Seminare dhe Institute
Mësimi 34: Doktrina e Besëlidhje 28


Mësimi 34

Doktrina e Besëlidhje 28

Hyrje

Në vitin 1830 Profeti Jozef Smith hasi një sfidë ngaqë anëtarët e Kishës nuk e kuptonin rendin e zbulesës në Kishë. Hajrëm Pejxhi pretendonte se merrte zbulesa për Kishën me anë të një guri të veçantë dhe disa anëtarë të Kishës, përfshirë Oliver Kaudërin, e besuan atë. Pak përpara një konference të Kishës, që u mbajt më 26 shtator 1830, Zoti zbuloi të vërteta që e ndihmuan Oliver Kaudërin dhe të tjerët të kuptojnë rendin e zbulesës në Kishë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 28:1–7

Zoti shpall se Presidenti i Kishës, është i vetmi person që mund të marrë zbulesë për të qeverisur Kishën

Shkruani imitim në tabelë.

  • Cilët janë disa shembuj të gjërave që janë thjesht imitime? (Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund të doni të paraqitni një shembull të një artikulli që është imitim, të tillë si një vepër arti e kopjuar, kartëmonedha nga një lojë apo një frutë plastike.)

  • Përse mund të jetë e dëmshme të ngatërrosh një imitim për diçka që është e vërtetë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë paralajmërimin vijues nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Dallin H. Ouks

“Djalli është ati i gënjeshtrave dhe ai përherë dëshiron të pengojë punën e Perëndisë nëpërmjet imitimeve të tij të shkathta” (“Dy Linja Komunikimi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 84).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 28. Kërkojini klasës ta ndjekë atë dhe të gjejë një imitim që e përdori Satani për t’i mashtruar disa anëtarë të Kishës së hershme.

  • Çfarë imitimi përdori Satani për t’i mashtruar anëtarët e Kishës? (Nëse studentët nuk e përmendin ngjashmërinë midis gurit të Hajrëmit dhe Urimit e Thumimit që Jozef Smithi e përdori nganjëherë, vëreni në dukje këtë ngjashmëri.)

Shpjegoni se disa anëtarë të Kishës i besuan zbulesat e rreme që Satani i jepte Hajrëm Peixhit. Ndërsa studentët studiojnë dhe diskutojnë zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 28, nxitini të kërkojnë të vërtetat që mund t’i ndihmojnë ta shmangin të qenit të mashtruar nga imitimet e Satanit. Informojini studentët se ju do t’i shkruani këto të vërteta në tabelë ndërkohë që ata i zbulojnë ato gjatë gjithë mësimit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shkruajnë këto të vërteta në anë të shkrimeve të tyre të shenjta.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 28:1–4 dhe ftojeni klasën të përcaktojë mënyrën se si përgjegjësitë e Oliver Kaudërit në Kishë ishin të ndryshme nga përgjegjësitë e Jozef Smithit.

  • Si ishin të ndryshme përgjegjësitë e Oliver Kaudërit nga ato të Jozef Smithit? (Jozefi ishte përgjegjës për të marrë urdhërime dhe zbulesa për Kishën. Oliveri ishte përgjegjës të jepte mësim me anë të Ngushëlluesit lidhur me urdhërimet dhe zbulesat që merrte Jozefi.)

  • Cilën të vërtetë të rëndësishme rreth Presidentit të Kishës mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 28:2? (Studentët duhet të dallojnë doktrinën vijuese: Presidenti i Kishës është i vetmi person që mund të marrë zbulesë për të gjithë Kishën. Shkruajeni këtë thënie në tabelë.)

  • Si mund të na ndihmojë njohuria jonë për këtë të vërtetë që ta shmangim të qenit të mashtruar?

Ndërsa studentët i diskutojnë këto pyetje, ju mund të doni t’i siguroni ata se ne mund t’u mirëbesojmë gjithmonë mësimeve dhe këshillës së Presidentit të Kishës, sepse Zoti nuk do ta lejojë kurrë Presidentin të na çojë në rrugë të gabuar. (Vini re se ky premtim gjendet në një thënie nga Presidenti Uilford Udraf. Kjo thënie përfshihet në Doktrina e Besëlidhje, në materialin shtesë pas Deklaratës Zyrtare 1.)

