Seminare dhe Institute
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Doktrina e Besëlidhje 88–89 (Njësia 19)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Doktrina e Besëlidhje 88–89 (Njësia 19)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve për të cilat studentët mësuan ndërsa studionin Doktrina e Besëlidhje 88–89 (njësia 19), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që ju jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Doktrina e Besëlidhje 88:1–40)

Teksa studentët studiuan një zbulesë që iu dha Profetit Jozef Smith dhe një grupi të priftërinjve të lartë, ata mësuan se Perëndia i jep dritë e jetë të gjitha gjërave nëpërmjet Dritës së Krishtit. Ata gjithashtu mësuan se fryma dhe trupi janë shpirti i njeriut, që shëlbohet në Ringjallje nëpërmjet Jezu Krishtit, dhe që në Ringjallje ne do të marrim lavdi në përputhje me ligjin të cilit i bindemi.

Dita 2: (Doktrina e Besëlidhje 88:41–69)

Në këtë mësim, studentët mësuan se ata mund ta shohin madhështinë dhe fuqinë e Perëndisë, ndërkohë që vështrojnë krijesat e Tij. Studentët studiuan vargje rreth mënyrës se si Zoti do ta vizitojë secilën prej mbretërive të Tij dhe banorët e tyre në kohën e Tij. Studentët gjithashtu mësuan se kur i afrohen Zotit, Ai do të afrohet me ta. Ata zbuluan se Ati Qiellor iu përgjigjet lutjeve të tyre në mënyra që Ai e di se janë më të mira për ta dhe se, nëse do ta kenë syrin të drejtuar te lavdia e Perëndisë, ata do të mbushen me dritë.

Dita 3 (Doktrina e Besëlidhje 88:70–141)

Teksa studentët studiuan udhëzimet e Zotit për krijimin e Shkollës së Profetëve, ata mësuan se, nëse i japin mësim njëri-tjetrit dhe kërkojnë të mësojnë vetë me anë të studimit dhe me anë të besimit, besimi i tyre në Jezu Krishtin do të rritet. Ata përcaktuan sjellje të drejta që do t’i ndihmojnë të mësojnë e të lartësohen dhe përcaktuan veprime të padrejta që Zoti ka urdhëruar se ne duhet të mos i bëjmë më. Ata gjithashtu mësuan se shfaqja e miqësisë dhe dashurisë ndaj atyre me të cilët e mësojnë ungjillin, e fton Shpirtin ndërkohë që studiojnë së bashku.

Dita 4 (Doktrina e Besëlidhje 89)

Nga këshilla e Zotit drejtuar vëllezërve që ndiqnin Shkollën e Profetëve, studentët mësuan se për shkak të planeve të liga të njerëzve komplotues në ditët e fundit, Zoti na paralajmëroi të mos përdorim substanca të dëmshme. Ata përcaktuan paralajmërimin e Zotit rreth keqpërdorimit të substancave të caktuara dhe mësuan se duhet të hanë ushqime të shëndetshme me maturi dhe falënderim. Studentët mësuan se, nëse e ndjekim Fjalën e Urtësisë, Zoti do të na bekojë me shëndet, urtësi, forcë dhe mbrojtje.

Hyrje

Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët të dallojnë vlerën e mësimdhënies së ungjillit ndaj të tjerëve. Teksa i japin mësim njëri-tjetrit për parimet që i studiuan gjatë javës, ata do të kenë mundësi për të përjetuar disa parime që Zoti ua dha mësim atyre që morën pjesë në Shkollën e Profetëve.

Sugjerime për Mësimdhënien

Shënim: Teksa studentët studiuan këtë javë fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 88:124, ata u ftuan ta mësojnë përmendsh atë dhe ta recitojnë kur të marrin pjesë në seminar dhe në klasa të tjera në Kishë. Kjo ftesë kishte si qëllim që t’i ndihmonte ata të kujtonin se bërja e veprimeve të drejta dhe ndërprerja e veprimeve të padrejta do të na ndihmojnë të mësojmë e të lartësohemi. Ju mund të doni t’ua kujtoni studentëve këtë dhe t’i ftoni që ta thonë përmendsh së bashku fragmentin. Ju gjithashtu mund t’i nxitni ata që ta jetojnë këshillën e dhënë në këtë fragment.

