Mësimi 91
Doktrina e Besëlidhje 88:1–40
Hyrje
Presidenti Jozef Filding Smith tha se Doktrina e Besëlidhje 88 ishte “një nga zbulesat më të madhërishme, të dhëna ndonjëherë njeriut” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956] 3:181). Profeti Jozef Smith e mori këtë zbulesë gjatë tri ditëve – më 27–28 dhjetor 1832 dhe 3 janar 1833 – pasi priftërinjtë e lartë në një konferencë ishin lutur të dinin vullnetin e Zotit lidhur me ngritjen e Sionit. Mësimi i sotëm është i pari i katër mësimeve nga Doktrina e Besëlidhje 88. Pjesa e zbulesës, e diskutuar në këtë mësim, përfshin: 1) shpalljen e Zotit se Ai është drita që qeveris dhe është në të gjitha gjërat dhe 2) shpjegimin e Tij për ligjet që i qeverisin mbretëritë e Tij dhe banorët e tyre.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 88:1–13
Zoti shpall se Ai është drita që është në të gjitha gjërat
Pyetini studentët nëse kanë qenë ndonjëherë në errësirë të plotë. Ftojini disa prej tyre t’i tregojnë përvojat e tyre. Paraqitni një elektrik dore apo një qiri, ose vizatojeni një në tabelë.
-
Si do t’ju ndihmonte të qenit në errësirë të plotë, që ta çmoni bekimin e dritës?
-
Çfarë paraqet drita në ungjillin e Jezu Krishtit?
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 88 përfshin mësimet e Zotit rreth rëndësisë së dritës. Profeti Jozef Smith e mori këtë zbulesë gjatë tri ditëve, pasi priftërinjtë e lartë në një konferencë ishin lutur të dinin vullnetin e Zotit lidhur me ngritjen e Sionit.
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 88:1–2 dhe të kërkojnë atë që Zoti tha rreth asaj se si Ai dhe engjëjt ndihen kur shërbëtorët e Tij luten për ta ditur vullnetin e Tij.
-
Si mendoni, përse Zoti kënaqet dhe engjëjt gëzohen kur ne lutemi për të ditur vullnetin e Zotit?
-
Si është njohja e vullnetit të Perëndisë e ngjashme me një dritë për ata që e kërkojnë atë?
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 88:3–5 duke shpjeguar se Zoti u dha mësim këtyre vëllezërve që ata mund të merrnin një siguri të jetës së përjetshme nëpërmjet Frymës së Shenjtë, e cila quhet edhe Ngushëlluesi dhe Shpirti i Shenjtë i Premtimit.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:6–13. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që Zoti dha mësim rreth burimit të të gjithë dritës. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.
-
Sipas vargut 7, çfarë termi përdoret për t’iu referuar dritës të së vërtetës?
-
Sipas vargjeve 12–13, nga vjen e gjithë drita?
-
Si ndikon Perëndia te krijesat e Tij nëpërmjet Dritës së Krishtit? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë doktrinën vijuese: Nëpërmjet Dritës së Krishtit, Perëndia u jep dritë dhe jetë të gjitha krijesave të Tij. Ju mund të doni ta shkruani këtë doktrinë në tabelë. Studentët gjithashtu mund të përmendin se Drita e Krishtit është ligji që i qeveris universin dhe banorët e tij dhe ajo e “gjallëron” të kuptuarin tonë. Gjallëron do të thotë ta bësh të gjallë. Ngaqë kjo fjalë përdoret më vonë në zbulesë, merrni parasysh t’i ftoni studentët ta shkruajnë këtë përkufizim në anë të shkrimeve të tyre të shenjta pranë vargut 11.)
Siç nevojitet, shtojini shpjegimit të studentëve për Dritën e Krishtit duke shpjeguar se ajo është “energji, fuqi ose ndikim hyjnor që vjen nga Perëndia nëpërmjet Krishtit dhe u jep jetë e dritë të gjitha gjërave” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Dritë, Dritë e Krishtit”, [f. 34], scriptures.lds.org).
