Mësimi 66
Doktrina e Besëlidhje 60–62
Hyrje
Më 8 gusht 1831 Jozef Smithi dhe disa pleq u përgatitën të largoheshin nga Indipendëns në Misuri dhe të ktheheshin në Ohajo. Zoti i udhëzoi pleqtë që të predikonin ungjillin ndërsa udhëtonin – udhëzim që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 60. Në ditën e tretë të udhëtimit të tyre grupi përjetoi rreziqe në lumin Misuri. Në dy ditët pasuese, më 12 dhe 13 gusht, Profeti Jozef Smith mori dy zbulesa nga Zoti. Ato zbulesa tani shënohen te Doktrina e Besëlidhje 61 dhe 62. Ato përfshijnë fjalë udhëzimi, paralajmërimi, ngushëllimi dhe nxitjeje.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 60
Zoti i urdhëron pleqtë që të predikojnë ungjillin ndërsa udhëtojnë nga Misuri në Ohajo
Përpara fillimit të orës mësimore, shkruani në tabelë pyetjen vijuese: A mund të mendoni për një rast kur ju hezituat t’u tregoni të tjerëve rreth bindjeve tuaja ose ishit ngurrues për ta treguar dëshminë tuaj për ungjillin?
Fillojeni orën mësimore duke i ftuar studentët të përsiatin pyetjen në tabelë. Ndërsa studentët përsiatin, ju mund të doni të jepni përgjigjen tuaj për këtë pyetje duke e lidhur me një përvojë nga jeta juaj.
Shpjegoni se një grup pleqsh kishin udhëtuar nga Ohajo për të marrë pjesë në përkushtimin e tokës dhe të vendit të tempullit në Indipendëns të Misurit. Zoti i kishte urdhëruar që t’u predikonin ungjillin të tjerëve ndërsa udhëtonin për në Misuri (shih DeB 52:9–10). Doktrina e Besëlidhje 60 përmban fjalët e Zotit për disa prej këtyre pleqve ndërsa përgatiteshin për t’u kthyer në Ohajo. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 60:1–2 duke kërkuar përse Zoti ishte i pakënaqur me disa prej këtyre pleqve.
-
Përse Zoti ishte i pakënaqur me disa prej pleqve? (Ai tha: “Ata nuk do t’i hapin gojët e tyre, por e fshehin talentin që u kam dhënë atyre.” Me fjalë të tjera, ata nuk i kishin dhënë dëshminë e tyre për ungjillin.)
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 60:2, përse disa pleq nuk i kishin dhënë dëshmitë e tyre?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 60:3. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që mund të ndodhë nëse nuk i japim dëshmitë tona.
-
Çfarë mund të ndodhë nëse nuk i japim dëshmitë tona? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Ne mund t’i humbasim dëshmitë tona nëse nuk i japim ato.)
-
Si mendoni, përse duhet ta japim dëshminë tonë me qëllim që ajo të mbetet me ne? Kur keni ndier se dëshmia juaj është bërë më e fortë ngaqë e keni dhënë atë?
Nxitini studentët t’i japin dëshmitë e tyre kur kanë mundësi për ta bërë këtë. Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 60 duke shpjeguar se Zoti i urdhëroi këta pleq që të shpallnin ungjillin ndërsa ktheheshin në Ohajo.
Doktrina e Besëlidhje 61
Zoti i jep udhëzime Jozef Smithit dhe pleqve e tjerë në udhëtimin e tyre për në Ohajo
Kërkojuni studentëve të mendojnë për një rast kur ata u shqetësuan për sigurinë e tyre dhe ndien se Zoti i mbrojti ata. Shpjegoni se më 11 gusht 1831 Profeti Jozef Smith dhe dhjetë pleq panë se ishin në rrezik teksa udhëtonin me lundër mbi rrymat e fuqishme të lumit Misuri. Jozef Smithi kujtoi se ditën e tretë të udhëtimit, “u shfaqën shumë prej rreziqeve kaq të zakonshme në lumenjtë perëndimorë; dhe pasi kishim ngritur kampin në bregun e lumit, … Vëllai [Uilliam W.] Felps, në një vegim të qartë gjatë ditës, pa shkatërruesin me fuqi të tmerrshme, duke lëvizur në sipërfaqen e ujërave; të tjerët e dëgjuan zhurmën, por nuk e panë vegimin” (në History of the Church, 1:203). Përpara këtij vegimi, “ishin krijuar disa mosmarrëveshje dhe ndjenja mërie midis vëllezërve” (B. H. Roberts, A Comprehensive History of the Church, 1:262–263). Atë mbrëmje, vëllezërit diskutuan për vështirësitë e tyre dhe shumica qenë në gjendje ta falnin njëri-tjetrin. Mëngjesin vijues, Jozef Smithi u lut dhe mori zbulesën që shënohet te Doktrina e Besëlidhje 61.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 61:2, 20, 36–37. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fjalë dhe fraza që mund t’u kenë sjellë ngushëllim këtyre pleqve.
-
Çfarë fjalësh ose frazash gjetët që mund t’i kenë ngushëlluar këta pleq? (Ndërsa studentët përgjigjen, ju mund të doni t’u kërkoni atyre që të shpjegojnë se si fjalët ose frazat që përmendin mund të kenë qenë ngushëlluese.)
Shpjegoni se në këtë zbulesë, Zoti dha mësim se do të ndodhnin “shumë shkatërrime” mbi ujërat në ditët e fundit (shih DeB 61:5, 14–19). Zoti foli edhe për fuqinë e Tij. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 61:1. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që Zoti jep mësim rreth fuqisë së Tij.
