Mësimi 87
Doktrina e Besëlidhje 84:43–61
Hyrje
Në 22 dhe 23 shtator 1832, Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 84. Në këtë zbulesë, Zoti zbuloi të vërteta rreth priftërisë, siç u diskutuan në mësimet e mëparshme. Zoti gjithashtu i mësoi shenjtorët rreth rëndësisë për t’ia vënë veshin fjalës së Perëndisë. Ai i qortoi ata për trajtimin me lehtësi të Librit të Mormonit dhe të urdhërimeve e zbulesave të tjera.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 84:43–53
Zoti jep mësim mbi rëndësinë e të dëgjuarit të fjalës së Perëndisë
Kujtojuni studentëve synimin që e kanë vënë në fillim të vitit për studimin e shkrimeve të shenjta përditë. Ftojini ata të marrin parasysh se sa mirë po e kryejnë këtë synim. Pasi studentët ta kenë marrë parasysh këtë, bëni pyetjet vijuese:
-
Cilat janë disa sfida që i hasni kur përpiqeni t’i studioni shkrimet e shenjta çdo ditë? (Teksa studentët përgjigjen, vini në dukje se mund të jetë e vështirë ta ruajnë një zakon të studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta.)
-
Përse zgjidhni t’i studioni shkrimet e shenjta edhe pse nganjëherë mund të jetë e vështirë për ta bërë atë?
Shpjegoni se në mësimin e sotëm, studentët do të mësojnë të vërteta nga Doktrina e Besëlidhje 84, të cilat mund t’i frymëzojë ata që t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i studiuar shkrimet e shenjta.
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 84:43–44 e të përcaktojnë fjalë dhe fraza që na mësojnë rëndësinë e studimit dhe zbatimit të fjalës së Zotit.
-
Cilat fjalë dhe fraza i gjetët që na mësojnë rëndësinë e studimit dhe zbatimit të fjalës së Zotit? (Studentët mund të përmendin fjalë dhe fraza të tilla si “urdhërim”, ia “vini veshin me zell” dhe “jetoni me çdo fjalë”.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:45–46. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë fjalë dhe fraza në këtë fragment që nënkuptojnë të njëjtën gjë sikurse “fjala e Zotit”.
-
Cilat fjalë dhe fraza i gjetët? (Përgjigjet duhet të përfshijnë “e vërtetë”, “dritë”, “Shpirt”, “Shpirti i Jezu Krishtit” dhe “zëri [i] Shpirtit”.)
Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Nëse ia vëmë veshin me zell fjalës së Perëndisë, atëherë …
Ftojini studentët ta rilexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 84:45–46.
-
Bazuar në ato që gjetët te vargjet 45–46, si do ta plotësonit thënien në tabelë? (Studentët mund të sugjerojnë përgjigje të ndryshme. Përfundojeni parimin në tabelë që të përçojë parimin vijues: Nëse ia vëmë veshin me zell fjalës së Perëndisë, ne do të ndriçohemi nëpërmjet Shpirtit të Krishtit.)
Drejtojeni vëmendjen e studentëve te fraza “Shpirti i Jezu Krishtit” në vargun 45. Shpjegoni se një frazë tjetër që nënkupton të njëjtën gjë është “Drita e Krishtit”. Drita e Krishtit është “një ndikim për mirë në jetën e gjithë njerëzve. … [Megjithatë,] Drita e Krishtit nuk duhet të ngatërrohet me Frymën e Shenjtë. Ajo nuk është një person, siç është Fryma e Shenjtë” (Të Vërtetë ndaj Besimit [2004], f. 38). Drita e Krishtit është brenda secilit njeri dhe siguron një “njohuri për të drejtën dhe të gabuarën, [apo] ndjenj[ën] morale ose ndërgjegj[en]”. Ajo “mund të na drejtojë që t’i rregullojmë veprimet tona – nëse, pra, nuk e ndryshim ose nuk e detyrojmë të heshtë atë” (Bojd K. Paker, “The Light of Christ” [“Drita e Krishtit”], Ensign [Liahona], prill 2005, f. 9).
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:47–48. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë se si ne do të bekohemi nëse ia vëmë veshin Shpirtit të Jezu Krishtit.
-
Sipas vargut 47, si do të bekohemi nëse ia vëmë veshin Shpirtit të Jezu Krishtit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të dallojnë parimin vijues: Nëse ia vëmë veshin Shpirtit të Jezu Krishtit, ne vërtet do të vijmë tek Ati. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
-
Sipas vargut 48, çfarë do të bëjë Ati kur ne vijmë tek Ai? (Ai do të na mësojë.)
-
Te vargu 48, ne lexojmë se Ati do të na mësojë jo vetëm për të mirën tonë, por edhe për të mirën e të gjithë botës. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Vini në dukje se përveç të pasurit të Dritës së Krishtit, individët mund ta marrin shoqërimin e Frymës së Shenjtë pasi të hyjnë në besëlidhjen e pagëzimit. Nëpërmjet kësaj dhurate, ata mund të marrin dritë shtesë dhe të udhëhiqen për t’u kthyer te prania e Atit për të marrë jetë të përjetshme.
Ftojeni një student që t’i shuajë dritat në klasë dhe më pas të kthehet në vendin e tij ose të saj. (Sigurohuni që ka dritë të mjaftueshme në dhomë për studentin që të ecë pa problem.) Ftojini studentët të mendojnë për raste kur kanë ecur në errësirë të plotë. Ftojini disa studentë të përshkruajnë se si ishte kjo përvojë për ta. Më pas hapini përsëri dritat.
