Mësimi i Studimit në Shtëpi
Doktrina e Besëlidhje 24–29:30 (Njësia 7)
Hyrje
Ky mësim u jep studentëve një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për rëndësinë e veshjes së të gjithë armatimit të Perëndisë. Teksa studentët mësojnë rreth secilës pjesë të armatimit të Perëndisë, ata do të kenë mundësi të vlerësojnë forcën e armatimit të tyre dhe të bëjnë ndryshime siç nxiten nga Fryma e Shenjtë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 27:15–18
Zoti e urdhëron popullin e Tij që të veshë gjithë armatimin e Perëndisë
Sillni disa lloje pajisjesh mbrojtëse në klasë, të tilla si pajisje mbrojtëse sportive, syze sigurie, doreza mjekësore, një helmetë ndërtuesish ose një jelek mbrojtës. Kërkojuni studentëve të shpjegojnë qëllimin e pajisjes dhe mënyrën se si vepron ajo për ta mbrojtur personin që e vesh atë. Shpjegoni se, ndërkohë që këto gjëra na mbrojnë fizikisht, Zoti dha këshilla për të na mbrojtur shpirtërisht.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 27:15. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti tha se duhet ta bëjmë për të qenë të mbrojtur shpirtërisht.
-
Çfarë nevojitet të bëjmë me qëllim që të mbrohemi shpirtërisht?
-
Sipas këtij vargu, çfarë u premtoi Zoti atyre që e veshin të gjithë armatimin e Perëndisë?
Shkruajeni parimin vijues në tabelë: Nëse e veshim të gjithë armatimin e Perëndisë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë së keqes.
-
Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që ta veshim të gjithë armatimin e Perëndisë dhe jo vetëm një pjesë të tij?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 27:16–18. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë çdo pjesë të armatimit shpirtëror që na nevojitet ta veshim, që të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë ligësisë. Ftojeni një student të shërbejë si shkrues dhe renditini (ose vizatojini) pjesët e armatimit në tabelë ndërkohë që klasa i përcakton ato. (Ju mund të doni të vini në dukje që edhe Apostulli Pal dha mësim rreth gjithë armatimit të Perëndisë [shih Efesianëve 6:11–17].)
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes shpirtërore të përshkruar në këto vargje, ndajeni klasën në grupe të vogla dhe caktojini secilit grup një prej pjesëve të armaturës. Jepini secilit grup një kopje të thënies vijuese nga Presidenti Harold B. Li dhe informacionin e pyetjet vijuese që kanë lidhje me pjesën e armaturës që iu caktua atyre. Ftojini studentët të punojnë brenda grupeve të tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth pjesëve të armaturës që iu caktuan atyre dhe për të qenë të përgatitur që t’ia thonë përgjigjet e tyre klasës.
Pasi studentët t’i kenë raportuar përgjigjet e tyre, lexoni thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojuni studentëve të dëgjojnë për mënyrën se si ne e veshim dhe e forcojmë armatimin e Perëndisë:
“Më pëlqen të mendoj për këtë armatim shpirtëror jo si një copë metali i ngurtë, i shkrirë për t’iu përshtatur trupit, por më shumë si një parzmore me zinxhirë. Parzmorja me zinxhirë përbëhet nga qindra copëza të vogla hekuri të lidhura së bashku për t’i lejuar përdoruesit përkulshmëri më të madhe pa e humbur mbrojtjen. E them këtë ngaqë ka qenë përvoja ime se nuk ka ndonjë gjë të madhe dhe të madhërishme që ne mund të bëjmë për ta armatosur veten tonë shpirtërisht. Fuqia e vërtetë shpirtërore qëndron në veprime të shumta më të vogla, që gërshetohen së bashku në një strukturë të një fortifikimi shpirtëror që të mbron dhe të ruan nga të gjitha të ligat” (“Be Strong in the Lord”, Ensign, korrik 2004, f. 8).
-
Cilat janë disa veprime të vogla që, të ndërthurura në forcën e tyre, do të na ndihmojnë të mbrohemi kundër tundimit dhe së ligës?
Ftojini studentët të shohin sërish te rreshtat hapës të Doktrinës e Besëlidhjeve 27:15.
-
Çfarë qëndrimi duhet të kemi kur veshim armatimin e Perëndisë? (Ne duhet të “gëzoh[emi] në zemrat [tona] e ngazëlleh[emi]”.) Përse duhet ta kemi këtë qëndrim?
-
Rreth cilit fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë mësuat këtë javë, që gjithashtu na këshillon të gëzohemi në zemrat tona dhe të ngazëllehemi? (DeB 25:13. Merreni parasysh që t’i ftoni studentët ta përsëritin së bashku ose ta thonë atë përmendsh.)
-
Si mund të na mbrojë nga Satani ndjekja e urdhrit te Doktrina e Besëlidhje 25:13 për t’u kapur te besëlidhjet tona me Atin Qiellor?
Kërkojuni studentëve të marrin në shqyrtim atë që kanë mësuar në mësimin e sotëm dhe ftojini të zgjedhin një gjë të veçantë që mund të bëjnë për ta veshur më mirë armatimin e Perëndisë. Nxitini ta shkruajnë atë që do të bëjnë në një fletë letre, së cilës ata mund t’i referohen shpesh si një kujtues i zotimit të tyre.
Për ta përfunduar këtë mësim, ftojini disa studentë të ndajnë dëshminë e tyre për të vërtetat e mësuara në mësim.
Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 29:31–50; 30–35)
Sa fëmijë të Atit Qiellor u zbuan nga qielli në jetën paratokësore? Përse u zbuan ata? Çfarë do të thotë “t’i shkelin [shtypin] kombet”? Në njësinë tjetër, studentët do të mësojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ata gjithashtu do të mësojnë rreth anëtarëve të hershëm të Kishës, të cilët u thirrën “t’i shkelin [shtypin] kombet me anë të fuqisë së Shpirtit” (DeB 35:13).