Mësimi 118
Doktrina e Besëlidhje 110
Hyrje
Të dielën, më 3 prill 1836, u mbajt një mbledhje sakramenti në tempullin e Kirtlandit. Gjatë mbledhjes, Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri shkuan në një zonë të tempullit ku një vel i ndante ata nga bashkësia. Atje ata bënë një lutje. Pasi u ngritën nga lutja, Jezu Krishti iu shfaq atyre dhe e pranoi tempullin e sapopërkushtuar. Pastaj u shfaqën Moisiu, Eliasi dhe Elija dhe u rivendosën çelësat e priftërisë. Doktrina e Besëlidhje 110 është një rrëfim i këtij vegimi.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 110:1–10
Zoti shfaqet dhe e pranon Tempullin e Kirtlandit
Pyetini studentët se çfarë shkruhet në pjesën e jashtme të çdo tempulli. (“Shenjtëri Zotit – Shtëpia e Zotit.”)
-
Çfarë do të thotë për ju fraza “Shtëpia e Zotit”?
Pasi studentët të kenë diskutuar për këtë pyetje, shpjegoni se Zoti e vizitoi shtëpinë e Tij në Kirtland të Ohajos, pak pasi ajo u përkushtua. Për t’i ndihmuar studentët që t’i kuptojnë rrethanat përreth kësaj ngjarjeje të shenjtë, ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 110. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se kush ishte i pranishëm dhe çfarë bënë ata përpara se të ndodhte ky vegim.
-
Kush qe i pranishëm gjatë këtij vegimi? Çfarë po bënin ata përpara se të ndodhte ky vegim?
Ftojeni një student tjetër ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 110:1–3. Përpara se studenti të lexojë, kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përpiqet të përfytyrojë atë që përshkruhet në këto vargje.
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 110:4–5, për të mësuar atë që Shpëtimtari i tha Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit.
-
Në këto vargje, çfarë është kuptimplote për ju? Përse?
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 110:6–10. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar arsyet përse tha Zoti, se të gjithë shenjtorët mund të gëzohen.
-
Sipas vargut 7, përse shenjtorët kishin arsye të madhe për t’u gëzuar? (Zoti e pranoi tempullin dhe premtoi që t’ua manifestonte Veten e Tij në të.)
-
Si mund t’ia manifestojë Zoti Veten e Tij njerëzve në tempull? (Fjala manifestoj do të thotë të shfaqësh ose të paraqesësh. Kujtojuni studentëve se ata diskutuan për këtë kur studiuan Doktrinën e Besëlidhje 97 dhe Doktrinën e Besëlidhje 109. Shumë shpesh, Zoti e manifeston Veten e Tij me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.)
Ftojini studentët që të përcaktojnë një parim nga premtimi te vargjet 7–8. Studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që të theksoni sa më poshtë: Nëse u bindemi urdhërimeve të Zotit dhe e mbajmë të kulluar shtëpinë e Tij, Ai do të na e manifestojë Veten e Tij në tempujt e Tij. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në tabelë.
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë këtë doktrinë, diskutoni për pyetjet vijuese:
-
Si mund ta mbajmë shtëpinë e Zotit të kulluar dhe të pandotur?
-
Si mendoni ju, përse Zoti na kërkon që të jemi të bindur dhe të pastër përpara se Ai të na e manifestojë Veten e Tij në shtëpinë e Tij?
Nëse studentët kanë marrë pjesë në tempull, ftojini që të reflektojnë për një përvojë që kanë pasur kur janë ndier pranë Zotit atje. Merrni parasysh të tregoni mënyrën se si ndiheni kur adhuroni në tempull.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 110:9–10. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se kush do të gëzohej dhe përse.
-
Sipas këtyre vargjeve, kush do të bekohet për shkak të rivendosjes së bekimeve të tempullit?
-
Në ç’mënyrë është bekuar bota për shkak të tempujve dhe punës së shpëtimit për të gjallët e për të vdekurit?
-
Në ç’mënyrë është tempulli një bekim në jetën tuaj?
