Seminare dhe Institute
Mësimi 2: Parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet


Mësimi 2

Parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet

Parathënia

Doktrina e Besëlidhje përmban “zbulesa[t] hyjnore dhe deklarata[t e] frymëzuara të dhëna për ngritjen dhe rregullimin e mbretërisë së Perëndisë në tokë në ditët e fundit” (parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet). Duke e studiuar me lutje Doktrinën e Besëlidhjet, studentët mund t’i forcojnë dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin dhe të marrin zbulesë vetjake.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje përmban zbulesa të marra nëpërmjet Profetit Jozef Smith dhe pasuesve të tij

Fillojeni orën mësimore duke u bërë studentëve pyetjen vijuese:

  • Si mendoni, nga leximi i çfarë librash do të përfitonte mbarë bota? Përse? (Merreni parasysh të paraqitni disa libra që do t’i sugjeronit ju.)

Pasi të jenë përgjigjur studentët, ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Jozef Smithi. Kërkojini klasës të dëgjojë për atë që Profeti dha mësim lidhur me Doktrinën e Besëlidhjet.

Profeti Jozef Smith

“[Doktrina e Besëlidhje është] themeli i Kishës në këto ditët e fundit dhe një dobi për botën, duke treguar që çelësat e të fshehtave të mbretërisë së Shpëtimtarit tonë i janë besuar përsëri njeriut” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2007], f. 203).

Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje është e një dobie të tillë për botën sa Presidenti Jozef Filding Smith shpalli se “ajo është e vlefshme për ne më shumë sesa pasuritë e tokës” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 3:199). Nxitini studentët të kërkojnë gjatë mësimit të sotëm mënyra se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve mund të jetë dobiprurës në jetën e tyre.

Ftojini studentët të kthehen te faqja e titullit të Doktrinës e Besëlidhjeve. Shpjegoni se, që Doktrina e Besëlidhjet të jetë dobiprurëse, ne fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë janë doktrinat dhe besëlidhjet. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë faqen e titullit dhe fjalinë e parë të parathënies.

  • Si do ta përcaktonit fjalën doktrinë? Çfarë është një besëlidhje? Çfarë është zbulesa? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se një doktrinë është një e vërtetë themelore, e përjetshme e ungjillit të Jezu Krishtit; një besëlidhje është një marrëveshje e shenjtë midis Perëndisë dhe fëmijëve të Tij; dhe zbulesa është një komunikim nga Perëndia drejtuar fëmijëve të Tij. Ju mund të doni t’i shkruani këto përkufizime në tabelë dhe të sugjeroni që studentët t’i kopjojnë ato te faqja e titullit në shkrimet e tyre të shenjta.)

Kërkojuni studentëve të kthehen te paragrafi i tetë i parathënies te Doktrina e Besëlidhje (duke filluar me “Në zbulesat …”). Shpjegoni se ky paragraf rendit shembuj të disa prej doktrinave që gjenden te Doktrina e Besëlidhjet. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje fjalinë e parë dhe të përcaktojnë një ose më shumë doktrina për të cilat ata janë të interesuar të lexojnë më shumë.

  • Për cilat doktrina jeni më të interesuar të mësoni më shumë? Si mendoni se do të përfitonit nga njohuri dhe kuptueshmëri më e madhe për ato të vërteta?

Shpjegoni se, edhe pse njohuria për këto doktrina është e një rëndësie të ngutshme, vlera më e madhe e Doktrinës e Besëlidhjeve gjendet në të vërtetën më jetësore që përmban ajo. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë fjalinë e fundit të paragrafit të tetë dhe ftojeni klasën ta ndjekë e të kërkojë të vërtetën që e bën kaq të vlefshme Doktrinën e Besëlidhjet.

  • Çfarë e bën Doktrinën e Besëlidhjet “me vlerë të madhe”? Përse është kaq e vlefshme një dëshmi për Shpëtimtarin?