Shpjegoni se jo shumë kohë përpara se Zoti të zbulonte të vërtetat që tani janë shënuar te Doktrina e Besëlidhje 28, Oliver Kaudëri bëri diçka që tregoi se ende nuk i kuptonte plotësisht ndryshimet midis përgjegjësive të tij në Kishë dhe përgjegjësive të Jozef Smithit si President i Kishës. Ftojeni një student të lexojë historinë vijuese:

Jozef Smithi po jetonte në Harmoni të Pensilvanisë kur mori një letër nga Oliver Kaudëri, i cili ishte në Fajet të Nju-Jorkut, rreth 160 kilometra larg. Oliveri tha se kishte gjetur një gabim në zbulesën që tani e quajmë Doktrina e Besëlidhje 20. Oliveri shkroi: “Unë ju urdhëroj në emër të Perëndisë që t’i fshini ato fjalë”. Jozefi udhëtoi për në Fajet dhe mësoi se familja Uitmer ishte dakord me Oliverin për gabimin e hamendësuar në zbulesë. Jozefi shkroi: “Nuk ishte pa punë dhe këmbëngulje që munda t’i bind secilin prej tyre, për të arsyetuar qetësisht mbi temën”. Përfundimisht, Profeti “pati sukses që jo vetëm familja Uitmer, por… edhe Oliver Kaudëri ta pranonin se e kishin pasur gabim” (Histories, Volume 1: 1832–1844, vëll. 1 i Histories series of The Joseph Smith Papers [2012], f. 426; shih edhe faqet 424–425).

Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 28:6–7 duke kërkuar udhëzimin e Zotit për Oliver Kaudërin.

  • Çfarë i mësoi Zoti Oliver Kaudërit? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë doktrinën vijuese: Në Kishën e Jezu Krishtit, individët nuk marrin zbulesë për të udhëzuar dikë që kryeson mbi ta.)

  • Si lidhet kjo e vërtetë me historinë që sapo lexuam?

  • Si mund të na ndihmojë kjo e vërtetë sot?

Doktrina e Besëlidhje 28:8–10

Zoti e thërret Oliver Kaudërin që t’u predikojë ungjillin lamanitëve

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 28:8–10 dhe kërkojini klasës të përcaktojë atë që Zoti e thirri Oliver Kaudërin të bënte.

  • Çfarë e thërriti Zoti që të bënte Oliverin? (Të predikonte ungjillin mes lamanitëve.)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth zbulesës vetjake nga Doktrina e Besëlidhje 28:8? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë parimin vijues: Ne mund të marrim zbulesë për vetë përfitimin tonë dhe për të na ndihmuar në thirrjet e detyrat që na janë dhënë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë parim, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien e mëposhtme nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Presidenti Bojd K. Paker

“Ne kemi të drejtë për zbulesë vetjake. Megjithatë, nëse nuk jemi të veçuar për disa detyra kryesuese, ne nuk do marrim zbulesë në lidhje me atë që të tjerët duhet të bëjnë. …

Një përvojë e pazakontë shpirtërore nuk duhet të shikohet si një thirrje vetjake për t’i udhëzuar të tjerët. Është bindja ime që përvojat e një natyre të veçantë, të shenjtë janë vetjake dhe duhet të mbahen për vete” (“Revelation in a Changing World”, Ensign, nëntor 1989, f. 14–15).

Përpara orës mësimore, shkruajini rolet dhe thirrjet vijuese në fletë të ndara letre: prind, Autoritet i Përgjithshëm, peshkop, misionar, mësues i Shkollës të së Dielës, presidente e Trëndafileve, mësues shtëpie, mësuese vizitore. Vendosini letrat në një enë.

Ftojini studentët të përzgjedhin fletë nga ena dhe t’ia lexojnë ato klasës një e nga një. Ndërsa lexohet çdo fletë, kërkojuni studentëve të sugjerojnë llojet e zbulesës që individët mund të marrin për t’i ndihmuar ta përmbushin atë rol ose thirrje.

Ju mund të doni t’i ftoni studentët të tregojnë përvoja në të cilat ata kanë marrë zbulesë në një detyrë ose përgjegjësi. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë në të cilën ju morët zbulesë për t’ju ndihmuar në një thirrje apo detyrë. Kujtojuni studentëve që disa përvoja janë tepër të shenjta apo vetjake për t’u treguar.

Nxitini studentët të luten për zbulesë, që t’i ndihmojë ata në jetën e tyre vetjake dhe në thirrjet e detyrat e tyre në Kishë. Gjithashtu, nxitini studentët të luten që udhëheqësit e Kishës do të bekohen me shëndet e siguri dhe me frymëzimin që u nevojitet për të përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 28:11–16

Zoti e udhëzon Oliver Kaudërin që ta korrigjojë Hajrëm Peixhin dhe të ndihmojë për të vendosur rregull në Kishë

Kujtojuni studentëve për zbulesën e rreme që Hajrëm Peixhi ua paraqiti disa anëtarëve të Kishës. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 28:11–14 që të zbulojnë atë që Zoti e udhëzoi Oliver Kaudërin të bënte që të ndihmonte për ta zgjidhur këtë vështirësi.

