Mësimi 54
Doktrina e Besëlidhje 46
Hyrje
Në mars të 1831-shit, gati një vit pas organizimit të Kishës, Zoti i kujtoi shenjtorët se mbledhjet e Kishës duhet të drejtohen me anë të Shpirtit të Shenjtë. Në të njëjtën zbulesë Ai theksoi se njerëzit që nuk janë anëtarë të Kishës, nuk duhet të dëbohen nga mbledhjet publike. Përveç korrigjimit të praktikës së përjashtimit të mosbesimtarëve nga mbledhjet, Zoti dha mësim rreth dhuratave të Shpirtit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 46:1–6
Zoti i udhëzon shenjtorët lidhur me mbledhjet e tyre të Kishës
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur u është ngarkuar planifikimi i një mbledhjeje të sakramentit.
-
Si do ta dinit se çfarë të përfshinit në mbledhje? Si do ta zgjidhnit muzikën dhe si do të vendosnit se kush do t’i jepte bisedat?
Ftojeni një student të lexojë Doktrinën e Besëlidhjet 46:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë udhëzimin që dha Zoti rreth mënyrës se si duhet të drejtohen mbledhjet e Kishës. Ju mund të dëshironi të vini në dukje se përgjegjësia për të drejtuar mbledhje përfshin përgjegjësinë për t’u përgatitur për to. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë. Përgjigjet e tyre mund të ndryshojnë, por ato duhet të shprehin parimin vijues: Udhëheqësit e Kishës duhet të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë teksa i drejtojnë mbledhjet.
-
Kur e keni ndier se udhëheqësit janë drejtuar me anë të Frymës së Shenjtë në një mbledhje?
-
Si mund ta ftojnë të gjithë anëtarët e Kishës ndikimin e Frymës së Shenjtë në mbledhjet e Kishës?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një mënyre se si do ta përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e Kishës.
Shkruani sa vijon në tabelë: Vizitorët të Mirëpritur. Kërkojuni studentëve të përcaktojnë vende ku e kanë parë të vendosur këtë frazë. Pyetini nëse e kanë parë jashtë shtëpive të mbledhjeve të Kishës. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit për Doktrinën e Besëlidhjet 46. Vëreni klasën ta ndjekë në shkrimet e tyre të shenjta dhe të kërkojë se cilët pranonin shenjtorët e hershëm në mbledhjet e tyre. Ftojini ata të raportojnë atë që gjejnë. Më pas vërini të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 46:3–6 duke kërkuar fraza që e korrigjuan këtë praktikë të hershme.
-
Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth mënyrës se si Zoti na do që t’i trajtojmë të tjerët? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Zoti na ka urdhëruar t’i mirëpresim të gjithë njerëzit në mbledhjet tona publike.)
-
Në ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë ne të tjerët që të dinë se janë të mirëpritur në mbledhjet tona të Kishës?
Për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë kuptimin e tyre për këtë të vërtetë, jepni shembullin vijues:
Një anëtare e re e Kishës viziton një lagje të re me familjen e saj për herë të parë. Pas mbledhjes së sakramentit, një anëtar i lagjes e përshëndet familjen dhe u tregon atyre se ku të shkojnë për Shkollën e së Dielës. Ai e çon të renë në klasë dhe e prezanton me mësuesen. Të rinjtë dhe të rejat në klasë shkurtimisht i flasin asaj dhe më pas vazhdojnë të flasin midis tyre, duke mos e përfillur atë.
-
Si do të ishte kjo situatë e ndryshme nëse anëtarët e klasës së Shkollës të së Dielës do ta ndiqnin parimin te Doktrina e Besëlidhje 46:3–6?
Nxitini studentët t’i mirëpresin ata që i frekuentojnë mbledhjet, klasat dhe veprimtaritë e Kishës.
