Mësimi 128
Doktrina e Besëlidhje 121:34–46
Hyrje
Doktrina e Besëlidhje 121:34–46 është një pjesë e letrës së frymëzuar të Jozef Smithit nga burgu i Libertisë. Në këtë pjesë të letrës, Profeti na mëson parime rreth fuqisë dhe autoritetit të priftërisë. Ai shpjegon përse shumë thirren, por pak zgjidhen dhe se si mbajtësit e priftërisë mund t’i marrin fuqitë e qiellit për t’u shërbyer të tjerëve.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 121:34–40
Jozef Smithi na mëson që të drejtat e priftërisë lidhen me fuqitë e qiellit
Tregoni një llambë që nuk është në prizë. Sigurohuni që butoni i llambës është në pozicionin “i fikur” kështu që llamba nuk do të ndizet kur të vihet në prizë. Nëse nuk mund të sillni një llambë, vizatoni në tabelë skicën vijuese (pa fjalë).
Shpjegoni se në mësimin e sotëm, llamba përfaqëson një mbajtës të priftërisë. Drita nga llamba përfaqëson bekime që njerëzit mund t’i marrin nga Perëndia nëpërmjet shërbimit të një mbajtësi të priftërisë. Nëse keni një llambë me vete, emërtojeni Mbajtës i priftërisë. Nëse jo, shkruajeni këtë frazë në vendin e duhur në figurë.
Teksa studentët fillojnë sot studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 121:34–46, kërkojuni të marrin në shqyrtim mënyrën se si drejtësia vetjake e një mbajtësi të priftërisë ndikon në aftësinë e tij për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë që t’i marrin bekimet e priftërisë. Vini në dukje që, edhe pse këto vargje iu drejtohen mbajtësve të priftërisë, ato përmbajnë parime që zbatohen për të gjithë anëtarët e Kishës.
Kujtojini studentët që Doktrina e Besëlidhje 121 përmban pjesë të një letre të frymëzuar që Jozef Smithi e shkroi kur ishte në burgun e Libertisë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:34. Kërkojini klasës që të vërejë pyetjen në këtë varg.
Për t’i ndihmuar studentët të përsiatin e diskutojnë se çfarë do të thotë për një mbajtës të priftërisë që të “thirret” dhe “zgjidhet”, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese, të cilën Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, ua bëri mbajtësve të priftërisë:
“Ne thirremi kur duart vendosen mbi kokat tona dhe na jepet priftëria, por ne nuk zgjidhemi derisa t’i kemi treguar Perëndisë drejtësinë tonë, besnikërinë tonë dhe zotimin tonë” (“Called and Chosen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 55).
-
Sipas Presidentit Faust, çfarë do të thotë për një të ri që të “thirret”?
Vini në dukje se të qenit i “thirr[ur]” nuk është e njëjta gjë me të qenit i “zgjedh[ur]”. Që të bëhet një nga të “zgj[edhurit]” e Perëndisë, një mbajtës i priftërisë duhet të jetojë në atë mënyrë që e bën të aftë të marrë fuqitë e qiellit për t’i ndihmuar të tjerët që të marrin bekimet e priftërisë.
Shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 121:35–39, ne mësojmë përse disa mbajtës të priftërisë nuk zgjidhen. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:35–36. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një mësim që çdo mbajtës i priftërisë duhet ta mësojë.
-
Sipas vargut 36, çfarë duhet të mësojë çdo mbajtës i priftërisë?
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë mësimin te vargu 36, referojuni burimit të energjisë elektrike në klasë ose në skicën në tabelë.
-
Çfarë fraze në vargun 36 mund të përfaqësojë energjia elektrike? (“Fuqitë e qiellit.” Shkruani Fuqitë e qiellit në tabelë pranë figurës së prizës ose vendosni një etiketë pranë burimit të vërtetë të fuqisë.)
-
Në vargun 36, si mendoni, kujt i referohet fraza “të drejtat e priftërisë”? (Përgjigjet e studentëve duhet të shprehin se një burrë e merr të drejtën për të ushtruar priftërinë kur autoriteti i priftërisë jepet mbi të nëpërmjet vendosjes së duarve.)
Emërtojeni kordonin Autoriteti i priftërisë. Nëse po tregoni një llambë, ftojeni një student ta vendosë kordonin në burimin e energjisë elektrike.