Për t’i ndihmuar studentët të marrin parasysh se si janë bekuar nëpërmjet Dritës së Krishtit, shkruajini në tabelë kategoritë vijuese:
Ftojini studentët që të rendisin në tabelë shembuj të mënyrës se si këto shfaqje të Dritës së Krishtit ndikojnë tek ata çdo ditë. (Disa shembuj mund të përfshijnë aftësinë për të parë, aftësinë për ta mësuar dhe dalluar të vërtetën, rritjen e bimëve dhe të kafshëve që na sigurojnë ushqim e veshje dhe aftësinë për të ditur ndryshimin midis së mirës dhe së ligës.)
-
Si mund t’ju ndihmojnë të vërtetat që kemi diskutuar rreth Dritës së Krishtit, që ta çmoni ndikimin e Zotit në jetën tuaj?
Doktrina e Besëlidhje 88:14–40
Zoti shpjegon se ka ligje që lidhen me mbretëritë e lavdisë
Paraqitni një dorashkë dhe shpjegoni se ajo përfaqëson një trup fizik. Ftojeni një student që ta veshë dorashkën dhe t’i tundë gishtat e tij ose të saj. Vini në dukje se dora e bën të gjallë, ose i jep jetë, dorashkës.
-
Nëse dorashka përfaqëson një trup fizik, çfarë mund të përfaqësojë dora? (Një trup shpirtëror.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:15. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që Zoti e quajti ndërthurjen e frymës dhe të trupit.
-
Çfarë e quajti Zoti ndërthurjen e frymës dhe të trupit? (Fryma dhe trupi janë shpirti i njeriut. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë doktrinë.)
-
Si munden gjërat që ndikojnë në trupat tanë, të ndikojnë edhe në shpirtrat tanë? (Ndërsa studentët përgjigjen, nxitini që të japin disa shembuj.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë lidhjen midis trupave tanë dhe shpirtrave tanë, ftojeni një student ta lexojë thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson. Kërkojini klasës të dëgjojë për mënyra se si fryma dhe trupi mund të ndikojnë te njëri-tjetri.
“Nuk ka asnjë dyshim që shëndeti i trupit e ndikon frymën, ose Zoti nuk do ta kishte zbuluar kurrë Fjalën e Urtësisë. Perëndia nuk na ka dhënë kurrë ndonjë urdhërim trupor – ajo që ndikon në trupat tanë, ndikon gjithashtu në [shpirtrat] tanë. …
… Mëkati ligështon. Ai nuk ndikon vetëm te [shpirti], por edhe te trupi. Shkrimet e shenjta janë të mbushura me shembuj të fuqisë fizike që mund të jetë e pranishme te njerëzit e drejtë. Nga ana tjetër, mëkati për të cilin nuk jemi penduar mund ta shpërndajë energjinë dhe të çojë drejt sëmundjes si mendore ashtu edhe fizike” (“In His Steps”, Ensign, shtator 1988, f. 5).
-
Si mund t’ju ndihmojë të kuptuarit e lidhjes midis trupit tuaj dhe frymës suaj që të merrni vendime të drejta?
Për t’i përgatitur studentët që të diskutojnë për të vërteta rreth Ringjalljes, ftojeni studentin përpara klasës, që ta heqë dorashkën nga dora e tij ose e saj dhe ta vendosë atë mbi një tavolinë ose karrige.
-
Çfarë mund të përfaqësonte ky veprim? (Vdekjen fizike.)
-
Çfarë i ndodh shpirtit në vdekje? (Fryma dhe trupi veçohen.)
Ftojeni studentin që ta marrë dorashkën dhe ta veshë atë përsëri.
-
Çfarë mund të përfaqësonte ky veprim? (Ringjalljen.)
-
Çfarë i ndodh shpirtit në ringjallje? (Fryma dhe trupi bashkohen sërish.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:14, 16–17. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se si e përshkroi Zoti Ringjalljen. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.
-
Kush e bëri të mundur për shpirtrat tanë që të shëlbohen? (Teksa studentët përgjigjen, shkruajeni në tabelë doktrinën vijuese: Jezu Krishti bëri të mundur që të shëlbohen trupat tanë.)
