Mësimi 135
Doktrina e Besëlidhje 128:12–25
Hyrje
Ky mësim trajton pjesën e mbetur të një letre që Jozef Smithi ua shkroi shenjtorëve në fillim të shtatorit të vitit 1842. Në këtë pjesë të letrës, Profeti dha mësim rreth shpëtimit të të gjallëve dhe të të vdekurve. Ai i nxiti shenjtorët të jenë besnikë në punën e tyre për të vdekurit dhe shprehu gëzimin e tij për Rivendosjen e ungjillit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 128:12–18
Jozef Smithi na jep mësim rreth shpëtimit të të gjallëve dhe të të vdekurve
Paraqitni një figurë të një vaske pagëzimi në një tempull (për shembull, “Vaskë Pagëzimi në Tempull”, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 121; shih edhe LDS.org). Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur po marrin pjesë një shtëpi të hapur të tempullit me një shok i cili nuk është anëtar i Kishës. Pasi ecin përmes pagëzimores, shoku i tyre pyet: “Përse futeni tërësisht nën ujë kur pagëzoheni?” Shoku i tyre gjithashtu pyet: “Përse pagëzoheni për njerëz të vdekur?”
Kujtojuni studentëve se, ndërkohë që Jozef Smithi po fshihej nga njerëz që po kërkonin në mënyrë të paligjshme ta arrestonin, ai u shkroi një letër shenjtorëve. Në këtë letër, ai u mësoi atyre më shumë rreth pagëzimit për të vdekurit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:12–13. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë mësimdhënien nga Jozef Smithi rreth simbolizmit të pagëzimit.
-
Si mund t’i përdornit mësimet e dhëna te vargjet 12–13 për ta ndihmuar dikë të kuptojë arsyen përse pagëzimi bëhet me anë të zhytjes?
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:15. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë arsyen përse ne kryejmë pagëzime për të vdekurit.
-
Sipas këtij vargu, përse paraardhësit tanë kanë nevojë që ne të kryejmë pagëzime për të vdekurit? (Siç nevojitet, drejtojeni vëmendjen e studentëve te fjalët “ata pa ne nuk mund të bëhen të përsosur”. Ndihmojini studentët të përcaktojnë doktrinën vijuese: Paraardhësit tanë që vdesin pa ungjillin, nuk mund të përparojnë drejt përsosmërisë derisa ordinancat shpëtuese të ungjillit të kryhen për ta.)
Nëse studentët kanë nevojë për ndihmë që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese:
“Paraardhësit tuaj të vdekur jetojnë në një vend të quajtur bota shpirtërore. Atje ata kanë mundësinë për ta dëgjuar dhe pranuar ungjillin e Jezu Krishtit. Megjithatë, ata nuk mund t’i marrin ordinancat e ungjillit për veten e tyre dhe nuk mund të përparojnë derisa të tjerët t’i sigurojnë këto ordinanca për ta.
Privilegji dhe përgjegjësia juaj është që t’ua jepni paraardhësve tuaj këtë dhuratë duke i gjetur ata dhe duke siguruar që ordinancat të kryhen në emër të tyre brenda në tempull. Ata mund të zgjedhin më pas nëse e pranojnë punën që është bërë” (Udhëzuesi i Anëtarëve për Punën në Tempull dhe Historinë Familjare [2009], f. 2).
-
Si mendoni se mund të ndihen paraardhësit tuaj kundrejt jush kur e bëni këtë punë për ta?
-
Sipas vargut 15, cila është një arsye tjetër për të kryer pagëzime për të vdekurit? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë doktrinën vijuese: Shpëtimi i paraardhësve tanë të vdekur është i domosdoshëm dhe thelbësor për shpëtimin tonë.)
-
Si mendoni ju, përse “shpëtimi i tyre është i domosdoshëm dhe thelbësor për shpëtimin tonë”? (Pasi studentët kanë pasur kohë për ta diskutuar këtë pyetje, tregojuni atyre se do të mësojnë më shumë rreth kësaj doktrine teksa vazhdojnë të studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 128.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:16–17. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë profetë në Bibël të cilët shkruan rreth pagëzimit për të vdekurit. Ftojini ata të raportojnë atë që gjejnë.
