Mësimi 15
Joseph Smith – Historia 1:66–67; Doktrina e Besëlidhje 6–7
Hyrje
Në pranverën e vitit 1829, Profeti Jozef Smith pati një ndjenjë të madhe ngutjeje rreth përkthimit të Librit të Mormonit. Ai kishte mësuar se koha e tij për të përkthyer ishte tepër e kufizuar për shkak të nevojës për të punuar që të mbështeste familjen e tij. Ema dhe vëllai i Jozefit, Samueli, ndihmuan duke vepruar si shkrues, por ata nuk mund shkruanin tërë kohën për të. Jozefi kishte qenë në zotërim të fletëve për më shumë se një vit e gjysmë dhe, me humbjen e 116 faqeve të dorëshkrimit, ai kishte vetëm pak faqe të materialit të përkthyer për t’i treguar për të. Jozefi u lut që Zoti të dërgonte dikë që mund ta ndihmonte atë në punën e përkthimit. Në përgjigje të lutjes së Jozefit, Zoti dërgoi Oliver Kaudërin që të shërbente si shkrues.
Zbulesat te Doktrina e Besëlidhje 6 dhe 7 u dhanë pak kohë pas mbërritjes së Oliverit. Doktrina e Besëlidhje 6 përmban këshillën dhënë Oliverit lidhur me rolin e tij në veprën e Zotit. Doktrina e Besëlidhje 7 përmban një variant të përkthyer të disa shkrimeve nga Gjoni, i Dashuri, që na mësojnë se Zoti e plotësoi dëshirën e Gjonit për të jetuar e për të sjellë shpirtra te Jezu Krishti deri në Ardhjen e Dytë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Joseph Smith – Historia 1:66–67; Doktrina e Besëlidhje 6:1–9
Oliver Kaudëri bëhet shkrues për Jozef Smithin
Vizatoni në tabelë një poç drite dhe një lindje të diellit.
-
Si ndryshon ndezja e një poçi drite nga të vështruarit e një lindjeje dielli? (Studentët mund të sugjerojnë disa ndryshime, por vini në dukje se me të parin, ju e shihni dritën menjëherë dhe me tjetrin, ju e shihni atë shkallë‑shkallë.)
Shpjegoni se Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e përdori këtë analogji për të na mësuar rreth zbulesës vetjake. Ai dha mësim se nganjëherë zbulesa ndodh “shpejt, plotësisht dhe përnjëherë [si ndezja e një drite në një dhomë të errët]. … [Por] më së shpeshti, zbulesa vjen me shtesa të vogla përgjatë kohës” (“Shpirti i Zbulesës”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 88). Ftojini studentët të përsiatin rreth rasteve kur Zoti iu është përgjigjur lutjeve të tyre menjëherë dhe rasteve kur Ai është përgjigjur shkallë-shkallë. Teksa studiojnë Doktrina e Besëlidhje 6 sot, nxitini ata të kërkojnë të vërteta që do t’i ndihmojnë të dallojnë kur Perëndia po iu jep atyre zbulesë.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë përmbajtjen historike për këtë zbulesë, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë paragrafin e parë të hyrjes në këtë mësim. Më pas ftojini të gjithë studentët të lexojnë në heshtje Joseph Smith – Historia 1:66–67 dhe të përcaktojnë se si Ati Qiellor e ndihmoi Jozefin në përpjekjet e tij për të përkthyer më shpejt.
-
Çfarë bëri Zoti në përgjigje të përgjërimit të Jozefit për dikë që ta ndihmonte atë të përkthente?
Pasi studentët të raportojnë atë që kanë gjetur, shpjegoni se Oliver Kaudëri erdhi nga Palmira në Nju-Jork, më shumë se 225 kilometra larg, për ta takuar Jozefin në Harmoni të Pensilvanisë (shih Harta Historike të Kishës, Harta 1, “Shtetet Lindore dhe Veriore të Shteteve të Bashkuara”) dhe se ai arriti atje vetëm pak ditë pasi Jozefi ishte lutur për ndihmë.
Shpjegoni se pak kohë pasi Oliveri filloi të vepronte si shkrues për Jozefin, Jozefi mori një zbulesë në të cilën Zoti i foli Oliverit. Kjo zbulesë foli për dëshirat e Oliverit dhe në mënyrë të dukshme iu dha përgjigje pyetjeve rreth të cilave ai ishte lutur, por që nuk ia kishte shprehur Jozefit. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 6:5–6, 8 dhe kërkoni për tregues që Zoti i njihte dëshirat e Oliverit.
