Seminare dhe Institute
Mësimi 71: Doktrina e Besëlidhje 65


Mësimi 71

Doktrina e Besëlidhje 65

Hyrje

Më 12 shtator 1831 Jozef Smithi dhe familja e tij u shpërngulën nga Kirtlandi në Ohajo për në Hajrëm të Ohajos, rreth 48 kilometra në juglindje të Kirtlandit. Ata e bënë këtë shpërngulje si përgjigje ndaj këshillës së Zotit (shih DeB 63:65). Profeti dhe familja e tij u shpërngulën te familja e Xhon dhe Alisa Xhonsonit, të sapokthyer në besim në Kishë. Një arsye kryesore për shpërnguljen nga Kirtlandi ishte që të rifillonte puna për përkthimin e frymëzuar të Biblës. Sapo shkoi në Hajrëm, Jozefi e rifilloi atë punë. Më 30 tetor 1831 Jozef Smithi mori zbulesën tani të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 65. Në këtë zbulesë Zoti dha mësim se ungjilli do të shkojë te çdo komb në përgatitje për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit dhe shenjtorët duhet të luten për rritjen e mbretërisë së Perëndisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 65

Zoti shpall se ungjilli do ta mbushë të gjithë tokën

Ftojini studentët të renditin në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta disa gjëra për të cilat ata luten rregullisht. Ju mund t’u kërkoni disa studentëve të tregojnë atë që kanë shkruar, nëse ndihen rehat për ta bërë atë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e Doktrinës e Besëlidhjeve 65. Shpjegoni se në këtë zbulesë Zoti na tregon diçka për të cilën ne duhet të lutemi – veçanërisht kur dëshmojmë përmbushjen e ngjarjeve të profetizuara që do të ndodhin në ditët e fundit.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 65:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar mënyrën se si e përshkruan Zoti përhapjen e ungjillit.

  • Ku do të shkojë ungjilli i Jezu Krishtit? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ungjilli i Jezu Krishtit do të shtrihet deri në skajet e tokës. Shkruajeni këtë doktrinë në tabelë.)

  • Sipas vargut 2, çfarë Zoti i ka “[dhënë] njeriut” që e lejon ungjillin të mbushë të gjithë tokën? (Çelësat e mbretërisë së Perëndisë. Juve mund t’ju duhet t’u kujtoni studentëve se fraza “çelësat e mbretërisë” i referohet autoritetit të priftërisë për të kryesuar në Kishë. Me këto çelësa, Presidenti i Kishës udhëheq përpjekjet tona për të predikuar ungjillin. Ai u delegon disa çelësa udhëheqësve të përgjithshëm dhe vendorë të priftërisë.)

Danieli Interpreton Ëndrrën e Nebukadnetsarit

Tregojuni studentëve figurën Danieli Interpreton Ëndrrën e Nebukadnetsarit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 24; shih edhe LDS.org). Ftojini studentët të shpjegojnë atë që dinë rreth interpretimit të Danielit për ëndrrën e mbretit Nebukadnetsar. (Ju mund të merrni parasysh të lexoni ose të përmblidhni Danielin 2:31–45. Ndihmojini studentët të kuptojnë se mbreti Nebukadnetsar ishte shqetësuar nga një ëndërr dhe se Zoti i zbuloi Danielit ëndrrën dhe kuptimin e saj. Në ëndërr, një statujë e madhe, e cila përfaqësonte mbretëritë e ndryshme politike, u shkatërrua nga një gur i shkëputur nga mali, por jo nga dora e njeriut. Guri u nis i vogël, por u zmadhua derisa mbushi tërë tokën.)

  • Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 65:2, cili është guri që shkëputet pa duar nga mali? (Mbretëria e Perëndisë. Shpjegoni se në këtë varg, fraza “mbretërisë së Perëndisë” i referohet mbretërisë së Perëndisë në tokë – Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë shpjegim në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargut 2.)