-
Si mund të jenë të dobishme këto fragmente të Biblës për një shok i cili nuk është anëtar i Kishës?
Paraqitni një zinxhir me disa hallka ose vizatoni një zinxhir në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:18. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se si lidhen hallkat e një zinxhiri me mësimet e dhëna nga Jozef Smithi rreth pagëzimit për të vdekurit. (Ju mund të doni t’i kujtoni studentët se një periudhë e kujdestarisë ungjillore është një periudhë kohore kur Zoti zbulon doktrinat, ordinancat dhe priftërinë e Tij. Ju gjithashtu mund të doni të shpjegoni se në këtë varg, fjala fëmijëve na drejtohet neve dhe fjala etërve u drejtohet paraardhësve tanë.)
-
Si lidhen hallkat e një zinxhiri me mësimet e dhëna nga Jozef Smithi rreth pagëzimit për të vdekurit? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Pagëzimi për të vdekurit ndihmon që të na lidhë përjetësisht me paraardhësit tanë. Shpjegoni se përveç pagëzimit, ordinancat e tjera shpëtuese – konfirmimi, shugurimi në Priftërinë Melkizedeke [për burrat], dhurimi [indaumenti] në tempull dhe ordinancat vulosëse – janë gjithashtu thelbësore për të siguruar hallkat lidhëse midis paraardhësve tanë dhe vetes sonë.)
Për t’i ndihmuar studentët që ta rritin kuptueshmërinë e tyre për doktrinat dhe parimet që i kanë përcaktuar te Doktrina e Besëlidhje 128:12–18, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith:
“Duhet të ketë një organizim familjar, një njësi familjare dhe secili brez duhet të lidhet me zinxhirin që krijohet më parë, me qëllim që të sillet përsosmëri në organizimin familjar. Në këtë mënyrë, përfundimisht, ne do të jemi një familje të madhe me Adamin në krye, Mikaelin, kryeengjëllin, duke kryesuar mbi pasardhësit e tij” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 2:175).
Vini në dukje se në vargun 18, toka do të goditet me një mallkim, në qoftë se brezat e etërve dhe të fëmijëve nuk lidhen së bashku. Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë këtë doktrinë, lexoni shpjegimin vijues nga Presidenti Jozef Filding Smith:
“Nëse nuk ka një lidhje të pandashme midis etërve dhe fëmijëve – që është puna për të vdekurit – atëherë ne të gjithë do të jemi të flakur; e gjithë puna e Perëndisë do të dështojë dhe do të shkatërrohet tërësisht” (Doctrines of Salvation, 2:122).
Doktrina e Besëlidhje 128:19–25
Jozef Smithi shpreh gëzim në Rivendosjen e ungjillit dhe i nxit shenjtorët të jenë besnikë ndërkohë që punojnë për shpëtimin e të vdekurve
Ftojini studentët të mendojnë rreth një rasti kur ata kanë qenë të lumtur të dëgjojnë një lajm vërtet të mirë. Kërkojuni disa studentëve të tregojnë përvojat e tyre. Pasi ta bëjnë këtë, pyetini ata nëse dëshironin ta ndanin njoftimin me të tjerët dhe përse.
Shpjegoni se një fjalë tjetër për njoftim është lajm. Më pas ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:19. Vëreni klasën të kërkojë lajmet që Jozef Smithi tha se ne i kemi marrë.
-
Çfarë “lajme[sh] të gëzuara” kemi marrë ne? (Ungjillin e Jezu Krishtit.)
-
Si është ungjilli i Jezu Krishtit një zë gëzimi për të gjallët dhe të vdekurit?