Doktrina e Besëlidhje 110:11–16
Moisiu, Eliasi dhe Elija shfaqen dhe Jozef Smithit e Oliver Kaudërit iu rivendosen çelësat e priftërisë
Ftojini studentët të tregojnë për një rast kur pjesëtarë të familjes së tyre u ndanë përkohësisht nga njëri-tjetri. Kërkojuni atyre të tregojnë se si u ndien gjatë kësaj ndarjeje. Ndërsa studentët e studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 110:11–16, ftojini që të kërkojnë se si ky vegim siguron që familjet tona mund ta mposhtin çdo ndarje.
Kopjojeni tabelën vijuese në dërrasë. Mos e shkruani informacionin në kllapa.
Moisiu |
Eliasi |
Elija | |
---|---|---|---|
Rivendosen çelësat e priftërisë |
(Çelësat e mbledhjes së Izraelit) |
(Periudha e ungjillit të Abrahamit) |
(Çelësat e kësaj periudhe ungjillore) |
Çfarë drejtojnë këto çelësa |
(Punën misionare) |
(Martesën çelestiale dhe pasardhësit e përjetshëm) |
(Fuqinë vulosëse, përfshirë punën në tempull dhe për historinë familjare) |
Shpjegoni se pasi u mbyll vegimi i Shpëtimtarit, tre individë të tjerë iu shfaqën një e nga një Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Paraqitni figura të Moisiut dhe Elijas (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr 14, 20; shih edheLDS.org). Kërkojuni studentëve të shpjegojnë se kush janë Moisiu dhe Elija dhe të përmendin disa gjëra domethënëse që bënë ata (nëse studentët kanë nevojë për ndihmë, sugjeroni që ata t’i kërkojnë këta profetë në Bible Dictionary [Fjalorin Biblik dhe Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta]). Shpjegoni se Eliasi mund të ketë qenë një profet që jetoi në kohën e Abrahamit. Përveçse një emër, Elias është edhe një titull që nënkupton pararendës ose rivendosës (shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik] ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Elias”, [f. 40], scriptures.lds.org).
Ndajeni klasën në tre grupe. Caktojini secilit grup një nga tre emrat te tabela në dërrasë. Shpjegoni që secili prej lajmëtarëve ia dha çelësat e priftërisë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Vërini studentët t’i studiojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta të shkruara nën emrin që u është caktuar, dhe të zbulojnë se çfarë rivendosi lajmëtari engjëllor. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni një student nga secili grup t’i lexojë klasës fragmentin e caktuar atyre të shkrimit të shenjtë. Ftojeni një student të dytë nga secili grup që të shkruajë në dërrasë, nën rreshtin e titulluar në tabelë “Rivendosen çelësat e priftërisë”, atë që rivendosi lajmëtari.
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë se çfarë janë çelësat e mbledhjes së Izraelit, diskutoni për pyetjen vijuese:
-
Në kohën tonë, si i mbledh Zoti fëmijët e Tij në mbretërinë e Tij?
Shtojini ose pohojini përgjigjet e studentëve duke e ftuar dikë të lexojë shpjegimin vijues nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Puna misionare është thelbësore për mbledhjen e Izraelit. … Në shumë kombe misionarët tanë i kanë kërkuar ata që janë nga Izraeli i shpërndarë” (“The Gathering of Scattered Israel”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 81; [Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, “Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë, f. 108”]).
Shkruani puna misionare në tabelë, nën emrin “Moisiu”, në rreshtin e titulluar “Çfarë hapin këto çelësa”.
-
Si është ndikuar jeta juaj për shkak se Moisiu rivendosi çelësat që qeverisin punën misionare?
Periudha e ungjillit të Abrahamit, që iu dha Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit nga Eliasi, rivendosi premtimet që Zoti bëri me Abrahamin. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë periudhën e ungjillit të Abrahamit të rivendosur nga Eliasi, ftojeni një student ta lexojë shpjegimin vijues nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Eliasi sjell sërish ‘ungjillin e Abrahamit’, besëlidhjen e madhe të Abrahamit ku besnikët marrin premtime për rritje të përjetshme, premtime që nëpërmjet martesës së përjetshme, pasardhësit e tyre të përjetshëm do të jenë po aq të shumtë sa rëra në breg të detit ose sa moria e yjeve në qiell. Eliasi jep premtimin – që u mor më parë nga Abrahami, Isaku dhe Jakobi – se në njerëzit e tanishëm dhe në farën e tyre, të gjitha brezat do të bekohen. Dhe tani ne po ofrojmë bekimet e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit për të gjithë që do t’i marrin ato” (“The Keys of the Kingdom”, Ensign, maj 1983, f. 22).