Nëse është e mundur, jepuni studentëve një kopje të thënies vijuese që të mund ta vendosin në shkrimet e tyre të shenjta. Nëse kjo nuk është e mundur, ju mund të doni ta shkruani thënien në tabelë përpara orës mësimore dhe ftojini studentët ta shkruajnë në fletoret e klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Ftojeni një student ta lexojë thënien me zë të lartë.

Presidenti Gordon B. Hinkli tha:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Ne jemi qytetarë në mbretërinë më të madhe në tokë – një mbretëri jo e drejtuar nga urtësia e njeriut, por e udhëhequr nga Zoti Jezu Krisht. Prania e saj është e vërtetë. Fati i saj është i qartë. Kjo është mbretëria për të cilën foli profeti Daniel – një gur, ashtu siç ishte, që duhej të shkëputej pa duar nga mali dhe të përhapej dhe të mbushte tokën. (Shih Daniel 2:34–35.)

Asnjë njeri i vdekshëm nuk e krijoi këtë mbretëri” (“Pillars of Truth”, Ensign, janar 1994, f. 4).

  • Çfarë provash shihni se profecia e Danielit po përmbushet sot?

  • Si e forcon kjo provë dëshminë tuaj për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

  • Çfarë do të thotë për ju të jeni pjesë e mbretërisë së Perëndisë në tokë?

Lexoni me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Përpara se të lexoni, tregojuni studentëve se ju do të ndaloni së lexuari në mes të fjalisë së fundit të thënies. Kërkojuni atyre të dëgjojnë me vëmendje dhe të mendojnë se si mund ta plotësojnë fjalinë e fundit.

Plaku Nil L. Andersen

“A keni menduar ndonjëherë rreth arsyes përse u dërguat në tokë në këtë kohë të veçantë? Ju nuk u lindët gjatë kohës së Adamit dhe Evës, ose ndërsa faraonët sundonin Egjiptin apo gjatë dinastisë Ming. Ju keni ardhur në tokë në këtë kohë, 20 shekuj pas ardhjes së parë të Krishtit. Priftëria e Perëndisë është rivendosur në tokë dhe Zoti e ka shtrirë dorën e Tij që ta përgatitë botën për kthimin e Tij të lavdishëm. Këto janë ditët e mundësive të mëdha dhe të përgjegjësive të rëndësishme. Këto janë ditët tuaja. … Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të …” (“Ta Përgatitësh Botën për Ardhjen e Dytë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 49).

Ftojini disa studentë të thonë se si do ta plotësonin fjalinë e fundit të thënies së Plakut Andersen. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 65:3. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar urdhrin e Zotit për ne si anëtarë të mbretërisë së Tij.

  • Çfarë do të thotë që ne po përgatitim udhën e Zotit dhe darkën e Qengjit dhe po bëhemi gati për Dhëndrin? (Këto fraza i referohen përgjegjësisë për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.)

Shkruani në tabelë të vërtetën vijuese: Ne kemi përgjegjësi që ta përgatitim veten tonë dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 65:3. Shpjegoni se Plaku Nil L. Andersen dëshmoi për këtë të vërtetë. Lexoni fjalinë e fundit të plotë nga thënia e tij: “Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të ndihmoni për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit” (“Ta Përgatitësh Botën”, f. 49).

  • Kur mendoni rreth përgjegjësisë suaj për ta përgatitur veten tuaj dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë, çfarë mendimesh dhe ndjenjash keni?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 65:4 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që mund të bëjmë për ta përgatitur veten tonë dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

  • Në çfarë mënyrash mund t’i “bë[jmë] të njohura veprat e …mrekullueshme [të Zotit] mes njerëzve”?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 65:5–6 dhe vëreni klasën të kërkojë gjërat për të cilat duhet të lutemi.

  • Sipas këtyre vargjeve, për çfarë duhet të lutemi teksa përgatitemi për Ardhjen e Dytë? (Ndërsa studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, ju mund të doni t’i ftoni ata të krahasojnë vargun 6 me fjalët e lutjes së Zotit te Mateu 6:10.)

  • Si mund të na ndihmojë lutja për këto gjëra, që ta përgatitim veten dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien në vijim nga Presidenti Tomas S. Monson dhe kërkojini klasës të dëgjojë për diçka që ne duhet ta përfshijmë në lutjet tona.