Shpjegoni se shkrimet e shenjta shpesh i referohen errësirës për të përshkruar në mënyrë simbolike një gjendje shpirtërore. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:49–53. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë se kush tha Zoti është në errësirë shpirtërore dhe përse ata janë në atë gjendje.
-
Kush është në errësirë? Përse janë ata në errësirë?
Vini në dukje se në këto vargje, ata që përshkruhen se janë në errësirë, gjithashtu përshkruhen të jenë nën skllavërinë e mëkatit. Kjo do të thotë që ata janë të zënë në kurth prej pasojave të mëkateve të tyre ngaqë ata nuk janë penduar.
-
Si është të jetuarit nën skllavërinë e mëkatit i ngjashëm me të qenit në errësirë?
Doktrina e Besëlidhje 84:54–61
Zoti i qorton shenjtorët për trajtimin me lehtësi të Librit të Mormonit
Shpjegoni se, përveç që tha se bota ishte në errësirë, Zoti tha se mendjet e anëtarëve të Kishës ishin errësuar.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:54–56. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë dy arsyet përse mendjet e anëtarëve të Kishës ishin bërë të errësuara.
-
Sipas vargut 54, përse ishin errësuar mendjet e anëtarëve të Kishës?
-
Çfarë do të thotë ta trajtojmë diçka me lehtësi? (Ta lëmë diçka pas dore ose ta trajtojmë atë pa respekt ose pa përkujdesje.) Si mund ta bëjë të errësohet mendjen e një njeriu, mosbesimi ose trajtimi me lehtësi i diçkaje të shenjtë?
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:57. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojnë atë çfarë shenjtorët e kishin trajtuar me lehtësi.
-
Cilat gjëra i kishin trajtuar shenjtorët me lehtësi? (Librin e Mormonit dhe “urdhërimet e mëparshme” të Zotit, ose zbulesat e mëparshme, duke përfshirë ato që përmbaheshin në Bibël.)
-
Sipas asaj që keni mësuar nga vargjet 54–58, me çfarë pasojash do të përballemi nëse e trajtojmë me lehtësi fjalën e Perëndisë? (Studentët duhet të shprehin se nëse e trajtojmë me lehtësi fjalën e Perëndisë, mendjet tona do të errësohen dhe ne do të sillemi nën ndëshkim. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në tabelë.)
Ftojeni një student t’i lexojë me zë të lartë thëniet vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson lidhur me Librin e Mormonit:
“A bazohen pasoja të përjetshme te përgjigjja jonë ndaj këtij libri? Po, qoftë për bekimin tonë ose për ndëshkimin tonë.
‘Çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme duhet ta bëjë studimin e këtij libri një përkushtim që zgjat gjithë jetën. Në të kundërt ai po e vendos shpirtin e tij në rrezik dhe po shpërfill atë që mund t’i japë unitet shpirtëror dhe intelektual gjithë jetës së tij. Ka një ndryshim midis një të kthyeri që është i vendosur mbi shkëmbin e Krishtit nëpërmjet Librit të Mormonit dhe mbahet fort tek ajo shufër e hekurt, dhe atij që nuk është i tillë’ (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 5).
Le të mos mbetemi nën mallkim, me fshikullimin dhe gjykimin e tij, duke e trajtuar me lehtësi këtë dhuratë të madhe dhe të mrekullueshme që Zoti na e ka dhënë. Përkundrazi, le të fitojmë premtimet që lidhen me ruajtjen e tij si thesar në zemrat tona” (“The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 7).
Ftojini studentët të përsiatin se si po e trajtojnë Librin e Mormonit dhe çfarë mund të bëjnë ata për ta bërë studimin e tyre për atë libër një përkushtim të të gjithë jetës.
Ftojini studentët ta shqyrtojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 84:57.
-
Çfarë tha Zoti se shenjtorëve iu nevojitej të bënin përveç pendimit ngaqë i kishin trajtuar me lehtësi fjalët e Tij? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se përveç të kujtuarit të Librit të Mormonit dhe të “urdhërimeve të mëparshme”, të cilat i kishte dhënë Zoti, shenjtorëve iu nevojitej të bënin atë që shkruhet në ato shkrime.)
-
Si do ta përmblidhnit atë që Zoti do që ne të bëjmë me Librin e Mormonit? (Studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që të theksoni sa vijon: Ne duhet ta lexojmë Librin e Mormonit me besnikëri dhe të jetojmë sipas mësimeve të tij. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)
Ndajini studentët në dyshe. Kërkojuni dysheve të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese:
-
Kush është një shembull i mirë për ju për studimin e Librit të Mormonit dhe të jetuarit sipas mësimeve të tij?
Për ta përfunduar këtë mësim, ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:60–61. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë udhëzimin e mëtejshëm që Zoti ua jep atyre që i pranojnë fjalët e Tij nëpërmjet Librit të Mormonit. Pasi të lexohen vargjet, vini në dukje se sipas vargut 61, ata që i pranojnë fjalët e Zotit në Librin e Mormonit, duhet t’u dëshmojnë për to të tjerëve.
Ftojini disa studentë të dëshmojnë se si janë bekuar kur e kanë studiuar Librin e Mormonit dhe janë përpjekur të jetojnë sipas të vërtetave që na i mëson ai. (Mund t’iu jepni studentëve një çast që të mendojnë për përvojat e tyre përpara se t’u kërkoni atyre të përgjigjen.)
Kujtojini studentët për synimet e tyre që t’i studiojnë shkrimet e shenjta çdo ditë. Shkruajini në tabelë pyetjet vijuese dhe ftojini studentët që t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Dëshmoni që studentët do t’i afrohen më pranë Atit Qiellor kur i jetojnë të vërtetat e diskutuara sot në klasë.