-
Përse nuk u ndez llamba? (Ngaqë çelësi është i mbyllur.)
-
Çfarë fraze në vargun 36 mund të krahasohet me çelësin? (“Parimet e drejtësisë.” Shpjegoni se kjo frazë i drejtohet përgjegjësisë së mbajtësve të priftërisë për të jetuar me drejtësi.)
Emërtojeni çelësin Parimet e drejtësisë. Ftojeni një student ta ndezë çelësin.
-
Në këtë analogji, si është të jetuarit me drejtësi i ngjashëm me ndezjen e çelësit?
Ftojini studentët të thonë me fjalët e tyre një parim nga vargu 36. Përmblidhini përgjigjet e tyre duke shkruar parimin vijues – ose diçka të ngjashme me të – në tabelë: Mbajtësit e priftërisë mund t’i marrin fuqitë e qiellit vetëm nëse jetojnë me drejtësi. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:37–38. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që i ndodh aftësisë së një mbajtësi të priftërisë për t’i marrë fuqitë e qiellit nëse ai nuk jeton me drejtësi.
-
Çfarë ndodh kur një mbajtës i priftërisë nuk jeton me drejtësi? (Fuqitë e qiellit tërhiqen dhe autoriteti i tij bëhet i pavlefshëm. Ju mund të doni të shpjegoni se fraza “për të goditur me shkelm gjembat”, i referohet një kafshe që i kundërvihet një shkopi me gjemba, i cili përdoret për t’i treguar asaj udhën drejt një vendmbërritjeje të dëshiruar. Për ne, kjo frazë i referohet kundërvënies së drejtimit nga Zoti ose shërbëtorët e Tij.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë parimin në tabelë, ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Autoriteti në priftëri vjen me anë të shugurimit; fuqia në priftëri vjen nëpërmjet të jetuarit besnik dhe të bindur në nderimin e besëlidhjeve. Ajo shtohet nëpërmjet ushtrimit dhe përdorimit të priftërisë me drejtësi” (“The Power of the Priesthood”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 9).
Shkruani sa vijon në tabelë:
Ftojini studentët të lexojnë sërish në heshtje vargjet 35 dhe 37, duke kërkuar sjelljet dhe veprimet e padrejta që e dobësojnë lidhjen e një mbajtësi të priftërisë me fuqitë e qiellit. Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni të raportojnë atë që kanë gjetur. Ftojeni një student të veprojë si shkrues, duke shkruar përgjigjet nën kolonën “Dobëson lidhjen”. Pasi të renditen përgjigjet e studentëve, lexoni shembujt vijues. Për secilin shembull, kërkojuni studentëve të përcaktojnë qëndrime ose veprime që i kanë renditur në tabelë.
-
Për t’u përshtatur me disa nga bashkëmoshatarët e tij të mirënjohur, një mbajtës i priftërisë bashkohet me ta për t’u tallur me një shok klase në shkollë.
-
Një presidenti të kuorumit të mësuesve i pëlqejnë shumë sportet dhe nuk pranon të marrë pjesë në planifikimin e ndonjë aktiviteti të kuorumit që nuk përfshin futboll ose basketboll. Qoftë nëse kuorumi merr pjesë në një aktivitet ose jep shërbim, ai kërkon që të rinjtë e tjerë të bëjnë siç thotë ai, sepse ai është presidenti i kuorumit.
-
Cilët janë disa shembuj të njerëzve që përpiqen t’i mbulojnë mëkatet e tyre?
-
Cilët janë disa shembuj të njerëzve që i vënë zemrat e tyre mbi gjërat e botës dhe aspirojnë nderet e njerëzve?
-
Si mendoni, përse këto qëndrime dhe veprime i pengojnë mbajtësit e priftërisë që t’i marrin fuqitë e qiellit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:39–40 dhe vëreni klasën të kërkojë një arsye përse disa njerëz ushtrojnë sundim të padrejtë. Vërini ata të raportojnë atë që gjejnë.
-
Bazuar mbi atë që keni mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 121:34–40, si do ta përmblidhnit përse shumë njerëz thirren, por pak zgjidhen?
