Mësimi 16
Doktrina e Besëlidhje 8
Hyrje
Në prill të vitit 1829, Oliver Kaudëri filloi të ndihmonte Profetin Jozef Smith me përkthimin e fletëve të arta duke vepruar si shkrues. Ngaqë Zoti i kishte ofruar Oliverit dhuntinë për të përkthyer, në qoftë se ai e dëshironte atë gjë (shih DeB 6:25), Oliveri “u bë tepër i shqetësuar që ta kishte fuqinë për të përkthyer të dhënë atij” (Joseph Smith, te History of the Church, 1:36). Si përgjigje, Zoti tha se Ai do t’ia jepte Oliverit aftësinë për të përkthyer, sipas besimit të Oliverit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 8:1–5
Zoti i premton Oliver Kaudërit dhuratën e zbulesës
Përpara orës mësimore, shkruani pyetjet vijuese në tabelë. Lejoni vend nën secilën pyetje për të shkruar parimet që studentët do të përcaktojnë gjatë mësimit.
Drejtojini studentët te pyetjet në tabelë.
-
Përse mendoni se është e rëndësishme që t’i kuptojmë përgjigjet e këtyre pyetjeve?
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 8 përmban një zbulesë që Zoti ia dha Oliver Kaudërit nëpërmjet Jozef Smithit. Në këtë zbulesë ne mund të gjejmë udhëzime nga Zoti që ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve në tabelë.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 8:1 duke kërkuar se si Zoti e udhëzoi Oliverin të lutej.
-
Çfarë urdhërimi i dha Zoti Oliverit rreth mënyrës se si të lutej?
-
Si mendoni, çfarë do të thotë të “kërkosh me besim, me një zemër të ndershme”?
Nën pyetjen e parë në tabelë, shkruani sa vijon: Nëse lutemi , ne mund të marrim .
Nisur nga Doktrina e Besëlidhje 8:1, si do ta plotësonit ju këtë fjali? (Edhe pse studentët mund ta shprehin atë në mënyrë të ndryshme, përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin që, nëse lutemi me besim dhe me një zemër të ndershme, ne mund të marrim dituri nga Perëndia. Duke përdorur fjalët e tyre, plotësoni fjalinë në tabelë.)
-
Si mendoni, përse besimi dhe sinqeriteti ynë e ndikojnë aftësinë tonë për të marrë dituri nga Perëndia?
Ftojini studentët të përsiatin rreth një rasti kur kanë përjetuar bekime, teksa u lutën me besim dhe me një zemër të sinqertë.
Për t’i ndihmuar studentët të fitojnë ide për pyetjen e dytë në tabelë, ftojeni një student të tregojë shkurtimisht historinë e Moisiut duke i udhëhequr fëmijët e Izraelit prej skllavërisë me ushtrinë egjiptiane në ndjekje (shih Eksodi 14).
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 8:2–3. Nxiteni klasën të kërkojë mënyrën se si Perëndia ia zbuloi Moisiut se ai duhej t’i sillte fëmijët e Izraelit përmes Detit të Kuq.
-
Si e frymëzoi Perëndia Moisiun për ta hapur Detin e Kuq? (Me anë të shpirtit të zbulesës.)
-
Çfarë të vërtete mësojmë nga këto vargje rreth mënyrës se si mund të na flasë Zoti? (Studentët duhet të shprehin se Zoti i flet mendjes dhe zemrës sonë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Shkruajeni këtë të vërtetë nën pyetjen e dytë në tabelë.)
Vizatoni në tabelë skicën shoqëruese. Shtoni shigjeta që tregojnë drejt mendjes dhe zemrës.
-
Në çfarë mënyrash i flet Zoti mendjes sonë? Në çfarë mënyrash i flet Zoti zemrës sonë?
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë sesi ta ndiejnë ndikimin e Frymës së Shenjtë, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Ju mund të mësoni tani, në rininë tuaj, të udhëhiqeni nga Fryma e Shenjtë.
Si Apostull, unë dëgjoj tani të njëjtin frymëzim, të ardhur nga i njëjti burim, në të njëjtën mënyrë, që e dëgjova kur isha djalë i vogël. Sinjali është shumë më i qartë tani” (“Prayers and Answers”, Ensign, nëntor 1979, f. 21).
Më pas kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Një mbresë e drejtuar mendjes është shumë e veçantë.
Fjalë të hollësishme mund të dëgjohen ose ndihen dhe shkruhen, sikur të diktohej udhëzimi.
Një komunikim i drejtuar zemrës është një mbresë më e përgjithshme. Zoti shpesh fillon nëpërmjet dhënies së mbresave. Atje ku ka një pranim të rëndësisë së tyre dhe tregohet bindje ndaj tyre, një njeri fiton më shumë aftësi për të marrë udhëzim më të hollësishëm të drejtuar mendjes. Një mbresë e drejtuar zemrës, nëse ndiqet, forcohet nëpërmjet një udhëzimi më të veçantë, të drejtuar mendjes” (“Helping Others to Be Spiritually Led” [bisedë drejtuar arsimtarëve fetarë të SAK-ut, 11 gusht 1998], f. 3–4, LDS.org).
Ju mund të dëshironi të shpjegoni se, për disa njerëz, mbresat e drejtuara zemrës mund të jenë po aq të veçanta sa mbresat e drejtuara mendjes.