-
Pasi të jenë shëlbuar shpirtrat tanë, çfarë do të trashëgojnë shpirtrat e “të varfër[ve] dhe zemërbutë[ve]”? (Tokën.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 88:18–20. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që do t’i ndodhë tokës përpara se shpirtrat e shëlbuar të mund ta trashëgojnë atë.
-
Çfarë do t’i ndodhë tokës përpara se shpirtrat e shëlbuar të mund ta trashëgojnë atë?
-
Sipas vargut 19, prania e kujt do të gjendet në tokën e shenjtëruar?
Shkruajeni në tabelë pyetjen vijuese: Kush do të kualifikohet që të jetojë në mbretërinë çelestiale dhe të gëzojë praninë e Atit Qiellor? Ftojini studentët të përsiatin se si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje.
Shpjegoni se ashtu si toka do të marrë lavdi pasi të shenjtërohet, edhe trupat tanë do të ndryshohen dhe do të marrin lavdi në Ringjalljen. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit do të marrin të njëjtën shkallë të lavdisë.
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 88:21–24 dhe të përcaktojnë se çfarë e përcakton shkallën e lavdisë që një njeri e merr në Ringjallje.
-
Çfarë e përcakton shkallën e lavdisë që një njeri e merr në Ringjallje? (Shkruajeni doktrinën vijuese në tabelë. Ju mund të doni gjithashtu të sugjeroni që studentët ta shkruajnë atë në anën e shkrimeve të tyre të shenjta. Në Ringjalljen ne do të marrim lavdi sipas ligjit të cilit i bindemi.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më tej këtë të vërtetë, ftojini ta lexojnë me një partner Doktrinën e Besëlidhjet 88:25–33. Vërini të kërkojnë se si bindja ndaj ligjeve të Krishtit do ta ndikojë tokën dhe secilin prej nesh. Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.
-
Çfarë gjetët që e mbështet të vërtetën se në Ringjallje ne do të marrim lavdi sipas ligjit të cilit i bindemi?
-
Vini re te vargu 28 se Zoti iu referohet atyre “që janë të një shpirti çelestial”. Si mendoni, çfarë do të thotë të jesh i “një shpirti çelestial”?
Ndihmojini studentët të kuptojnë se ata që janë të një shpirti çelestial, janë individët që jetojnë sipas ligjit të mbretërisë çelestiale. Kujtojeni klasën se ne e dimë nga Doktrina e Besëlidhje 76 që ligji i mbretërisë çelestiale përfshin të pasurin e një dëshmie për Jezu Krishtin, zbatimin e urdhërimeve, bërjen dhe mbajtjen e besëlidhjeve, arritjen e suksesit nëpërmjet besimit dhe marrjen e Shpirtit të Shenjtë të Premtimit (shih DeB 76:50–53, 69–70).
-
Te Doktrina e Besëlidhje 88:28–29, si i përshkruan Zoti trupat e ringjallur të atyre që marrin lavdi çelestiale?
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 88:30–31, nëse një njeri në tokë i bindet vetëm ligjit terrestrial ose telestial, çfarë lloj trupi do të marrë ai ose ajo në Ringjallje? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se trupi ynë i ringjallur do të përputhet në lavdi me llojin e shpirtit që ne jemi bërë.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më tej doktrinën që ne marrim lavdi në përputhje me ligjin të cilit i bindemi, ftojini ata të punojnë në grupe prej dy ose tri vetash për ta plotësuar detyrën vijuese. Ju mund të shpërndani kopje të udhëzimeve ose t’i shkruani ato në tabelë.
Pasi studentët të kenë diskutuar për këto cilësi në grupet e tyre, jepni dëshminë tuaj për dritën që e mbush jetën tonë, teksa përpiqemi t’i jetojmë ligjet e Zotit. Ftojini studentët të tregojnë se si e kanë parë këtë të vërtetë të shfaqet në vetë jetën e tyre. Ndihmojini studentët ta zbatojnë atë që e kanë mësuar, duke iu kërkuar atyre të shkruajnë një synim, i cili do t’i ndihmojë ta jetojnë ligjin e mbretërisë çelestiale dhe të bekohen me këto cilësi. Ftojini disa studentë që t’ia tregojnë synimet e tyre klasës, nëse ata ndihen rehat për ta bërë këtë gjë.