-
Çfarë na tregojnë rreth Oliverit këto vargje dhe përpjekja e tij për të udhëtuar 225 kilometra për ta ndihmuar Jozefin?
Shënim: Vargjet 1–9 përsëriten te Doktrina e Besëlidhje 11, një zbulesë e drejtuar Hajrëm Smithit dhe do të diskutohen më tej në atë mësim.
Doktrina e Besëlidhje 6:10–24
Zoti e siguron Oliver Kaudërin për vërtetësinë e veprës
Kërkojuni studentëve të përsiatin pyetjen vijuese:
-
A keni marrë ndonjëherë një përgjigje nga Perëndia dhe pastaj më vonë përjetuat shqetësime ose pështjellim lidhur me përgjigjen? (Ftojini disa studentë të tregojnë përvojat e tyre. Ju gjithashtu mund të tregoni një përvojë nga vetja juaj. Kujtojuni studentëve që disa përvoja janë tepër të shenjta apo vetjake për t’u treguar.)
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 6:10–13 duke shpjeguar që Zoti i tha Oliver Kaudërit se Oliveri e kishte një dhuratë të zbulesës. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 6:14–17, 20, duke kërkuar atë që Zoti i mësoi Oliverit rreth marrjes dhe dallimit të zbulesës.
-
Çfarë të vërtetash i mësoi Zoti Oliverit rreth marrjes dhe dallimit të zbulesës?
Studentët mund të përmendin parimet vijuese. Ju mund të dëshironi t’i shkruani ato në tabelë, ndërkohë që studentët i përcaktojnë. Ju gjithashtu mund të dëshironi të sugjeroni që studentët të shenjojnë fraza që janë domethënëse për ta në këto vargje.
Kur kërkojmë përgjigje nga Ati Qiellor, Ai do të na japë udhëzim.
Zoti do të na e ndriçojë mendjen tonë me anë të Frymës së Shenjtë.
Perëndia i di mendimet tona dhe qëllimet e zemrës sonë.
Kur e kemi marrë zbulesën, ne duhet ta mbajmë atë thesar në zemrën tonë.
-
Përse është e rëndësishme për ne që të dimë se Zoti i dëgjon lutjet tona dhe u jep përgjigje atyre?
-
Çfarë mendoni se do të thotë që Zoti do të na e “ndriçojë” mendjen tonë? (Ju mund të dëshironi të shpjegoni që me anë të Frymës së Shenjtë, Zoti do të na japë ide dhe kuptueshmëri.)
-
Përse është e rëndësishme të dimë që vetëm Perëndia i di mendimet tona dhe qëllimet e zemrës sonë?
-
Çfarë mendoni se do të thotë t’i mbajmë “thesar” fjalët e Zotit? (T’i studiojmë, t’i përsiatim dhe të veprojmë sipas gjërave që Zoti zbulon dhe të kemi mirëbesim te zbulesa që marrim.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 6:21–24 dhe vërini studentët të kërkojnë një mënyrë tjetër se si Zoti komunikon me ne.
-
Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth një mënyre tjetër se si na flet Zoti? (Zoti i flet paqe mendjes sonë si një dëshmi për të vërtetën. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë frazën “paqe mendjes tënde” [DeB 6:23].)
-
Nga përvoja juaj, çfarë ndiejmë kur Zoti i flet paqe mendjes sonë?
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë se si zbulesa mund t’ju vijë atyre, vini në dukje që të dalluarit kur Zoti po na flet, nganjëherë mund të jetë sfiduese. Shpjegoni që Plaku Bednar e çoi analogjinë e lindjes së diellit një hap më tej, për ta qartësuar mënyrën se si vjen shpesh komunikimi nga Zoti. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese:
“Nganjëherë dielli lind në një mëngjes që është i vrenjtur ose i mjegullt. Për shkak të kushteve të vranësirës, dallimi i dritës është më i vështirë dhe përcaktimi i çastit të saktë të lindjes së diellit mbi horizont, nuk është i mundur. …
Në mёnyrё tё ngjashme, ne shumë herë marrim zbulesë pa dalluar me saktësi mënyrën apo kohën kur po e marrim” (“Shpirti i Zbulesës”, f. 89).
-
Si mund të mos i vlerësojmë ose mos i pranojmë nganjëherë përgjigjet e Zotit ndaj lutjeve tona?
-
Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që dëshiron të mësojë se si ta dallojë më mirë kur Zoti po i flet atij ose asaj?
