Mësimi 25
Doktrina e Besëlidhje 19:23–41
Hyrje
Me qëllim që t’i garantonte E. B. Grandinit pagesë për shtypjen e Librit të Mormonit, Martin Harrisi nënshkroi një marrëveshje hipoteke për fermën e tij në gusht të vitit 1829. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 19, Zoti e këshilloi Martinin të jepte nga prona e tij lirisht për shtypjen e Librit të Mormonit (shih DeB 19:26). Martini përfundimisht shiti 61 hektarë të fermës së tij për të mbuluar shpenzimet e shtypjes.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 19:23–24
Shpëtimtari dëshmon se Ai bën vullnetin e Atit
Përpara fillimit të orës mësimore, shkruani në tabelë pyetjen vijuese: Kur ju është dashur të bëni diçka që e dinit se ishte e drejtë, por ishit i pasigurt ose i shqetësuar për mënyrën se si do të përfundonte?
Fillojeni orën mësimore duke i ftuar studentët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. (Kujtojuni atyre se disa përvoja janë tepër të shenjta apo vetjake për t’u treguar.)
Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të treguar, i bëni klasës pyetjet vijuese:
-
Nëse do të përballeshit me të bërit e diçkaje që ishte e drejtë, por do të ishit i pasigurt për mënyrën se si do të përfundonte, çfarë do t’ju ndihmonte të kishit besim për ta ndjekur deri në fund edhe pse ishte e vështirë?
-
A do të ndryshonte reagimi juaj në varësi të asaj se kush ua kishte kërkuar të bënit gjënë e vështirë? Përse po ose përse jo?
Për t’i kujtuar studentët për kontekstin historik të Doktrinës e Besëlidhjeve 19, lexoni me zë të lartë hyrjen e mësimit. Pastaj ftojini studentët të lexojnë në heshtje hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 19 dhe të Doktrinës e Besëlidhjeve 19:26, për të parë se kush e urdhëroi Martin Harrisin të hipotekonte fermën e tij.
-
Nëse do të ishit në pozitën e Martinit, si do t’ju ndihmonte dijenia se ky urdhërim erdhi nga Perëndia?
Shpjegoni se vendimi për të dhënë pronën e tij për të financuar shtypjen e Librit të Mormonit ishte një vendim i vështirë për Martin Harrisin (shih Documents, Vëllimi 1: korrik 1828–qershor 1831, vëll. 1 i serisë së Dokumenteve të The Joseph Smith Papers [2013], f. 86, 88). Zoti iu përgjigj shqetësimit të Martinit duke zbuluar disa gjëra që ai kishte nevojë t’i bënte dhe disa gjëra që ai kishte nevojë t’i dinte. Krijoni dy kolona në tabelë dhe i emërtoni ato Të Bëj dhe Të Di. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 19:23–24. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë çfarë donte Zoti që Martini të bënte dhe të dinte. Ndërsa studentët diskutojnë gjetjet e tyre, shkruajini përgjigjet në kolonën e duhur në tabelë. Lista juaj duhet të duket diçka si kjo më poshtë:
Të Bëj |
Të Di |
---|---|
Të mësoj për Jezu Krishtin Të dëgjoj fjalët e Jezu Krishtit Të eci në butësinë e Shpirtit |
Kjo zbulesë erdhi nga Jezu Krishti Jezusi ishte i bindur ndaj vullnetit të Atit Qiellor |
Vini re fjalët mësoj, dëgjoj dhe eci në kolonën “Të Bëj”.
-
Çfarë mund të bëjmë që të mësojmë për Krishtin, t’i dëgjojmë fjalët e Tij dhe të ecim në butësinë e Shpirtit të Tij? (Mund t’ju duhet të shpjegoni se butësia tregon nënshtrim.)
-
Në ç’mënyrë mendoni se bërja e këtyre gjërave mund ta kenë ndihmuar Martinin që të merrte vendimin e vështirë për ta hipotekuar pronën e tij që të financonte shtypjen e Librit të Mormonit?
Ftojini studentët të rilexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:23 duke kërkuar premtimin e Zotit për Martin Harrisin.
