Mësimi 62
Doktrina e Besëlidhje 57
Hyrje
Në qershor të vitit 1831 Zoti i urdhëroi Jozef Smithin dhe pleqtë e tjerë që të mbanin një konferencë të Kishës në Misuri (shih DeB 52:2). Të bindur ndaj urdhërimit, Jozef Smithi dhe të tjerët udhëtuan afërsisht 1 400 kilometra nga Ohajo për në Misuri. Pasi Profeti mbërriti në Misuri, ai mori zbulesën tani të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 57. Në këtë seksion Zoti zbuloi vendndodhjen për qytetin e Sionit duke përmbushur një premtim që Ai ua kishte bërë më parë shenjtorëve (shih DeB 52). Zoti gjithashtu i udhëzoi disa individë lidhur me rolet e tyre në ngritjen e Sionit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 57:1–6
Zoti zbulon vendndodhjen e qytetit të Sionit
Ftojini studentët të mendojnë për një rast kur ata mezi kanë pritur diçka, si festimin e një feste apo të një ditëlindjeje, shërbimin në një mision, vizitën në një tempull, marrjen e një dhurate apo vizitën te një njeri i dashur. Pyetini studentët se si u ndien teksa u afrua ngjarja që ata po prisnin.
-
Përse kjo ngjarje ishte kaq e rëndësishme për ju?
-
Në ç’mënyrë veprimet tuaja pasqyrojnë gëzimin tuaj për këtë ngjarje?
Kujtojuni studentëve se nëpërmjet zbulesave që iu dhanë Jozef Smithit, shenjtorët kishin mësuar se Sioni do të ndodhej diku në Misuri (shih DeB 52:2, 5, 42). Shpjegoni se pasi Zoti i thirri disa nga shenjtorët e hershëm të udhëtonin nga Ohajo për në Misuri, shumë anëtarë të Kishës mezi pritën të mësonin vendndodhjen e saktë të qytetit të Sionit.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë entuziazmin e shenjtorëve për ndërtimin e Sionit, ftojeni një student të lexojë rrëfimin vijues rreth Motrës Poli Najt. Kërkojini klasës të dëgjojë për mënyrën se si veprimet e Motrës Najt pasqyruan pritjen e saj plot gëzim për ngritjen e Sionit.
“Motra Najt, nëna e Njullit dhe një anëtare në degën e Kollsvillit, rrezikoi jetën e saj duke udhëtuar për në Sion. Shëndeti i Polit po rëndohej, por ankthi i saj për të parë tokën e premtuar ishte kaq i madh sa ajo nuk pranoi të lihej prapa në Ohajo. … I biri shkroi: ‘Dëshira e saj e vetme, ose më e madhja, ishte t’i vinte këmbët e saj mbi tokën e Sionit dhe ta kishte trupin e saj të varrosur në atë tokë’. … Më vonë ai shkroi se ‘Zoti e plotësoi dëshirën e zemrës së saj dhe ajo jetoi për të qëndruar mbi atë tokë’ [Scraps of Biography: Tenth Book of the Faith-Promoting Series (1883), f. 70; shih edhe History of the Church, 1:199]. Poli vdiq brenda dy javësh pas mbërritjes së saj në tokën e Sionit dhe ishte shenjtorja e parë e ditëve të mëvonshme që u varros në Misuri” (Church History in the Fulness of Times, bot. i 2-të [Church Educational System manual, 2003], f. 105).
Kujtojuni studentëve se tre grupe ishin thirrur që të udhëtonin pothuaj 1 400 kilometra për në Misuri: Profeti dhe një grup i vogël pleqsh (shih DeB 52, 53); një grup misionarësh të thirrur për të predikuar gjatë udhës (shih DeB 52); dhe shenjtorët e Kollsvillit, të udhëhequr nga Njull Najti (shih DeB 54).
Shpjegoni se pas mbërritjes në Misuri, Profeti e pyeti Zotin për të ditur më shumë rreth vendit ku do të ndodhej qyteti i Sionit dhe kur duhej të ndërtohej. Përgjigjja e Zotit shënohet te Doktrina e Besëlidhje 57. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 57:1–3. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar se ku tha Zoti që duhej të ndërtohej qyteti i Sionit.