-
Përse është e rëndësishme të kuptojmë dhe të dallojmë se si Zoti komunikon me ne në mënyrë individuale?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth: 1) një rasti kur Ati Qiellor u foli mendjeve dhe zemrave të tyre me anë të Frymës së Shenjtë ose 2) një rasti kur ata e ndien ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ju mund të merrni parasysh t’u kërkoni disa studentëve që të tregojnë atë që kanë shkruar, në qoftë se ndihen rehat për ta bërë atë. Ju mund të dëshironi edhe të tregoni për një përvojë në të cilën ju e kuptuat se Zoti po ju fliste juve.
Shpjegoni se aftësia për të kërkuar e marrë zbulesë vetjake është në dispozicion të gjithë fëmijëve të Perëndisë.
Tërhiqeni vëmendjen e studentëve te Doktrina e Besëlidhje 8:4. Lexojani pjesën vijuese të vargut me zë të lartë klasës: “Prandaj kjo është dhurata jote; vëre në jetë atë dhe bekuar qofsh”. Shpjegoni se në këtë varg, fjala dhurata i drejtohet aftësisë së Oliverit për të marrë zbulesë.
-
Çfarë mendoni se do të thotë ta “vë[sh] në jetë” shpirtin e zbulesës? (Të kërkosh udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë.)
Kërkojuni studentëve të përsiatin se si mund ta vënë në jetë më mirë shpirtin e zbulesës në jetën e tyre. Shkruani sa vijon në tabelë: Nëse e vëmë në jetë shpirtin e zbulesës,.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 8:4–5. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti i premtoi Oliverit nëse do ta “v[inte] në jetë” dhuratën e zbulesës. Pasi të përgjigjen studentët, sugjeroni që një mënyrë për ta plotësuar fjalinë mund të jetë: Nëse e vëmë në jetë shpirtin e zbulesës, ne mund të çlirohemi nga ligësia dhe dëmtimi. Plotësoni thënien në tabelë.
-
Si e ka përdorur Zoti fuqinë e zbulesës për t’ju mbrojtur ju ose dikë që njihni nga ligësia ose dëmtimi?
Ftojini studentët që të renditin në tabelë disa mënyra se si mund të “v[ihet] në jetë” më mirë dhurata e zbulesës. me qëllim që të merret mbrojtje nga ligësia. Pyetini ata se si sugjerimet e tyre mund ta rritin aftësinë tonë për ta marrë dhe për ta dalluar zbulesën. Nxitini të shkruajnë në fletoret e klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta një synim që të ndjekin njërin prej këtyre sugjerimeve.
Ju mund të doni të jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e përpjekjes për shpirtin e zbulesës dhe tregojuni studentëve se si bërja e kësaj e ka bekuar jetën tuaj.
Doktrina e Besëlidhje 8:6–9
Oliver Kaudëri ka “dhurat[ën] e Aaronit”
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 8:6–9 duke u thënë studentëve se Zoti e bekoi Oliver Kaudërin me dhurata që do ta ndihmonin atë të përmbushte rolin e tij në Rivendosjen e ungjillit. Mes këtyre dhuratave ishte “dhurata e Aaronit”, me të cilën, Zoti i tha Oliverit, se ai do të bënte “vepra të mrekullueshme”. Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë përfshin “dhurata e Aaronit”. Kujtojini studentët se Aaroni ishte vëllai i Moisiut në Dhiatën e Vjetër dhe se ai e ndihmoi Moisiun të përmbushte përgjegjësitë e tij profetike.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 8:7–8 duke kërkuar fuqinë që gjendej prapa gjithë dhuratave shpirtërore. Shpjegoni se kurdoherë që Zoti na thërret ose urdhëron të bëjmë një punë të caktuar, Ai do të na bekojë me dhuratat dhe aftësitë për ta plotësuar atë.
Doktrina e Besëlidhje 8:10–12
Zoti i premton Oliver Kaudërit dhuntinë për të përkthyer nëse ai ushtron besim
Drejtojeni vëmendjen e studentëve te parimi i shkruar në tabelë: “Nëse lutemi me besim dhe me një zemër të ndershme, ne mund të marrim dituri nga Perëndia”. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 8:10–12. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar për mendime shtesë lidhur me lutjen. Pasi studentët të raportojnë atë që kanë gjetur, bëni pyetjen vijuese. Sugjeroni që studentët ta përsiatin pyetjen për një çast përpara se të përgjigjen:
-
Nëse do të ishit në situatën e Oliverit, si mendoni se do t’ju ndihmonte kjo këshillë?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta disa pyetje për të cilat ata po kërkojnë përgjigje me zell. Ata gjithashtu mund të dëshirojnë të shkruajnë disa ndryshime të veçanta që duan t’i bëjnë në mënyrën që luten për ato përgjigje.
Dëshmoni për dashurinë e Perëndisë për studentët dhe zellin e Tij për t’iu përgjigjur lutjeve të tyre dhe për t’u dhënë atyre zbulesë. Nxitini ata t’ia bëjnë Atit Qiellor pyetjet e tyre me besim dhe me një synim të ndershëm për të vepruar sipas përgjigjeve që marrin.