-
Çfarë të vërtete i mësoi Zoti Martin Harrisit që mund ta zbatojmë edhe ne në jetën tonë? (Ndërsa studentët përcaktojnë parimin vijues, shkruajeni atë në tabelë: Nëse mësojmë për Krishtin, i dëgjojmë fjalët e Tij dhe ecim në butësinë e Shpirtit të Tij, atëherë ne do të kemi paqe.)
Ftojini studentët të përsiatin nëse ata ose dikush që e njohin, kanë gjetur forcë për të marrë vendime të vështira ngaqë Shpirti u dha atyre një ndjenjë paqeje. Ftojini disa studentë t’i tregojnë klasës përvojat e tyre.
-
Si mund t’ju ndihmojë ndjenja e paqes që të merrni vendime të drejta, edhe kur jeni të shqetësuar ose të frikësuar për një rezultat? (Përpara se studentët t’i përgjigjen kësaj pyetje, ju mund të doni të shpjegoni se “në shkrimet e shenjta, fjala paqe mund të kuptojë si liri prej konfliktit dhe rrëmujës, ashtu edhe qetësi dhe ngushëllim të brendshëm, të lindur nga Shpirti, që Perëndia ua jep shenjtorëve të tij besnikë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Paqe”, scriptures.lds.org).
Doktrina e Besëlidhje 19:25–35
Zoti e urdhëron Martin Harrisin të shesë pronën e tij për shtypjen e Librit të Mormonit
Tregojuni studentëve se Zoti i dha Martin Harrisit urdhërime dhe këshilla shtesë. Ndajini studentët në dyshe. Vëreni secilën dyshe të kërkojë Doktrinën e Besëlidhjet 19:25–35 duke parë urdhërimet dhe këshillat që iu dhanë Martinit. (Ju mund të doni të sugjeroni që ata të kërkojnë dhe marrin parasysh shenjimin e frazave “unë të urdhëroj” dhe “ti duhet”.)
-
Çfarë urdhërimesh dhe këshillash i dha Zoti Martin Harrisit?
Vini në dukje se Zoti e donte Martin Harrisin dhe i dha urdhërime të veçanta për rrethanat e tij vetjake. Ne nuk kemi informacion të mjaftueshëm për të kuptuar përse Zoti i dha Martin Harrisit urdhërime të caktuara. Megjithatë, Zoti e bëri të qartë atë që do të ndodhte nëse Martini nuk do t’i përfillte ato urdhërime.
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 19:33, çfarë tha Zoti se do të ndodhte nëse Martini nuk do t’i “përfill[te]” urdhërimet e Perëndisë? (Shpjegoni se në këtë kontekst, fjala mospërfill do të thotë të mos e respektosh diçka, sepse shihet si e parëndësishme ose me pak vlerë.)
Ftojini studentët të përsiatin disa nga urdhërimet që i kanë marrë nga Zoti. Nxitini ata të përfshijnë urdhërime dhe këshilla që i kanë marrë individualisht nëpërmjet bekimeve të priftërisë dhe udhëheqësve të priftërisë.
-
Në ç’mënyrë janë urdhërimet dhe këshillat që marrim, provë se Zoti na njeh dhe na do?
Ftojini studentët të përsiatin një rast kur ata apo dikush që njohin, kanë përjetuar mjerim për shkak se i shpërfillën urdhërimet e Perëndisë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë këshillën në vijim nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“[Ju] do të has[ni] njerëz, që përzgjedhin se cilat urdhërime do të mbajnë dhe nuk i marrin parasysh [urdhërimet e] tjera, të cilat vendosin t’i shkelin. Unë e quaj këtë ta trajtosh bindjen si përzgjedhja e ushqimeve në një vakt tip bufe. Ky zakon i përzgjedhjes dhe i të vendosurit, nuk do të funksionojë. Do të çojë drejt mjerimit. Që të përgatitet të takohet me Perëndinë, një njeri i mban të gjitha urdhërimet e Tij” (“Ta Përballosh të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 34–35).
-
Në ç’mënyrë mund të jetë “bindj[a] si përzgjedhj[a] e ushqimeve në një vakt tip bufe” që e përshkroi Plaku Nelson, një provë se një person po i shpërfill urdhërimet e Zotit?