  • Si mund ta rritë dëshminë tuaj për Jezu Krishtin studimi juaj i Doktrinës e Besëlidhjeve?

Shkruani në tabelë parimin vijues: Nëpërmjet studimit të zbulesave në Doktrinën e Besëlidhjet, ne mund t’i forcojmë dëshmitë tona për Jezu Krishtin.

Ftojini studentët të marrin parasysh se si mund të përfitojë jeta e tyre nga një dëshmi më e fortë për Shpëtimtarin. Merreni parasysh të tregoni se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve e ka forcuar dëshminë tuaj për Jezu Krishtin.

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve mund t’i forcojë dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë fjalinë e dytë në paragrafin e parë të parathënies. Kërkojini klasës ta ndjekë e të përcaktojë se zërin e kujt do të dëgjojnë përmes Doktrinës e Besëlidhjeve. Pasi të jenë përgjigjur studentët, shkruani në tabelë parimin vijues: Teksa studiojmë Doktrinën e Besëlidhjet, ne mund të dëgjojmë zërin e Shpëtimtarit.

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 18:34–36. Ftojeni klasën ta ndjekë duke kërkuar se si ne mund ta dëgjojmë zërin e Zotit kur studiojmë Doktrinën e Besëlidhjet.

  • Për çfarë mund të dëshmojmë nëse e studiojmë Doktrinën e Besëlidhjet?

Ju mund të dëshironi të shpjegoni se në Doktrinën e Besëlidhjet, fjalë të tilla si “Zoti” ose “Perëndi” në përgjithësi i referohen Jezu Krishtit. Ai është personi që flet përmes gjithë Doktrinës e Besëlidhjeve.

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë paragrafin e tretë të parathënies. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë fjalët që përshkruajnë zërin e Shpëtimtarit. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.)

  • Cilat fjalë përdoren për të përshkruar zërin e Shpëtimtarit?

  • Çfarë përfitimesh mund të vijnë në jetën tuaj nga të qenit të aftë për ta dëgjuar dhe dalluar zërin e Zotit? (Shpjegoni se në javët e ardhshme, studentët do të mësojnë rreth mënyrave të tjera për ta dëgjuar zërin e Zotit dhe për ta dalluar kur Ai po u flet atyre.)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më tej se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve mund të sjellë dobi në jetën e tyre, merrni parasysh të paraqitni imazhe të disa prej njerëzve që lidhen me zbulesat në Doktrinën e Besëlidhjet: Vëllai Jozef (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 87; shih edhe LDS.org), Ema Smith (nr. 88), Gjon Pagëzori Jep Priftërinë Aarone (nr. 93), Rivendosja e Priftërisë Melkizedeke (nr. 94), Elija Shfaqet në Tempullin e Kirtlandit (nr. 95). Shpjegoni se, teksa i studiojnë zbulesat te Doktrina e Besëlidhje, ata do të mësojnë gjëra të rëndësishme lidhur me këta njerëz. Kërkojini një studenti të lexojë dy fjalitë e para të paragrafit të gjashtë të parathënies (duke filluar me “Këto zbulesa të shenjta …”). Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë rrethanat në të cilat u morën zbulesat te Doktrina e Besëlidhjet.

Profeti Jozef Smith
Ema Smith
Gjon Pagëzori Jep Priftërinë Aarone
Rivendosja e Priftërisë Melkizedeke
Elija Shfaqet në Tempullin e Kirtlandit
  • Çfarë frazash në këtë paragraf i përshkruajnë rrethanat në të cilat u morën këto zbulesa? (“Në përgjigje të lutjes”, “në kohët e nevojës” dhe “situata të vërteta jetësore”).

Paraqitni një fletë letre me fjalën Ju të shkruar në të. Vini në dukje se, ashtu sikurse individë nga historia e Kishës, edhe ne kalojmë përmes situatash në të cilat na nevojitet udhërrëfim hyjnor. Ftojini studentët të përshkruajnë situata që mund të ndodhin gjatë vitit shkollor, në të cilat ata mund të përfitonin nga udhërrëfimi i Zotit. Ftojeni një student t’i shkruajë përgjigjet e tyre në tabelë.