Doktrina e Besëlidhje 121:41–46
Jozef Smithi jep mësim se si duhet të sillen mbajtësit e priftërisë
Shpjegoni se pasi dha mësim rreth qëndrimeve dhe veprimeve që e dobësojnë lidhjen midis mbajtësve të priftërisë dhe fuqive të qiellit, Jozef Smithi dha mësim rreth qëndrimeve dhe veprimeve që e forcojnë atë lidhje. Ndajeni klasën në dyshe dhe kërkojuni atyre ta lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 121:41–45 së bashku. Vërini ata të kërkojnë qëndrimet dhe veprimet që i ndihmojnë mbajtësit e priftërisë t’i marrin fuqitë e qiellit për të ndihmuar njerëz të tjerë. (Përpara se të lexojnë, ju mund të doni të vini në dukje se te vargu 41, fjala veçse do të thotë “përveç”.)
Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë atë që kanë gjetur. Ftojeni një student të veprojë si shkrues, duke i shkruar përgjigjet nën kolonën “Forcon lidhjen”. Ndërkohë që studentët renditin parime të drejtësisë, ju mund të doni t’u kërkoni të shpjegojnë ose të japin shembuj të secilit parim. Nëse është e nevojshme, bëni pyetjet vijuese:
-
Çfarë mendoni se do të thotë të veprosh me dashuri të pashtirur dhe pa hipokrizi ose mashtrim? (Përgjigjet mund të përfshijnë që do të thotë t’i duash njerëzit sinqerisht e çiltërsisht dhe të kesh shtysa të drejta.) Përse janë këto tipare të rëndësishme për mbajtësit e priftërisë?
-
Te vargu 43, fjala qortuar i referohet veprimit për t’i treguar dikujt se ai ose ajo po bën diçka të gabuar, zakonisht në një mënyrë të butë ose dashamirëse. Fraza në kohën e duhur do të thotë “herët” ose “para se të jetë vonë”. Fjala mprehtësi mund t’i referohej nevojës për ta shprehur veten qartësisht. Si mendoni, përse është e rëndësishme që një udhëheqës i priftërisë të qortojë qartësisht, në kohën e duhur dhe sipas udhërrëfimit të Frymës së Shenjtë? Si mendoni, përse është e rëndësishme të tregojmë dashuri më të madhe pasi e qortojmë dikë? Kur keni përfituar nga marrja e një korrigjimi të tillë?
-
Çfarë mendoni se do të thotë që ta lini brendësinë tuaj të jetë plot me dashuri hyjnore ndaj gjithë njerëzve? (Shih vargu 45.) Si mendoni, përse është e rëndësishme që mbajtësit e priftërisë të jenë të butë dhe të mirë në mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët?
-
Çfarë mendoni se do të thotë ta lëmë virtytin t’i stolisë mendimet tona pa pushim? (Shih vargu 45.) Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë për t’i mbajtur mendimet tona të virtytshme?
-
Si mendoni, përse mbajtësit e priftërisë kanë nevojë t’i ndjekin këto parime të drejtësisë me qëllim që t’i marrin fuqitë e qiellit?
Vini në dukje fjalën atëherë te vargu 45. Shpjegoni se kjo fjalë vë në dukje rrjedhojat e të jetuarit sipas parimeve të drejtësisë që gjenden në vargjet 41–45. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:45–46. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar bekimet që u vijnë mbajtësve të priftërisë, të cilët i marrin fuqitë e qiellit nëpërmjet të jetuarit me drejtësi. (Përpara se studenti të lexojë, ju mund të doni të shpjegoni se një skeptër është një shkop i mbajtur nga një mbret ose mbretëreshë. Ai është një simbol autoriteti dhe fuqie.)
-
Cilat janë disa nga bekimet e të jetuarit sipas parimeve të drejtësisë?
-
Mendoni për një mbajtës të priftërisë që e njihni, i cili jeton në një mënyrë që e ndihmon atë t’i marrë fuqitë e qiellit. Si jeni bekuar ju nëpërmjet shërbimit të tij?
Jepni dëshminë tuaj rreth bekimeve që i keni marrë nëpërmjet autoritetit të priftërisë dhe fuqisë së priftërisë. Ftojini studentët të japin edhe dëshmitë e tyre. Ftojini ata që zgjedhin një parim të drejtësisë të përmendur te Doktrina e Besëlidhje 121:41–45 dhe të caktojnë një synim për ta jetuar atë parim më mirë.