Doktrina e Besëlidhje 88:70–117

Zoti i urdhëron pleqtë e Kishës që të përgatiten për shërbesën e tyre dhe zbulon ngjarje që rrethojnë Ardhjen e Tij të Dytë

Ftojeni një student të dalë përpara klasës dhe t’i mësojë një studenti tjetër mënyrën se si ta bëjë një detyrë të thjeshtë, të tillë si lidhjen e një kravate (ose një detyrë tjetër që studenti i dytë nuk di se si ta bëjë). Kërkojuni studentëve ta ngrenë dorën nëse kohët e fundit kanë ndihmuar dikë tjetër për t’i mësuar një mësim apo një aftësi. Kërkojuni disave prej atyre që ngritën dorën të përshkruajnë atë që dhanë mësim dhe kujt ia dhanë atë. Ndiqeni ecurinë duke bërë pyetjet vijuese:

  • Çfarë mësuat nga përgatitja për të dhënë mësim dhe nga të mësuarit e dikujt tjetër?

  • Përse mendoni se ne shpesh mësojmë vetë më shumë nga përgatitja për të dhënë mësim, sesa kur na jepet mësim nga të tjerët?

Kujtojini studentët se Zoti ia dha zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 88, gjatë disa ditëve në fund të dhjetorit të vitit 1832 dhe në fillim të janarit të vitit 1833, një grupi të mbajtësve të priftërisë, të cilët ishin lutur të dinin vullnetin e Zotit lidhur me ngritjen e Sionit. Në këtë zbulesë, Zoti iu drejtua këtij grupi të mbajtësve të priftërisë si “punëtorët e parë në këtë mbretëri të fundit” (DeB 88:70, 74) dhe i urdhëroi të organizonin e të frekuentonin një shkollë për ta përgatitur vetveten që të predikonin ungjillin mes kombeve të tokës (shih DeB 88:74, 84, 127).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:73–76. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti i urdhëroi këta mbajtës të priftërisë të bënin për t’u përgatitur që t’iu jepnin mësim të tjerëve.

  • Çfarë u urdhëruan të bënin këta “punëtorë [të] parë”, që të përgatiteshin për t’u dhënë mësim të tjerëve si misionarë? (Ju mund të doni t’i kërkoni një studenti që të veprojë si shkrues dhe t’i shkruajë përgjigjet e studentëve në tabelë.)

  • Çfarë mund të bënim që të “organizohe[shim]”, “përgatite[shim]” dhe “shenjtërohe[shim]” për t’u bërë më të efektshëm në shpërndarjen e ungjillit?

  • Si ndikon të qenit i pastruar nga mëkati në aftësinë tonë për ta shpërndarë ungjillin?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:77–80. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti i urdhëroi këta mbajtës të priftërisë të bënin kur mblidheshin së bashku. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjetën.

  • Çfarë u premtoi Zoti atyre që japin mësim me zell? (Ai premtoi se hiri i Tij do të ishte me ta dhe se ata do të mësoheshin në mënyrë më të përsosur në gjithçka që duhej të kuptonin lidhur me mbretërinë e Perëndisë.)

  • Çfarë do të thotë që “hiri [i Zotit] do të jetë me ju” (DeB 88:78)? (Zoti do të na ndihmojë kur kërkojmë me zell ta japim mësim dhe ta mësojmë për veten tonë ungjillin.)

  • Nga ajo që mësuat te vargjet 77–78, si do ta shprehnit një parim rreth mësimdhënies? (Studentët mund të përcaktojnë një numër parimesh. Pasi ata të përgjigjen, ju mund të doni të shkruani në tabelë parimet vijuese: Ndërsa i japim njëri-tjetrit mësim me zell, Zoti do të na ndihmojë t’i kuptojmë të vërtetat e Tij në mënyrë më të përsosur. Duke i dhënë mësim njëri-tjetrit, ne mund të përgatitemi për ta ndarë ungjillin me të tjerë.)

  • Në çfarë mënyrash ju ka ndihmuar mësimdhënia e ungjillit ndaj të tjerëve që ta kuptoni më mirë atë?

  • Sipas vargut 79, çfarë temash të tjera janë të rëndësishme që ne [duhet] t’i kuptojmë? Si mund të na ndihmojë të fituarit e një njohurie të tillë, të gjerë, për t’ua mësuar të tjerëve ungjillin?

Shënim: Veprimtaria vijuese është shkruar për grupe me katër studentë, për të përgatitur dhe për t’i dhënë mësim njëri-tjetrit në dyshe. Nëse klasa juaj është e vogël, ju mund t’i vini studentët të përgatiten dhe të japin mësim individualisht, ose ju mund ta vini klasën t’jua japë juve njërin prej mësimeve dhe më pas ju mund t’ua jepni atyre mësimin tjetër.