Presidenti Tomas S. Monson

“Do t’ju kërkoja që besimi dhe lutjet tuaja të vazhdojnë të ofrohen në emër të atyre zonave ku ndikimi ynë është i kufizuar dhe ku ne nuk lejohemi ta ndajmë ungjillin lirisht në këtë kohë. Kjo do të ndodhë përsëri ndërsa lutemi me besim” (“Mirësevini në Konferencë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 6).

  • Sipas Presidentit Monson, për çfarë duhet të lutemi? Si do të ndihmojnë këto lutje në përgatitjen e udhës për Ardhjen e Dytë?

Kërkojini klasës të kthehet te Doktrina e Besëlidhje 65:1–2 dhe i thoni një studenti t’i lexojë këto vargje me zë të lartë.

  • Në çfarë mënyrash marrim ne pjesë në punën e Zotit për ta mbushur tokën me ungjillin e Tij? (Ndërkohë që studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, ndihmojini të kuptojnë se ata mund të marrin pjesë në këtë punë si misionarë kohëplotë. Gjithashtu ndihmojini të kuptojnë se ata marrin pjesë në këtë punë tani, nëpërmjet ndikimit të tyre në shtëpitë e tyre, lagjet dhe degët e tyre, shkollat e tyre dhe komunitetet e tyre.)

Nxitini studentët ta përgatitin veten e tyre dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 65. “Që mbretëria e qiellit të mund të vijë”

Një dorëshkrim i hershëm i zbulesës të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 65 përfshin fjalët vijuese të hyrjes: “Një zbulesë dhënë Jozef Shikuesit më 30 tetor 1831, për Mateun 6 vargun 10” (Kopje e Zbulesës nga Uilliam E. Mek-Lelin, 30 tetor 1831 [DeB 65], në William E. McLellin Papers, 1831–1878, Church History Library). Mateu 6:10 përmban pjesë të lutjes së Zotit: “Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.” Zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 65 tregon mënyra të ndryshme se si mbretëria e Zotit ka ardhur në tokë dhe do të vazhdojë të shkojë përpara. Dhe ajo përfundon me fjalë që janë të ngjashme me fjalët e fundit të Lutjes së Zotit: “Sepse i yti është nderi, fuqia dhe lavdia, përherë e përgjithmonë. Amen” (DeB 65:6; shih edhe Mateu 6:13).

Doktrina e Besëlidhje 65:2. “Derisa të ketë mbushur tërë tokën”

Ndonëse Kisha ishte shumë e vogël në vitet e para pasi u organizua, Jozef Smithi pati një ndjesi profetike të fatit të saj madhështor. Uillford Udrafi tregoi për një shpallje që Profeti bëri në një mbledhje të priftërisë në Kirtland të Ohajos në prill 1834:

Presidenti Uillford Udraf

“Profeti i ftoi të gjithë ata që mbanin Priftërinë, që të mblidheshin në mësonjëtoren e vogël prej druri që kishin atje. Ajo ishte një shtëpi e vogël, ndoshta 12 metra katrore. Por ajo mbajti të gjithë ata që ishin anëtarë të Priftërisë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që ishin atëherë në qytetin e Kirtlandit. … Kur ne u mblodhëm, Profeti i thirri Pleqtë e Izraelit që ishin me të për të dhënë dëshmi për këtë punë. … Kur ata mbaruan, Profeti tha: ‘Vëllezër, unë jam lartësuar dhe udhëzuar shumë nga dëshmitë tuaja sonte, por dua t’ju them përpara Zotit, se ju nuk dini lidhur me të ardhmen e kësaj Kishe dhe të mbretërisë më shumë sesa një foshnjë në prehrin e nënës së vet. Ju nuk e kuptoni atë.’ Unë u habita disi. Ai tha: ‘Ju shihni vetëm një grusht njerëzish që mbajnë Priftërinë këtu sonte, por kjo Kishë do të mbushë Amerikën e Veriut dhe të Jugut – ajo do të mbushë botën.’” (në Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 142).