  • Çfarë e urdhëroi Zoti Oliverin që të bënte për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit me Hajrëm Peixhin?

  • Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth përgjegjësive të udhëheqësve të Kishës? (Studentët mund të zbulojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që të theksoni parimin vijues: Udhëheqësit e Kishës kanë përgjegjësinë t’i korrigjojnë ata që po i çojnë të tjerët në rrugë të gabuar. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

  • Çfarë mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 28:13 rreth mënyrës se si Zoti e drejton Kishën e Tij? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që të përcaktojnë parimin vijues: Në Kishën e Jezu Krishtit, të gjitha gjërat duhet të bëhen me rregull. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

Shpjegoni se një mënyrë për t’i bërë gjërat “me rregull dhe me miratimin e përbashkët” është që ne t’i mbështetin individët publikisht në thirrjet e Kishës.

  • Si mendoni, përse është e rëndësishme që individët të mbështeten publikisht në thirrjet e tyre?

Për ta ndihmuar klasën të kuptojë se si miratimi i përbashkët siguron rregull dhe mbrojtje për Kishën, kërkojini një studenti të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Paker:

Presidenti Bojd K. Paker

“Zbulesa në Kishë u vjen atyre që janë thirrur, mbështetur, shuguruar ose veçuar siç duhet. Një peshkop, për shembull, nuk do të marrë ndonjë zbulesë lidhur me lagjen fqinje, sepse ajo është jashtë juridiksionit të tij.

Me raste, dikush do të pretendojë të ketë marrë autoritet për të dhënë mësim dhe bekuar pa qenë i thirrur dhe i veçuar. …

Kjo është përse procesi i mbështetjes së atyre që janë thirrur në detyrë, mbrohet me kaq kujdes në Kishë – që të gjithë të mund ta dinë se kush e ka autoritetin për të dhënë mësim dhe për të bekuar” (“Revelation in a Changing World”, f. 15).

  • Sipas Presidentit Paker, përse i mbështetim publikisht ata që marrin thirrje në Kishë?

  • Pasi e ngremë dorën tonë për të thënë se do t’i mbështetim njerëzit në thirrjet e tyre, çfarë duhet të bëjmë për t’i mbështetur ata vërtet?

Për t’i ndihmuar studentët të zbatojnë parimet që kanë mësuar në mësimin e sotëm, lexojini me zë të lartë situatat vijuese dhe pyetini se si do të përgjigjeshin në secilën prej tyre:

  1. Ju merrni një komunikim elektronik duke pretenduar se është një zbulesë e re. Ai përmban mësime që nuk janë në harmoni me shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve të gjallë.

  2. Ju vini re se një anëtare e lagjes suaj bën një deklaratë që nuk është e saktë nga ana doktrinore kur jep dëshminë e saj gjatë mbledhjes së sakramentit. Ju jeni i shqetësuar se, në qoftë se mesazhi merret si i vërtetë, mund të ketë një ndikim të dëmshëm te të tjerët. Kush duhet ta korrigjojë anëtaren që foli pasaktësisht?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 28:15–16 dhe kërkojini klasës të përcaktojë këshillën përmbyllëse të Zotit për Oliver Kaudërin në këtë zbulesë.

Shpjegoni se pasi Jozef Smithi e mori këtë zbulesë, ai thirri një konferencë dhe vendosi rregull në Kishë. Në konferencë, “Vëllai Pejxh, si dhe të gjithë anëtarët e Kishës që ishin të pranishëm, hoqën dorë nga guri në fjalë dhe të gjitha gjërat që lidheshin me të” (Histories, Vëllimi 1: 1832–1844, f. 452). Për ta mbyllur këtë mësim, dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar dhe vlerën e tyre në ndihmën që na japin për të shmangur çuarjen në rrugë të gabuar.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 28:1–4. Përgjegjësitë e Oliver Kaudërit

Zoti i dha përgjegjësi Oliver Kaudërit përveç atyre të renditura te Doktrina e Besëlidhje 28:1–4. Oliver Kaudëri dhe Jozef Smithi mbanin çelësat e dhuratës për të përkthyer Librin e Mormonit (shih DeB 6:25–28). Oliveri gjithashtu shërbeu si “një apostull i Jezu Krishtit” dhe “plaku i dytë i … kish[ës]” (DeB 20:3).