-
Si e përshkruan Zoti fuqinë e Tij në këtë varg? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë doktrinën vijuese: Zoti ka të gjithë fuqinë.)
Ju mund të doni të vini në dukje se për shkak të vegimit të Uilliam W. Felpsit për shkatërruesin mbi ujëra, disa kanë hamendësuar se Satani ka fuqi mbi ujërat. Megjithatë, Doktrina e Besëlidhje 61:1 pohon se Zoti ka të gjithë fuqinë – duke përfshirë fuqinë mbi ujërat.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 61:6, 10. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë frazat që mund t’i kenë ndihmuar pleqtë të vlerësojnë më tej fuqinë e Zotit. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë dhe më pas t’ia shtojnë thënies në tabelë në mënyrë që të lexohet si më poshtë: Zoti ka të gjithë fuqinë dhe Ai është në gjendje që të na ruajë.
-
Çfarë përvojash keni pasur që e kanë forcuar dëshminë tuaj për fuqinë e Zotit dhe për aftësinë e Zotit për të na mbrojtur nga e keqja?
Ju mund të doni të përmblidhni pjesën tjetër të Doktrinës e Besëlidhjeve 61 duke shpjeguar se Zoti dha udhëzime të mëtejshme për të udhëhequr kthimin e këtyre pleqve në Ohajo.
Doktrina e Besëlidhje 62
Zoti e përgëzon besnikërinë e grupit të pleqve që udhëtuan për në Indipendëns të Misurit
Shkruani në tabelë pyetjet vijuese:
Kërkojuni studentëve të marrin parasysh se cilat nga këto pyetje kanë më shumë rëndësi për Zotin.
Shpjegoni se kur Zoti i udhëzoi pleqtë që po udhëtonin nga Misuri për në Ohajo, Ai i ndihmoi ata të kuptonin se disa nga vendimet që duhej të merrnin, kishin më shumë rëndësi për Të sesa të tjerat. Nxitini studentët të kërkojnë ide te Doktrina e Besëlidhje 62 që mund t’i udhëheqin në marrjen e vendimeve.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 62:1–3. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fraza që tregojnë se përpjekjet e pleqve për të predikuar ungjillin kishin rëndësi për Zotin.
-
Cilat fraza gjetët? Si e tregojnë këto fraza mënyrën se si u ndie Zoti rreth përpjekjeve të këtyre misionarëve?
Për t’i ndihmuar studentët të marrin parasysh shembuj të gjërave që kishin rëndësi për Zotin dhe gjërave që nuk kishin rëndësi, kopjojeni tabelën vijuese në dërrasë ose përgatiteni si një fletushkë për shpërndarje. Mos e përfshini informacionin në kllapa. Në varësi të nevojave të studentëve tuaj, kërkojuni që ta bëjnë këtë veprimtari individualisht ose me partnerë. Ose ju mund ta përmbushni veprimtarinë si klasë.
Çfarë kishte rëndësi për Zotin |
Çfarë nuk kishte rëndësi për Zotin | |
---|---|---|
(Që pleqtë ta nisnin me të shpejtë udhëtimin e tyre për në Seint Luis) |
(Nëse pleqtë e bënë apo e blenë një mjet lundrimi) | |
(Që pleqtë ta nisnin me të shpejtë udhëtimin e tyre dhe të përmbushnin misionin e tyre) |
(Nëse udhëtonin nëpërmjet ujit ose nëpërmjet tokës) | |
(Që pleqtë të ishin besnikë, të jepnin dëshminë për ungjillin dhe t’i ndihmonin shenjtorët për t’u mbledhur) |
(Nëse pleqtë udhëtonin së bashku apo dy e nga dy; nëse pleqtë udhëtonin me kuaj, mushka ose me koçi) |
Pasi studentët ta kenë plotësuar tabelën, bëni pyetjet vijuese:
-
Çfarë ndryshimi vini re midis gjërave që kishin rëndësi për Zotin dhe gjërave që nuk kishin rëndësi?
-
Si mund t’ju udhëheqë ky model teksa merrni vendime?
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 62:8 jep mësim një parim që mund të na udhëheqë ndërsa marrim vendime. Ftojini studentët ta lexojnë këtë varg në heshtje duke e kërkuar atë parim. Më pas kërkojuni të raportojnë atë që gjejnë. Studentët mund të përdorin fjalë të tjera, por ata duhet të shprehin parimin vijues: Kur marrim vendime, ne duhet të mbështetemi te gjykimi ynë dhe udhëzimet e Shpirtit. Ju mund të doni t’i ftoni studentët ta shkruajnë këtë parim me fjalët e tyre në shkrimet e tyre të shenjta.
-
Si mendoni, përse është e rëndësishme që të mbështetemi në gjykimin tonë si edhe në udhëheqjen e Shpirtit kur marrim vendime?
-
Kur keni marrë një vendim të bazuar në gjykimin tuaj si edhe në udhëheqjen nga Shpirti? Si u bekuat ngaqë e bëtë këtë?
Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar në mësim. Ftojini studentët të përsiatin mënyrën se si mund të veprojnë mbi të vërtetat që kanë mësuar nga studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve 60–62. Ju mund të doni të ftoni një ose dy studentë që të shprehin se si planifikojnë të veprojnë mbi një nga këto të vërteta.