Shpjegoni se Jozef Smithi renditi disa nga përvojat që ai i kishte pasur me lajmëtarët qiellorë kur ungjilli u rivendos nëpërmjet tij. Ftojini studentët të shohin me të shpejtë Doktrinën e Besëlidhjet 128:20–21 dhe të përcaktojnë përvojat dhe lajmëtarët. Ju mund të doni të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që mësojnë. Pasi të tregojnë atë që kanë zbuluar, përmblidhini komentet e tyre duke shkruar doktrinën vijuese në tabelë: Çelësat, fuqitë dhe autoriteti i periudhave të kaluara të kujdestarisë ungjillore janë rivendosur në periudhën e plotësisë së kohëve.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Xhon Tejlor:
“Parimet që [Jozef Smithi] e kishin vendosur atë në komunikim me Zotin dhe jo vetëm me Zotin, por me apostujt dhe profetët e lashtë; njerëz të tillë, për shembull, si Abrahami, Isaku, Jakobi, Noeu, Adami, Sethi, Enoku dhe Jezusi, dhe Ati, dhe apostujt që jetuan në këtë kontinent, si edhe ata që jetuan në kontinentin aziatik. Ai dukej se i njihte këta njerëz po ashtu si ne e njohim njëri-tjetrin. Përse? Sepse ai duhej të paraqiste një periudhë ungjillore, e cila quhej periudha ungjillore e plotësisë së kohëve dhe njihej si e tillë nga shërbëtorët e lashtë të Perëndisë” (The Gospel Kingdom [1987], f. 353.)
-
Çfarë ndryshimi sjell në jetën tuaj të dini se ungjilli u rivendos tokës nëpërmjet lajmëtarëve qiellorë?
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 128:22–23 përmban shprehjet e gëzimit që Jozef Smithi ndjeu ngaqë çelësat e priftërisë ishin rivendosur dhe ngaqë shenjtorët mund të ndihmonin për t’i shëlbuar të vdekurit. Ftojeni një student t’i lexojë me zë të lartë vargjet. Ftojeni klasën ta ndjekë, duke kërkuar fraza që janë veçanërisht kuptimplota për ta. (Ju mund të doni të sugjeroni që ata t’i shenjojnë ato fraza.) Më pas kërkojuni studentëve t’i lexojnë ato fraza dhe të shpjegojnë përse frazat janë kuptimplota për ta.
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:24 dhe ftojeni klasën të kërkojë atë që Profeti i udhëzoi shenjtorët të bënin. Ftojini ata të raportojnë atë që gjejnë. Ftojini të raportojnë atë që gjejnë.
-
Sipas këtij vargu, çfarë oferte të drejtë duhet t’i bëjmë Zotit? (Një libër që përmban analet e të vdekurve tanë.)
-
Çfarë mund të bëjmë ne që të japim ndihmesë në këtë “libër”? Çfarë na mëson vargu 24 rreth pjesëmarrjes sonë në punën e historisë familjare dhe punën në tempull? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Kur e bëjmë punën e historisë familjare dhe i marrim ordinancat në tempull për paraardhësit tanë, ne i bëjmë një ofertë të drejtë Zotit. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vëreni klasën të dëgjojë përshkrimin e Plakut Bednar për rolin e tyre në shpëtimin e të vdekurve:
“Shumë prej jush mund të mendojnë se puna e historisë familjare duhet të kryhet kryesisht nga njerëz më të rritur. Por unë nuk di të përshkruhet asnjë kufi moshe në shkrimet e shenjta apo në udhëzimet e shpallura nga udhëheqës të Kishës, që e kufizon këtë shërbesë të rëndësishme. …
Nuk është rastësi që instrumente … kanë dalë në një kohë kur të rinjtë janë kaq të familjarizuar me një gamë të gjerë teknologjish të informacionit dhe të komunikimit. … Aftësitë dhe prirjet e dukshme mes shumë të rinjve të sotëm janë një përgatitje për t’i kontribuar punës së shpëtimit.
… Ju inkurajoj që të studioni, t’i gjeni paraardhësit tuaj e të përgatiteni për të kryer pagëzime mëkëmbëse në shtëpinë e Zotit për të vdekurit e farefisit tuaj. … Dhe ju nxis që të ndihmoni njerëz të tjerë për të gjetur historitë e tyre familjare” (“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 26).
-
Në çfarë mënyrash mund të merrni pjesë në punën e historisë familjare dhe në punën në tempull?
-
Kur keni bërë ju oferta nëpërmjet punës së historisë familjare dhe punës në tempull? Në çfarë mënyrash u bekuat kur i bëtë këto oferta?
Jepni dëshminë tuaj për bekimet që studentët do të marrin kur ata marrin pjesë në punën e historisë familjare dhe punën në tempull. Ftojini studentët të caktojnë synime që do t’i ndihmojnë ata të bëjnë punën e historisë familjare dhe punën në tempull.