se në këtë kohë në historinë e Kishës, armiqtë po përhapnin gënjeshtra dhe raporte të rreme rreth Kishës dhe Profetit Jozef Smith. Zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 45, u kujtoi shenjtorëve që veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë Zoti po mendonte për ta.

Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 45:1–6. Vëreni klasën t’i ndjekë dhe të marrë në shqyrtim se si mund t’i ketë ngushëlluar kjo zbulesë shenjtorët gjatë kësaj kohe përndjekjeje. Merreni parasysh që studentët të ndalojnë në leximin e tyre, në mënyrë që ju të mund t’u bëni atyre disa nga pyetjet vijuese pasi të lexohen vargjet përkatëse:

  • Si e tregon doktrina që Jezu Krishti krijoi qiejt dhe tokën (DeB 45:1) interesimin vetjak të Shpëtimtarit për ju?

  • Si e tregojnë fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 45:2 shqetësimin e Tij për ne?

  • Nga vargu 3, çfarë mendoni se do të thotë fraza “e mbron çështjen tuaj”?

  • Sipas vargut 4, çfarë përjetoi Shpëtimtari që e bëri Atë të aftë për t’u bërë avokati ynë me Atin Qiellor? (Ai përjetoi vuajtje dhe vdekje, si edhe jetoi një jetë të pamëkatë. Ju mund të doni ta ftoni një student për të shpjeguar rolin e një avokati nga ajo që mësuan në studimin e tyre vetjak.)

  • Si ndikon njohuria që Jezu Krishti është avokati ynë me Atin Qiellor te zgjedhjet dhe veprimet tona pikërisht tani?

Për ta theksuar kujdesin e Shpëtimtarit për ne, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith. Kërkojini klasës të dëgjojë për ide shtesë rreth rolit të Shpëtimtarit si avokati ynë.

Presidenti Jozef Filding Smith

“[Jezu Krishti] qëndron midis Atit dhe njeriut. Ai e mbron çështjen tonë. Ju e dini, kur ishte në tokë, ai u lut vazhdimisht dhe u lut për dishepujt e tij, duke iu përgjëruar Atit të tij në emër të tyre, dhe ai ka qenë duke u përgjëruar që nga ajo kohë dhe qëndron midis nesh dhe Perëndisë, Atit tonë” (në Conference Report, tetor 1953, f. 58).

  • Si mendoni se mund ta falënderojë një njeri Shpëtimtarin që është avokati i tij ose i saj? (Që t’i ndihmoni studentët të japin përgjigje domethënëse për këtë pyetje, ju mund të doni t’i drejtoni tek ajo që shkruan për detyrën e tyre të dytë me shkrim në mësimin e tyre për Ditën 1 të kësaj njësie [DeB 45:1–15].)

Kërkojuni studentëve të mendojnë për një rast kur kanë menduar se askush nuk po mendonte për ta ose menduan se ishin më pak të rëndësishëm sesa dikush tjetër.

Lexojeni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojuni studentëve të dëgjojnë për mënyrën se si ndihet Shpëtimtari rreth secilit prej tyre.

Plaku Xhefri R. Holland

“Vëllezër e motra, dëshmoj se askush prej nesh nuk është më pak i rëndësishëm ose më pak i dashur për Perëndinë sesa dikush tjetër. Unë dëshmoj se Ai e do secilin prej nesh – pasiguritë, ankthet, imazhin vetjak dhe gjithçka. Ai nuk mat talentet tona apo pamjen tonë të jashtme; Ai nuk mat profesionet tona apo pasuritë tona. Ai brohoret për çdo vrapues, duke thirrur që gara është kundër mëkatit, jo kundër njëri-tjetrit. Unë e di se nëse do të jemi besnikë, ka një mantel drejtësie të qepur përsosurisht, gati dhe duke pritur për çdo njeri” (“The Other Prodigal”, Ensign, maj 2002, f. 64).

Ftojini studentët të tregojnë përvojat e tyre vetjake kur ata ndien se Perëndia ishte i kujdesshëm ndaj tyre ose kur ata ndien se morën kurajë nga Perëndia.

Shpjegoni që një nga mënyrat se si Shpëtimtari i ngushëlloi shenjtorët e hershëm gjatë kësaj kohe përndjekjeje ishte t’u thoshte atyre se Ai po vinte përsëri në tokë për t’i bekuar ata. Shkruani në tabelë referencën vijuese të shkrimit të shenjtë: Doktrina e Besëlidhje 45:55–59.

Vërini studentët t’i lexojnë këto vargje në heshtje, duke kërkuar mënyrën se si do të bekohen shenjtorët në ardhjen e Zotit.

  • Sipas vargut 57, çfarë duhet të bëjmë që të përgatitemi për ardhjen e Shpëtimtarit? (Shkruani në tabelë parimin vijues: Nëse e marrim të vërtetën dhe e pranojmë Shpirtin e Shenjtë si udhërrëfyesin tonë, ne do t’i bëjmë ballë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.)

  • Si mendoni se na përgatit marrja së vërtetës dhe pranimi i Shpirtit si udhërrëfyesi ynë për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

  • Çfarë keni bërë që ta merrni dhe pranoni të vërtetën në jetën tuaj? Kur jeni udhëzuar ju nga Fryma e Shenjtë? (Pasi studentët të jenë përgjigjur, merrni parasysh që të tregoni përvoja nga vetë jeta juaj.)

Doktrina e Besëlidhje 47–48

Shenjtorët duhet të mbajnë një histori të rregullt dhe t’i ndajnë burimet e tyre me njëri-tjetrin

Kujtojini studentët se një pjesë e studimeve të tyre këtë javë vunë në dukje rëndësinë e mbajtjes së një historie ose ditari vetjak. Për t’i nxitur anëtarët e klasës që t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre në mbajtjen e një historie vetjake ose që të fillojnë mbajtjen e një historie vetjake, ju mund të doni t’i pyesni ata përse është e rëndësishme mbajtja e një historie vetjake.

Ftojini studentët të tregojnë çfarë bekimesh kanë përjetuar nga mbajtja e një historie vetjake ose nga leximi i historive të prindërve, gjyshërve e gjysheve ose paraardhësve të tyre.

Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 49–56)

Që t’i përgatitni studentët për studimin e tyre gjatë javës së ardhshme, ju mund të doni t’i ftoni ata të marrin në shqyrtim sa vijon: Si duhet t’ua predikojmë ungjillin të tjerëve? Si mund ta dalloni kur po jepni mësim ose mësoni vetë me anë të Frymës së Shenjtë? A ka qenë ndonjëherë e vështirë për ju që ta dalloni nëse diçka ishte nga Perëndia apo nga ndonjë burim tjetër? Shpjegoni se në njësinë e ardhshme ata do të mësojnë atë që Zoti na mësoi rreth mënyrës se si ta dallojmë të vërtetën dhe t’i shmangim mësimet e rreme.