Sigurojini studentët se ashtu si Zoti e njihte Martin Harrisin, ashtu Ai e njeh secilin prej nesh. Dhe ashtu siç Ai i dha Martinit urdhërime dhe këshilla për ta ndihmuar, Zoti jep urdhërime dhe këshilla për të na ndihmuar ne. Kërkojuni studentëve të marrin parasysh nëse kanë prirje për të shpërfillur ose mosrespektuar ndonjë urdhërim që Zoti u ka dhënë atyre dhe nëse ka ndonjë urdhërim të veçantë që mund t’i binden me përkushtim më të madh.
Doktrina e Besëlidhje 19:36–41
Zoti e këshillon Martin Harrisin lidhur me shërbesën e tij
Shpjegoni se ashtu si Martin Harrisi, ne të gjithë duhet të vendosim nëse do t’ia nënshtrojmë ose jo vullnetin tonë vullnetit të Atit, edhe kur ajo që Ai kërkon është e vështirë. Ftojeni një student të lexojë pjesën e parë të historisë së mëposhtme, të treguar nga Presidenti Tomas S. Monson.
“I lindur në varfëri, por i ushqyer në besim, Hosé [Garsía] u përgatit për një thirrje misioni. Unë isha i pranishëm në ditën kur u mor rekomandimi i tij. Atje u shfaq deklarata: ‘Vëllai Garsía do të shërbejë në saje të sakrificës së madhe të familjes së tij, sepse ai luan një rol të madh në mbështetjen e familjes. Ai ka vetëm një zotërim – një koleksion të çmuar pullash – të cilin është i gatshëm ta shesë, po të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në financimin e misionit të tij.’
Presidenti [Spenser W.] Kimball dëgjoi me vëmendje kur ky deklarim iu lexua atij dhe pastaj u përgjigj: ‘Thuajini ta shesë koleksionin e tij të pullave. Një sakrificë e tillë do të jetë një bekim për të’” (“Profiles of Faith”, Ensign, nëntor 1978, f. 56).
-
Si mund të jenë më të lehta vendime të vështira si ai i Hosesë, nëse tashmë e kemi përjetuar paqen që vjen si rrjedhojë e bindjes ndaj urdhërimeve të Zotit?
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:36–41 duke kërkuar parime që mund të kenë ndihmuar për ta nxitur Martin Harrisin të jetë i bindur ndaj urdhërimeve të Zotit. Kërkojuni atyre të raportojnë atë që gjejnë. Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues në Doktrina e Besëlidhje 19:38: Nëse e bëjmë vullnetin e Zotit, Ai do të na japë bekime që janë me vlerë më të madhe se sa thesaret e tokës. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë të vërtetë në hapësirën pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 19:38.
-
Si lidhet ky parim me të vërtetat e tjera që keni mësuar në këtë mësim?
Lexojeni përfundimin e historisë nga Presidenti Monson dhe u kërkoni studentëve të dëgjojnë mënyrën se si u bekua Hoseja për shitjen e koleksionit të tij të pullave:
“Pastaj, me një vezullim në sy dhe një buzëqeshje në fytyrë, ky profet i dashur tha: ‘Çdo muaj në selinë e Kishës ne marrim mijëra letra nga të gjitha anët e botës. Kujdesuni që t’i ruajmë këto pulla dhe t’ia japim Hosesë në përfundim të misionit të tij. Ai do të ketë, pa shpenzim, koleksionin më të shkëlqyer të pullave nga cilido i ri në Meksikë’” (“Profiles of Faith”, f. 56).
Martin Harrisi iu bind urdhërimit për ta dhënë pronën e tij për financimin e shtypjes së Librit të Mormonit me anë të hipotekimit dhe përfundimisht duke shitur 61 ha të fermës së tij. Për shkak të zgjedhjes së Martinit, miliona jetë janë bekuar dhe do të vazhdojnë të bekohen.
Për ta mbyllur këtë mësim, merreni parasysh t’i ftoni studentët të përsiatin atë që mund të bëjnë për t’ia nënshtruar vullnetin e tyre vullnetit të Atit.