Shpjegoni se çdo zbulesë që studentët do ta studiojnë këtë vit, është një dëshmi shtesë që Perëndia me të vërtetë jeton, që Ai u flet fëmijëve të Tij dhe që Ai ia rrëfen udhën Kishës së Tij.

  • Si mund t’ju ndihmojnë këta dëshmitarë shtesë kur jeni në rrethana sfiduese?

  • Bazuar në atë që keni lexuar në paragrafin e gjashtë të parathënies, çfarë duhet të bëjmë për të marrë udhërrëfim hyjnor në kohët tona të nevojës?

Ndihmojini studentët të përcaktojnë një parim nga paragrafi i gjashtë duke shkruar thënien vijuese të paplotë në tabelë: Nëse ne , atëherë Zoti do të .

Ftojini studentët të përmbledhin atë që kanë mësuar nëpërmjet plotësimit të kësaj thënieje. Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Nëse ne lutemi për ndihmë në kohët tona të nevojës, atëherë Zoti do të na japë udhërrëfim.

Kërkojuni studentëve të kthehen te paragrafët e katërt dhe të pestë të parathënies. Përmblidhini këta paragrafë duke shpjeguar se ata sigurojnë një përmbledhje të ngjarjeve domethënëse në Rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit në tokë, duke përfshirë Vegimin e Parë dhe shfaqje të tjera hyjnore, përkthimin e Librit të Mormonit, rivendosjen e autoritetit dhe të çelësave të priftërisë dhe organizimin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. U thoni studentëve që ata do të mësojnë më shumë rreth këtyre ngjarjeve të shenjta gjatë kursit të tyre të studimit. Shpjegoni se këto përvoja hyjnore erdhën ndërkohë që Profeti Jozef Smith dhe njerëz të tjerë kërkuan ndihmën dhe udhërrëfimin e Zotit.

  • Kur keni hasur një situatë në të cilën ju nevojitej ndihma ose udhërrëfimi i Zotit dhe e morët atë?

Ftojini studentët të kthehen te “Dëshmia e Dymbëdhjetë Apostujve për të Vërtetën e Librit të Doktrinës e Besëlidhjeve”, e cila është në parathënien. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë dy paragrafët e parë (duke filluar me frazën “Ne, si rrjedhim, ndihemi të gatshëm …”). Vëreni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë fraza që i lënë mbresë.

  • Cilat fraza ju bëjnë përshtypje nga dëshmia e Dymbëdhjetë Apostujve për Doktrinën e Besëlidhjet? Përse?

Pasi të jenë përgjigjur studentët, i kujtoni ata se në fillim të mësimit u nxitën të kërkonin mënyra që studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve mund të jetë dobiprurës në jetën e tyre. Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta se si shpresojnë që Doktrina e Besëlidhje do të jetë dobiprurëse në jetën e tyre dhe çfarë do të bëjnë që ta ndihmojnë këtë gjë të ndodhë.

Kur studentët të kenë mbaruar së shkruari, u jepni një sfidë që ta studiojnë me lutje Doktrinën e Besëlidhjet çdo ditë këtë vit shkollor si një mënyrë për t’i ndihmuar ata ta dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit dhe të marrin udhërrëfim prej Tij. Ju mund të dëshironi ta mbyllni duke dhënë dëshminë tuaj se si studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve ju ka ndihmuar t’i përjetoni këto bekime në jetën tuaj.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Cila është marrëdhënia midis Librit të Mormonit dhe Doktrinës e Besëlidhjeve?