Doktrina e Besëlidhje 46:7–33
Zoti shpjegon qëllimet e dhuratave të Shpirtit
Kujtojini studentët se në shkurt të vitit 1831 Jozef Smithi u bashkua me shenjtorët në Kirtland (shih mësimin 50 në këtë manual). Kur mbërriti, ai gjeti se këta anëtarë të Kishës kishin filluar disa praktika të rreme. Një praktikë e rreme ishte përjashtimi i njerëzve nga mbledhjet e Kishës, sikurse u shpjegua më herët në këtë mësim. Një praktikë tjetër e rreme ishte që disa anëtarë përfshiheshin në sjellje të çuditshme kur i frekuentonin mbledhjet e Kishës. Ata shpallnin se veprimet e tyre u frymëzuan nga Fryma e Shenjtë. Disa anëtarë i besuan ato dhe të tjerë ndien se sjelljet nuk ishin nga Perëndia. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 46, Zoti dha mësim parime që do t’i ndihmonin shenjtorët për t’iu shmangur të qenit të mashtruar dhe që do t’i ndihmonin ata për t’i kuptuar dhuratat e vërteta të Shpirtit.
-
Çfarë do të thotë të jesh i mashtruar? (Të drejtohesh në mënyrë të gabuar ose hileqare që të besosh diçka që nuk është e vërtetë.) A mund të mendoni për një kohë kur ju u mashtruat?
Vërini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 46:7–8 dhe të kërkojnë atë që Zoti i këshilloi njerëzit të Tij të bënin, me qëllim që ata të mund ta shmangnin të qenit të mashtruar. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që zbulojnë.
-
Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si ta shmangim të qenit të mashtruar? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Një mënyrë për ta shmangur të qenit të mashtruar është të ndjekim udhëzimet e Frymës së Shenjtë në gjithë shenjtërinë.)
-
Sipas vargut 8, çfarë duhet të kërkojmë me zell? (Dhuratat më të mira.)
Shkruani sa vijon në tabelë: Nëse i kërkojmë me zell dhuratat më të mira, …
Ndërsa studentët marrin pjesë në veprimtarinë vijuese, ftojini të kërkojnë bekimet që do të vijnë kur i kërkojnë dhuratat e Shpirtit. Ju mund të dëshironi të shpjegoni se dhuratat e Shpirtit janë “bekimet ose aftësitë që na jepen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Perëndia ia jep të paktën njërën prej këtyre dhuratave çdo anëtari besnik të Kishës” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2005], f. 43).
Përpara orës mësimore, shkruani numrat 13 deri 25 dhe 27 në vende të rastësishme mbi një copë letër. Më pas priteni letrën në katërmbëdhjetë pjesë figurëformuese, me një numër mbi secilën pjesë figurëformuese.
Shpërndajini pjesët figurëformuese mes studentëve. Në vartësi të madhësisë së klasës suaj, ju mund të keni nevojë t’u jepni pjesë të vetme figurëformuese grupeve të vogla ose u jepni më shumë se një pjesë figurëformuese studentëve individualë. Ftojeni klasën të punojnë së bashku për ta bashkuar figurimin.
-
Përse çdo pjesë është e rëndësishme në një lojë figurëformuese?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 46:8–12, 26. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë qëllimin e dhuratave që na i jep Perëndia.
-
Për çfarë duhet të përdoren dhuratat e Shpirtit? (“Për përfitimin e fëmijëve të Perëndisë.”)
-
Sipas vargut 9, kujt i jepen dhuratat e Shpirtit? (Atyre që e duan Perëndinë dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij dhe atyre që “kërko[jnë] të bëj[në] kështu”.)
-
Sipas vargut 11, sa vetave prej nesh iu është dhënë një dhuratë e Shpirtit?
-
Prej asaj që keni lexuar në këto vargje, si do ta plotësonit fjalinë në tabelë? (Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, përgjigjet e tyre duhet të shprehin parimin vijues: Nëse kërkojmë me zell dhuratat më të mira, Perëndia do të na i japë ato për përfitimin e të tjerëve. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta frazat që na e mësojnë këtë të vërtetë.)