-
Sipas Plakut Mek-Konki, çfarë premtimesh iu dhanë Abrahamit? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani martesa çelestiale dhe pasardhës të përjetshëm në tabelë, te kolona nën emrin “Elias”.)
-
Çfarë domethënie kanë për ju bekimet e martesës çelestiale dhe të pasardhësve të përjetshëm? Përse janë të rëndësishme për ju?
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë çelësat e rivendosur nga Elija, ftojini dy studentë të lexojnë thëniet vijuese:
Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim: “Kjo fuqi vulosëse që iu dha Elijas, është fuqia që lidh burrat dhe gratë, dhe fëmijët me prindërit për kohën dhe përjetësinë. Është fuqia lidhëse që ekziston në çdo ordinancë të Ungjillit. … Është me anë të kësaj fuqie që të gjitha ordinancat që i përkasin shpëtimit lidhen ose vulosen, dhe ishte misioni i Elijas që të vinte dhe ta rivendoste atë” (Elijah the Prophet and His Mission [1957], f. 5).
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Si anëtarë të Kishës së rivendosur të Krishtit, ne kemi përgjegjësi besëlidhjeje për t’i gjetur paraardhësit tanë e për t’u siguruar ordinancat shpëtuese të ungjillit. … Për këto arsye bëjmë kërkime të historisë familjare, ndërtojmë tempuj dhe kryejmë ordinanca mëkëmbëse. Për këto arsye Elija u dërgua të rivendosë autoritetin vulosës që lidh në tokë dhe në qiell” (“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 25).
-
Sipas këtyre shpjegimeve, çfarë fuqie ose autoriteti rivendosi Elija? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani në tabelë, te kolona nën emrin “Elija”: fuqinë vulosëse, përfshirë punën në tempull dhe për historinë familjare. Ju mund të doni t’u kujtoni studentëve se pa praninë e këtyre çelësave të priftërisë e “gjithë toka do të shkatërrohej tërësisht në ardhjen [e Zotit]” [DeB 2:3].)
-
Si jeni bekuar ju nga rivendosja e fuqisë vulosëse?
Shpjegoni se Presidenti Jozef Filding Smith vuri në dukje se tempulli i Kirtlandit “u rindërtua fillimisht për rivendosjen e çelësave të autoritetit. Me marrjen e këtyre çelësave, u zbulua plotësia e ordinancave të ungjillit” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 2:242). Presidenti i Kishës dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve vazhdojnë t’i ushtrojnë këta çelësa të priftërisë sot.
Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Çelësat e punës misionare, të familjeve të përjetshme dhe të punës në tempull na ndihmojnë të …
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 110:11–16, duke kërkuar mënyrën se si mund ta plotësojnë këtë parim.
-
Sipas këtyre vargjeve, përse janë të nevojshme puna misionare, familjet e përjetshme dhe puna në tempull? (Teksa studentët përgjigjen, plotësojeni thënien në tabelë. Përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Çelësat për punën misionare, familjet e përjetshme dhe punën në tempull na ndihmojnë që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Zotit.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë doktrinë, caktojini secilit grup një nga pyetjet vijuese për ta përsiatur: 1) Në ç’mënyrë puna misionare i përgatit njerëzit për Ardhjen e Dytë të Zotit? 2) Në ç’mënyrë premtimi i martesës dhe i familjeve të përjetshme i përgatit njerëzit për Ardhjen e Dytë të Zotit? 3) Në ç’mënyrë puna në tempull i përgatit njerëzit për Ardhjen e Dytë të Zotit? Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni një student/e nga secili grup [të shpjegojë] se si ai apo ajo do t’i përgjigjej pyetjeve.
Shkruajini në tabelë pyetjet që vijojnë, dhe ftojini studentët t’u përgjigjen atyre në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët që të diskutojnë për mendimet e tyre me një partner. Merrni parasysh të tregoni se si është bekuar jeta juaj për shkak se janë rivendosur këta çelësa të priftërisë.