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim për marrëdhënien midis Librit të Mormonit dhe Doktrinës e Besëlidhjeve:

Presidenti Ezra Taft Benson

“Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhjet lidhen së bashku si zbulesa nga Perëndia i Izraelit për ta mbledhur e përgatitur popullin e Tij për ardhjen e dytë të Zotit. …

Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhjet dëshmojnë për njëri-tjetrin. Nuk mund ta besoni njërin dhe të mos e besoni tjetrin. …

Doktrina e Besëlidhje është hallka lidhëse midis Librit të Mormonit dhe punës së vazhdueshme të Rivendosjes nëpërmjet Profetit Jozef Smith dhe pasuesve të tij. …

Libri i Mormonit i sjell njerëzit te Krishti. Doktrina e Besëlidhje i sjell njerëzit te mbretëria e Krishtit, madje Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e ‘vetm[ja] kishë [e] vërtetë dhe [e] gjallë mbi faqen e tërë dheut’ [DeB 1:30]. Unë e di këtë.

Libri i Mormonit është ‘gurthemeli’ i fesë sonë dhe Doktrina e Besëlidhje është guri kulmor, me zbulesën e vazhdueshme të ditëve të mëvonshme. Zoti e ka vendosur vulën e Tij të miratimit si mbi gurin e themelit, ashtu edhe mbi gurin kulmor” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 83).

Nga zbulesa te botimi: Botime të ndryshme të Doktrinës e Besëlidhjeve

Në nëntor të vitit 1831, Profeti Jozef Smith u takua me pleqtë në Hajrëm të Ohajos. Grupi vendosi t’i përmblidhte dhe botonte disa prej zbulesave që kishte marrë Profeti. Ata zgjodhën 65 zbulesa dhe e titulluan përmbledhjen Libri i Urdhërimeve. Deri në verën e vitit 1833 shumica e përmbledhjeve ishin shtypur, por një turmë i shkatërroi pothuajse të gjitha kopjet. Si pasojë, shumë pak kopje ekzistojnë sot. Një botim tjetër u miratua dhe u botua në vitin 1835. Ky botim përmbante Lectures on Faith [Leksione mbi Besimin] (shih parathënien e Doktrinës e Besëlidhjeve) dhe 103 zbulesa. Si rrjedhim, ky botim ishte i pari me titullin Doktrina (leksionet) e Besëlidhjet (zbulesat). (Shih History of the Church, 2:243–251.)

Disa botime më shumë (secili duke shtuar zbulesa të reja ose duke bërë përmirësime të vogla të organizimit) u shtypën herë pas here deri në vitin 1981, kur Kisha botoi një botim të ri të kombinimit tresh në anglisht, me shënime të zgjeruara në fund të faqeve dhe me referenca kryq e një indeks të ri. Në atë kohë, vegimi i Profetit Jozef Smith i vitit 1836 për mbretërinë çelestiale dhe vegimi i Presidentit Jozef F. Smith i vitit 1918 për shëlbimin e të vdekurve, që të dy të kanonizuar nga Kisha në vitin 1976 dhe fillimisht të shtuar në Perlën me Vlerë të Madhe, iu shtuan Doktrinës e Besëlidhjeve si seksionet 137 dhe 138. Botimi i vitit 1981 ka 138 seksione dhe dy deklarata zyrtare: Manifestin, të shpallur në vitin 1890 nga Presidenti Uillford Udraf, dhe deklaratën mbi priftërinë, të shpallur në vitin 1978 nga Presidenti Spenser W. Kimball. Më 1 mars 2013, Presidenca e Parë shpalli një botim të ri të shkrimeve të shenjta në anglisht. Shumica e rregullimeve që u bënë në këtë botim, janë në mjetet ndihmëse për studimin apo në titujt e seksioneve të Doktrinës e Besëlidhjeve ose përfshijnë korrigjime të vogla të shkrimit të tekstit. (Për më shumë informacion të hollësishëm rreth botimeve të ndryshme, shih Tabelën e Përkimit të Zbulesave te “Corresponding Section Numbers in Editions of the Doctrine and Covenants”, JosephSmithPapers.org/reference/library.)