Doktrina e Besëlidhje 28:1–2, 8. Zbulesa vetjake dhe zbulesa nëpërmjet profetit të Zotit

Në një zbulesë dhënë Profetit Jozef Smith, Zoti i tha Oliver Kaudërit se vetëm Presidenti i Kishës mund të “m[errte] urdhërime dhe zbulesa” për të gjithë Kishën (shih DeB 28:1–2). Zoti gjithashtu tha se Oliver Kaudëri do të “k[ishte] zbulesa” në përgjegjësitë e tij të veçanta (shih DeB 28:8). Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth barazpeshimit midis zbulesës vetjake dhe zbulesës së dhënë nëpërmjet udhëheqësve të priftërisë:

Plaku Dallin H. Ouks

“Ati ynë Qiellor u ka dhënë fëmijëve të Tij dy linja komunikimi me Të – të cilat ne mund t’i quajmë linja vetjake dhe linja e priftërisë. Të gjithë duhet të kuptojmë dhe të drejtohemi nga të dyja këto linja thelbësore të komunikimit. …

… Në plotësinë e saj linja vetjake nuk funksionon e pavarur nga linja e priftërisë. Dhurata e Frymës së Shenjtë – mjeti i komunikimit nga Perëndia te njeriu – jepet nga autoriteti i priftërisë, kur autorizohet nga ata që mbajnë çelësa priftërie. …

… Fatkeqësisht, është e zakonshme për persona që shkelin urdhërimet e Perëndisë apo janë të pabindur ndaj këshillës së udhëheqësve të tyre të priftërisë, të deklarojnë se Perëndia u ka zbuluar atyre se janë të justifikuar të mos u binden disa urdhërimeve apo të mos ndjekin disa këshilla. Të tillë persona mund të jenë duke marrë zbulesë apo frymëzim, por nuk është prej burimit që ata supozojnë. Djalli është ati i gënjeshtrave dhe ai përherë dëshiron të pengojë punën e Perëndisë nëpërmjet imitimeve të tij të shkathta” (“Dy Linja Komunikimi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 83–84).

Doktrina e Besëlidhje 28:2. Roli i Presidentit të Kishës

Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, dëshmoi se Presidenti i Kishës është i vetmi person që mund të marrë zbulesë për gjithë Kishën. Ai shpjegoi mënyrën se si kjo siguron rregull dhe mbrojtje për shenjtorët e ditëve të mëvonshme:

Presidenti Xhejms E. Faust

“Disa kanë pretenduar dhurata më të larta shpirtërore ose autoritet jashtë autoritetit të vendosur të priftërisë së Kishës. Ata thonë se besojnë në parimet dhe ordinancat e ungjillit dhe e pranojnë Presidentin e Kishës si administratorin ligjor, por pretendojnë se kanë një rend më të lartë, të cilin Presidenti nuk e ka. Shpesh kjo bëhet për të shfajësuar një veprimtari e cila nuk është në përputhje me doktrinat e Kishës. Megjithatë nuk mund të ketë rend më të lartë, sepse Presidenti i Kishës mban si edhe ushtron të gjithë çelësat e mbretërisë së Perëndisë në tokë. Zoti ka thënë për Presidentin e Kishës ‘se askush tjetër nuk do të caktohet [të marrë urdhërime dhe zbulesa], përveçse të jetë nëpërmjet tij’. [DeB 43:4]. …

… Zbulesa dhe udhëheqja e vazhdueshme për Kishën vijnë nëpërmjet Presidentit të Kishës dhe ai nuk do t’i mashtrojë kurrë shenjtorët” (“The Prophetic Voice”, Ensign, maj 1996, f. 6–7).

Doktrina e Besëlidhje 28:6. “Dhe ti nuk do ta urdhërosh atë që është kreu yt”

Profeti Jozefi Smith dha mësim se individët nuk marrin zbulesë për të udhëzuar dikë që kryeson mbi ta në Kishë:

Profeti Jozef Smith

“Është në kundërshtim me rendin e Perëndisë që ndonjë anëtar i Kishës, ose cilido tjetër, të marrë udhëzime për ata që janë në autoritet, më të lartë se vetja” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 207).