Shpjegoni se nuk ishte deri pasi u mor kjo zbulesë, që Oliveri i tregoi Jozefit për “natën”, të cilës i drejtohet Zoti te Doktrina e Besëlidhje 6:22. Ftojeni një student të lexojë atë që mësoi Profeti Jozef, pasi mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 6:
“Pasi e kishim marrë këtë zbulesë, Oliver Kaudëri më tha se, pasi kishte shkuar të jetonte në shtëpinë e atit tim dhe pasi familja i kishte treguar lidhur me marrjen nga ana ime të fletëve, një natë, pasi kishte shkuar në shtrat, ai i bëri thirrje Zotit që të dinte nëse këto gjëra ishin të tilla dhe Zoti ia shfaqi atij se ato ishin të vërteta, por ai e kishte mbajtur rrethanën tërësisht të fshehtë dhe nuk ia kishte përmendur askujt; kështu që pasi u dha kjo zbulesë, ai e dinte se puna ishte e vërtetë, sepse asnjë qenie njerëzore nuk e dinte gjënë për të cilën flitej në zbulesë, përveçse Perëndisë dhe atij vetë” (History of the Church, 1:35).
Ftojini studentët të sjellin ndërmend raste kur Perëndia e ka ndriçuar mendjen e tyre ose u ka dhënë atyre paqe. Merrni parasysh t’i ftoni ata të shkruajnë disa nga këto kujtime. Nxitini të mirëbesojnë te zbulesa vetjake që e kanë marrë në të shkuarën. Shpjegoni se dy mësimet e ardhshme do t’i ndihmojnë ata të mësojnë që t’i dallojnë përgjigjet ndaj lutjeve të tyre.
Doktrina e Besëlidhje 6:25–37
Zoti i këshillon Jozefin dhe Oliverin që të përkthejnë dhe të mos kenë dyshim ose frikë
Përmblidhni Doktrinën e Besëlidhjet 6:25–31 duke shpjeguar që Zoti i tha Oliverit se, nëse dëshironte, ai mund ta kishte dhuntinë e përkthimit dhe të qëndronte me Jozefin si një dëshmitar i dytë i Librit të Mormonit.
-
Nëse do të ishit Oliveri, çfarë ndjenjash mund të kishit pasur, teksa e dëgjonit përgjegjësinë që po jua ngarkonte Zoti?
Kërkojuni studentëve të mendojnë rreth rasteve kur kanë ndier dyshim ose frikë rreth diçkaje që Zoti i donte të bënin. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 6:32–37 dhe kërkoni mënyrën se si Zoti e këshilloi Jozefin dhe Oliverin që t’i mposhtnin dyshimin e frikën teksa vazhdonin në veprën e Tij.
-
Çfarë të vërtetash ose parimesh nga kjo këshillë mund t’i zbatojmë në jetën tonë? (Studentët mund të sugjerojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që të theksojnë se, kur shohim te Jezu Krishti, ne mund t’i mposhtim dyshimin dhe frikën.
-
Cilët janë disa shembuj se si një njeri mund të shohë te Krishti në çdo mendim?
Ftojini disa studentë të tregojnë përvoja që i kanë pasur, kur dituria e tyre për Shpëtimtarin i ka ndihmuar ta mposhtin dyshimin ose frikën. Ju gjithashtu mund të dëshironi të tregoni një përvojë tuajën.
Doktrina e Besëlidhje 7
Gjon të Dashurit i premtohet se do të jetojë dhe do të sjellë shpirtra te Krishti deri në Ardhjen e Dytë
Shënim: Asgjë nuk është zbuluar lidhur me hollësitë e shërbesës së Gjonit si një qenie e përndryshuar. Mos spekuloni me vendndodhjet ose arritjet e Gjonit.
Shpjegoni se gjatë prillit të vitit 1829, ndërkohë që Oliveri po ndihmonte Jozefin me përkthimin, ai dhe Jozefi patën “mendime të ndryshme … rreth rrëfimit të Gjon Apostullit, të përmendur në Dhiatën e Re [shih Gjoni 21:20–23 … , nëse ai vdiq apo nëse vazhdoi [të jetonte]” (Histories, Volume 1: 1832–1844, vëll. 1 i serisë së Historive të The Joseph Smith Papers [2012], f. 284).
Ftojini studentët të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 7:1–3 për të zbuluar përgjigjen e dhënë pyetjes së Jozefit dhe të Oliverit. (Nëse studentët kanë vështirësi për ta përcaktuar përgjigjen, ju mund të sugjeroni që ata të lexojnë përmbledhjen e seksionit për Doktrinën e Besëlidhjet 7:1–3.)