-
Ku duhej të ndërtohej qyteti i Sionit? (Në Indipendëns, në kontenë Xhekson të Misurit.)
-
Ku duhej të ndërtohej tempulli në raport me tokën e Sionit? (Në Indipendëns të Misurit, vendi qendror i Sionit.)
Ftojini studentët të rilexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 57:3, duke kërkuar atë që tha Zoti se duhej të ndodhej në Indipendëns të Misurit, vendin qendror të Sionit.
-
Çfarë tregoi Zoti se duhej të ndodhej në Indipendëns të Misurit, apo në vendin qendror të Sionit? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Tempulli është në vendin qendror të Sionit.)
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 57:4–6 duke shpjeguar se Zoti i urdhëroi shenjtorët të blinin prona në kontenë Xhekson të Misurit dhe përreth saj, gjë e cila do t’i lejonte ata të fillonin të ngrinin Sionin dhe të ndërtonin një tempull.
Doktrina e Besëlidhje 57:7–16
Zoti i udhëzon individët lidhur me rolet e tyre në ngritjen e Sionit
Ftojini dy studentë të interpretojnë me role skenarin vijues përpara klasës (ju mund të doni të flisni me dy studentë përpara se të fillojë ora mësimore dhe t’u jepni atyre kohë që të përgatiten):
Një student e pyet një tjetër përse ai ose ajo nuk ka ardhur kohët e fundit në mbledhjet apo veprimtaritë e Kishës. Studenti i dytë përgjigjet se ai ose ajo nuk ndihen se janë të nevojshëm. Studenti nuk është udhëheqës në një klasë të rinisë apo në kuorum dhe nuk ndjen se ai ose ajo sjell ndonjë ndryshim për të tjerët në grup.
Pasi studenti i dytë i ka treguar këto shqetësime, pyeteni klasën se si do të përgjigjeshin për ta ndihmuar këtë student. Pasi të kenë dhënë mendimet e tyre, ftojini studentët të kërkojnë një parim që mund ta ndihmojë këtë të ri apo të re, ndërsa studiojnë pjesën e mbetur të Doktrinës e Besëlidhjeve 57.
Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta: DeB 57:7; DeB 57:8–10; DeB 57:11–12; DeB 57:13.
Ndajeni klasën në dyshe dhe i caktoni secilës dyshe një nga referencat e renditura në tabelë. Vërini studentët të lexojnë fragmentet që u janë caktuar dhe të gjejnë përgjigjet për pyetjet në vijim. Ju mund të doni t’i shkruani këto pyetje në tabelë.
-
Kë caktoi Zoti për të ndihmuar në ngritjen e Sionit?
-
Çfarë iu caktua këtij njeriu të bënte?
Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë gjetjet e tyre. Shpjegoni se çdo individ që u këshillua të vendosej në Misuri kishte dhunti dhe talente që nevojiteshin për ngritjen e Sionit.
-
Çfarë na mëson këshilla e Zotit rreth mënyrës se si Ai e ndërton mbretërinë e Tij? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të shprehin parimin vijues: Ne duhet të përdorim anët tona të forta individuale për të ndihmuar në ndërtimin e mbretërisë së Zotit, kur Ai na thërret që ta bëjmë këtë gjë. Shkruajeni këtë parim në tabelë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë në hapësirën e shkrimeve të tyre të shenjta, pranë vargjeve 8–13.)
-
Si mund ta ndihmojë të kuptuarit e kësaj të vërtete, të riun apo të renë në interpretimin me role?
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë këtë të vërtetë dhe se si lidhet ajo me ta, shkruani në tabelë pyetjet vijuese dhe kërkojuni studentëve t’u përgjigjen atyre në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni disa studentëve që t’i tregojnë klasës përgjigjet e tyre.
Ftojini studentët të tregojnë shembuj të njerëzve që ata i njohin, të cilët e ndërtojnë Kishën duke përdorur anët e tyre të forta vetjake, dhuratat shpirtërore ose aftësitë që ata zotërojnë. Mbylleni duke dëshmuar që secili student ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ndërtimin e mbretërisë së Zotit. Nxitini ata të përdorin anët e tyre të forta individuale për të bekuar familjet e tyre dhe Kishën.