Drejtojeni vëmendjen e studentëve te loja figurëformuese që keni përfunduar. Kujtojuni atyre rëndësinë e secilës pjesë figurëformuese.
-
Përse është çdo anëtar i rëndësishëm në Kishën e Zotit? (Çdonjëri ka një dhuratë që mund t’iu sjellë përfitim të tjerëve.)
Prisheni figurimin dhe ua ktheni pjesët studentëve. Shpjegoni se numrat në pjesët u referohen vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 46 dhe secili prej këtyre vargjeve përmend një dhuratë të Shpirtit. Ftojini studentët të lexojnë me zë të lartë vargjet që iu përputhen numrave që iu janë dhënë atyre.
Pasi lexohet çdo varg, kërkojuni studentëve të sugjerojnë një situatë në të cilën ajo dhuratë mund t’iu sillte përfitim fëmijëve të Perëndisë. Studentët mund të hasin vështirësi për t’i kuptuar disa dhurata. Shpjegimet vijuese të disa prej dhuratave mund t’ju ndihmojnë që ta drejtoni diskutimin e tyre:
Dhurata e njohjes së mënyrave të ndryshme të administrimit shfaqet shpesh tek udhëheqësit që e dallojnë se si dhuratat e të tjerëve mund të jenë të dobishme në pozitat e shumëllojshme të shërbimit.
Dhurata për të ditur larmitë e veprimeve shfaqet në aftësinë e një njeriu për të kuptuar ndryshimet midis dhuratave të mirëfillta ose veprimeve të Frymës së Shenjtë dhe shpirtrave, doktrinave dhe urdhërimeve të rreme.
Dhurata e fjalës së urtësisë nuk i drejtohet urdhërimit të njohur si Fjala e Urtësisë. Përkundrazi, ajo i drejtohet bekimit të urtësisë që vjen tek ata që “kërkoj[në] nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim” (Jakob [Bibël] 1:5).
Dhurata e dallimit të shpirtrave e lejon një njeri të dallojë ose të kuptojë qëllimet e vërteta dhe synimet e fshehura të të tjerëve. Kjo dhuratë e ndihmon një njeri që të nxjerrë në pah ligësi të fshehura dhe të shohë mirësinë tek të tjerët.
Dhurata e të folurit të gjuhëve dhe dhurata e interpretimit të gjuhëve zakonisht shfaqen te misionarët që janë në gjendje t’i mësojnë e t’i kuptojnë gjuhët shpejt. Këto dhurata gjithashtu mund të gëzohen nga njerëz që kanë nevojë t’i kapërcejnë pengesat e të mësuarit dhe të mësimdhënies së ungjillit.
-
Përse duhet të kërkojmë dhurata shpirtërore? Çfarë mendoni se mund të bëjmë për t’i kërkuar ato? (Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se Zoti mund të zbulojë dhurata shpirtërore nëpërmjet bekimeve patriarkale ose bekimeve të tjera të priftërisë.)
-
Kur e keni parë dikë që ta marrë një dhuratë shpirtërore për përfitimin e të tjerëve?
Vërini studentët të kërkojnë vetë Doktrinën e Besëlidhjet 46:30–33 dhe të përcaktojnë katër gjëra që duhet t’i bëjmë kur i përdorim dhuratat tona shpirtërore. (Përgjigjet mund të përfshijnë se ne duhet të kërkojmë që të bëhet vullneti i Perëndisë, të veprojmë në emrin e Jezu Krishtit, të japin falënderime për bekimet që marrim dhe të ushtrojmë virtyt e shenjtëri.)
Shprehni mirënjohje për dhuratat e Shpirtit dhe për ndikimin e tyre në jetën tuaj. Jepuni studentëve mundësi për të bërë të njëjtën gjë. Dëshmoni për dëshirën e Zotit për të gjithë njerëzit që të dinë se ata janë të mirëpritur dhe të nevojshëm në Kishën e Tij.