Shpjegojuni studentëve që ju doni t’i ndihmoni ata të ndiejnë rëndësinë e dy parimeve të mësimdhënies që përcaktuan dhe rëndësinë e vënies së tyre në jetë. Ndajeni klasën në grupe me nga katër studentë. Kërkojuni dy studentëve në secilin grup të punojnë së bashku duke i përdorur shkrimet e tyre të shenjta dhe ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për t’u përgatitur që t’ia japin mësim Doktrinën e Besëlidhjet 88:63–68 dy studentëve të tjerë. Kërkojuni dy studentëve të tjerë të punojnë së bashku për t’u përgatitur që t’ia japin mësim fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 89:18–21 dy studentëve të parë.

ikona e fletushkësJepini kopje të udhëzimeve vijuese secilit prej grupeve. Kërkojuni atyre që t’i lexojnë udhëzimet dhe vargjet e shkrimeve të shenjta deri në fund dhe më pas të vendosin se si do ta japin secilin mësim. (Nxitini të dy studentët në secilën dyshe që të marrin pjesë në mësimdhënie.) Shpjegoni që secila dyshe do të ketë rreth 8–10 minuta për t’u përgatitur dhe rreth 5 minuta për ta dhënë mësimin e tyre.

Udhëzime për studentët që do të japin mësim:

  1. Lexojeni të gjithë fragmentin e shkrimit të shenjtë që ju caktohet. Ju gjithashtu mund të doni të bëni një lutje në zemër se Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë teksa përgatiteni dhe jepni mësim.

  2. Kërkoni çfarëdo shënimi apo shenjimesh që i keni bërë në shkrimet tuaja të shenjta dhe në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për t’ju ndihmuar të kujtoni atë që mësuat nga studimi juaj i fragmentit gjatë javës.

  3. Shkruani ose shenjoni një doktrinë apo parim që do të donit ta jepnit mësim.

  4. Vendosni se si ta jepni mësim doktrinën ose parimin. Merreni parasysh të përdorni idetë vijuese kur krijoni një përmbledhje:

    1. Mendoni për një pyetje të thjeshtë që mund të bëni ose një mësim me send që mund ta përdorni për të fituar interesimin e atyre që po u jepni mësim dhe për ta paraqitur temën.

    2. Shpjegoni atë që dini rreth sfondit historik dhe përmbajtjes së zbulesës, dhe ftojini ata të cilëve ju jepni mësim, të lexojnë një pjesë ose të gjithë fragmentin që ju caktua juve.

    3. Bëni pyetje për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim që të përcaktojnë doktrinën ose parimin, dhe më pas bëni më shumë pyetje për të parë nëse e kuptojnë atë.

    4. Tregoni një përvojë që e keni pasur me doktrinën ose parimin dhe dëshmoni për rëndësinë dhe të vërtetën e tij. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata të cilëve ju jepni mësim, që të tregojnë një përvojë që kanë pasur me doktrinën ose parimin.

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, ftojeni dyshen e caktuar për Doktrinën e Besëlidhjet 88:63–68 që t’u japë mësim studentëve të tjerë në grupin e tyre. Më pas kërkojuni studentëve të shkëmbejnë rolet dhe ftojini dyshet e caktuara për Doktrinën e Besëlidhjet 89:18–21 të japin mësim.

Pasi studentët t’i kenë dhënë mësim njëri-tjetrit, vini në dukje parimin vijues në tabelë: “Ndërsa i japim mësim njëri-tjetrit me zell, Zoti do të na ndihmojë t’i kuptojmë të vërtetat e Tij në mënyrë më të përsosur”. Më pas bëjini klasës pyetjet vijuese:

  • Si u zgjerua kuptueshmëria juaj për këto shkrime të shenjta ndërkohë që ia mësuat ato dikujt tjetër sot?

  • Në çfarë mënyrash e ndiet se Zoti ju ndihmoi?

Nxitini studentët të gjejnë mundësi për t’ua mësuar ungjillin të tjerëve. Dëshmoni për bekimet që do të marrin ngaqë e bëjnë këtë.

Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 90–97)

Që t’i përgatitni studentët për studimin e tyre gjatë javës së ardhshme, ju mund të doni t’i ftoni ata të marrin në shqyrtim sa vijon: Çfarë ka caktuar Zoti si kualifikime për ta parë fytyrën e Tij? Cilat janë bekimet e të qenit “të kulluar në zemër” (DeB 97:16) kur ju e frekuentoni tempullin? A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të thotë ta adhuroni Perëndinë? Në studimin tuaj javën e ardhshme, kushtojini vëmendje se cilin adhurojmë dhe si adhurojmë.