Doktrina e Besëlidhje 28:8–10. Lamanitët

Termi lamanitë i referohet një grupi njerëzish në Librin e Mormonit, shumë prej të cilëve ishin pasardhës të Lamanit, birit më të madh të Lehit. Përdorimi i termit lamanitë nga Zoti te Doktrina e Besëlidhje 28:9 tregon se disa nga pasardhësit e Lehit ishin midis indianëve të Amerikës që, në atë kohë, po jetonin në atë që konsiderohej si kufiri perëndimor i Shteteve të Bashkuara. Në maj të vitit 1830 Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi projektligjin e Largimit të Indianëve, i cili u kërkonte të gjithë indianëve të Amerikës të zhvendoseshin për në Territorin Indian federal, në perëndim të shtetit të Misurit. Kështu, Oliver Kaudëri dhe shokët që e shoqëronin, udhëtuan për në Misurin perëndimor, “në kufijtë e Lamanitëve” (DeB 28:9), për t’ua mësuar ungjillin indianëve të Amerikës.

Libri i Mormonit nuk pretendon se indianët e Amerikës e kanë prejardhjen vetëm nga familja e Lehit. Presidenti Antoni W. Ajvins, i Presidencës së Parë, tha:

Presidenti Entoni W. Ajvins

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në përfundimet që arrijmë. Libri i Mormonit jep mësim për historinë e tre popujve të ndryshëm … të cilët erdhën nga bota e vjetër në këtë kontinent. Ai nuk na thotë se nuk kishte asnjë njeri përpara tyre këtu. Nuk na thotë se nuk erdhën njerëz më pas. Dhe kështu, nëse janë bërë zbulime të cilat sugjerojnë dallime në origjinat racore, kjo mund të shpjegohet fare lehtë dhe në mënyrë të arsyeshme, sepse ne vërtet besojmë se njerëz të tjerë erdhën në këtë kontinent” (në Conference Report, prill 1929, f. 15).

Doktrina e Besëlidhje 28:11. “Ato gjëra që ai i ka shkruar nga ai gur, nuk janë prej meje”

Në Nju-Jorkun veriperëndimor gjatë fillimit të 1800-ës, shumë njerëz besonin se individët mund të merrnin njohuri në mënyrë të mbinatyrshme nëpërmjet një instrumenti, të tillë si një gur ose një shkop parashikues. Hajrëm Pejxhi pretendonte se fjalët do të shfaqeshin në gurin që zotëronte. Ai tha se pasi i diktonte fjalët dhe i kopjonte ato në letër, fjalët do të zhdukeshin nga guri dhe të tjera do të shfaqeshin (shih Documents, Vëllimi 1: korrik 1828–qershor 1831, vëll. 1 i serisë së Dokumenteve të The Joseph Smith Papers [2013], f. 184). Zoti denoncoi zbulesat e rreme të Hajrëm Pejxhit. Përveç përdorimit të Urimit dhe Thumimit, Jozefi mund të ketë përdorur një gur shikues që e gjeti në rininë e tij, për të përkthyer një pjesë të Librit të Mormonit. Ekzistojnë disa teori rreth mënyrës se si Profeti i përdori Urimin e Thumimin për të përkthyer Librin e Mormonit dhe rreth të tjera hollësive të procesit të përkthimit, por Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumi të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ne thjesht nuk i dimë hollësitë” (“By the Gift and Power of God”, Ensign, janar 1997, f. 39). Një ndryshim shumë i rëndësishëm midis Jozef Smithit dhe Hajrëm Pejxhit është se Perëndia e thirri Jozef Smithin që të kryente punën e përkthimit dhe të merrte zbulesë për Kishën (shih DeB 21:1–6). Në dallim nga kjo, Zoti e tha qartësisht se Satani po e mashtronte Hajrëm Pejxhin dhe ata që besonin në fjalët që ai diktonte (shih DeB 28:11).

Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, na paralajmëroi që të shmangim veprimtari që mund të ftojnë ndikimin e Satanit në jetën tonë:

Presidenti Xhejms E. Faust

“Satani nuk është një subjekt mendjendritur. Unë e konsideroj atë të jetë një imitues i madh. …

Nuk është një praktikë e mirë të të tërhiqet kureshtja prej Satanit dhe të fshehtave të tij. Asgjë e mirë nuk vjen nga afrimi me të keqen. Kur luan me zjarrin, është shumë e lehtë të digjesh. … E vetmja udhë e sigurt është të qëndrojmë shumë larg prej tij dhe veprimtarive të liga apo praktikave të ulëta. Dinakëria e adhurimit të djallit, magjia, shtrigëria, vuduizmi, bërja e magjive, magjia e zezë dhe të gjitha format e tjera të demonizmit duhet të shmangen gjithmonë” (“The Forces That Will Save Us”, Ensign, janar 2007, f. 5).