Seminare dhe Institute
Mësimi 43: Doktrina e Besëlidhje 38:17–42


Mësimi 43

Doktrina e Besëlidhje 38:17–42

Hyrje

Mësimi i mëparshëm trajtoi 16 vargjet e para të Doktrinës e Besëlidhjeve 38. Ky mësim trajton pjesën e mbetur të seksionit. Në përgjigje të dëshirës së shenjtorëve për të ditur më shumë rreth urdhërimit që të mblidheshin në Ohajo, Zoti zbuloi disa bekime që do t’u vijnë të drejtëve gjatë Mijëvjeçarit. Më pas Ai i udhëzoi shenjtorët të bashkoheshin dhe shpjegoi përse Ai i urdhëroi ata të mblidheshin në Ohajo. Së fundi, Zoti dha urdhërime për t’i ndihmuar shenjtorët që të dinin se si ta fillonin mbledhjen në Ohajo.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 38:17–22

Zoti jep në zbulesë disa bekime që do t’iu vinë të drejtëve tani dhe gjatë Mijëvjeçarit

Pyetini studentët se çfarë është një trashëgimi dhe kush e merr atë zakonisht.

  • Përse do ta donit një trashëgimi?

Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 38:17–22. Vëreni klasën të ndjekë dhe të përcaktojë trashëgiminë që Zoti premtoi t’ia japë popullit të Tij.

  • Çfarë tha Zoti se do të kishte nevojë të bënte populli i Tij, me qëllim që ta merrte trashëgiminë e përmendur në këto vargje? (Ta kërkonte me gjithë zemër [shih DeB 38:19]; ta dëgjonte zërin e Tij dhe ta ndiqte Atë [shih DeB 38:22].)

Ftojeni një student të tregojë sfondin e Doktrinës e Besëlidhjeve 38, që e mësuan gjatë mësimit të mëparshëm. Nëse nevojitet, kujtojini studentët se disa nga shenjtorët në Nju-Jork kishin kërkuar më shumë informacion lidhur me urdhërimin e Zotit që të lëviznin për në Ohajo.

  • Si mendoni se të mësuarit e shenjtorëve rreth trashëgimisë së tyre të përjetshme mund t’i kishte ndikuar ndjenjat e tyre rreth urdhrit që të lëviznin për në Ohajo?

Nxitini studentët të kërkojnë arsye shtesë përse Zoti e dha urdhërimin për shenjtorët që të mblidheshin në Ohajo, ndërkohë që ata studiojnë pjesën e mbetur të Doktrinës e Besëlidhjeve 38.

Doktrina e Besëlidhje 38:23–27

Zoti i urdhëron shenjtorët të bashkohen

Përpara orës mësimore, vizatoni në tabelë një figurë të thjeshtë të pamjes së jashtme të një godine që gjendet në zonën tuaj. Ose vizatoni një figurë të thjeshtë të një shtëpie, siç ilustrohet këtu. Përfshini elementët thelbësorë të ndërtimit, duke përfshirë një derë hyrjeje, një dritare, mure dhe një çati. Pyetini studentët se cila pjesë e ndërtesës është më e rëndësishmja. Teksa studentët përgjigjen, ndihmojini ata të kuptojnë se çdo pjesë e ndërtesës i shërben një qëllimi të nevojshëm.

skica e strehimit
  • Si mund të krahasohen pjesët e një ndërtese me njerëzit në një familje ose njerëzit në një lagje apo degë? (Ashtu sikurse çdo pjesë e një ndërtese është e rëndësishme, çdo njeri në një familje ose lagje apo degë është i vlefshëm dhe mund të luajë një rol jetik.)

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 38:23–25 dhe të kërkojnë një frazë që na mëson se si ne duhet t’i shohim njerëzit e tjerë. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që mësojnë.

  • Çfarë mendoni se do të thotë për një njeri që “ta vlerësojë vëllanë e tij si veten”? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë parimin vijues: Ne duhet t’i vlerësojmë të tjerët po aq shumë sa e vlerësojmë veten tonë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kujtojnë këtë parim, shkruani në tabelë thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta kopjojnë atë në shkrimet e tyre të shenjta, në fletoret e klasës apo në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. (Thënia gjendet te “The Weak and the Simple of the Church”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 7.)

“Ka një barazi të pashoqe mes anëtarëve [të Kishës]. Askush prej nesh nuk duhet ta konsiderojë vetveten me më shumë vlerë sesa tjetri (shih DeB 38:24–25)” (Presidenti Bojd K. Paker).

  • Çfarë ndodh kur njerëzit mendojnë se ata kanë një vlerë më të madhe ose janë më të mirë se të tjerët?

  • Si bekohet Kisha kur ne nuk e mendojmë veten tonë që jemi më me vlerë se të tjerët?

U thoni studentëve se Shpëtimtari na mësoi një shëmbëlltyrë që tregon përse ne duhet t’i vlerësojmë të tjerët sikurse veten tonë. Ftojeni një student ta lexojë këtë shëmbëlltyrë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 38:26. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë mënyrën se si i trajtoi bijtë e tij burri në këtë shëmbëlltyrë.

  • Si do të ndiheshit nëse do të ishit biri që mori lecka në këtë shëmbëlltyrë?

  • Çfarë mund të bënte biri që mori rroba të mira, për ta përmirësuar këtë gjendje?

  • Cili mendoni se është mesazhi i Zotit për ne në këtë shëmbëlltyrë?

Vërini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 38:27 dhe të kërkojnë një parim që Zoti dëshiron që ne ta kuptojmë nga kjo shëmbëlltyrë. (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të shprehin diçka të ngjashme me sa vijon: Nëse nuk jemi një, ne nuk mund të jemi populli i Zotit.) Shkruajeni këtë parim në tabelë pranë parimit të parë që shkruat. Ju mund të dëshironi gjithashtu të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta fjalët që na e mësojnë këtë parim.)

  • Në kuptimin e vargut 27, çfarë do të thotë të “jini një”? (Të jini të bashkuar me të tjerët dhe me Zotin në drejtësi.)

  • Si mund të na ndihmojë të bëhemi një me njëri-tjetrin, të vlerësuarit e të tjerëve ashtu siç e vlerësojmë veten tonë? Si mund të na ndihmojë kjo që të bëhemi një me Zotin?

  • Si mendoni, përse nuk mund të jemi populli i Zotit nëse nuk jemi një?

Shpjegoni se anëtarët e hershëm të Kishës, që u thirrën për t’u mbledhur në Ohajo, erdhën nga prejardhje të ndryshme shoqërore. Disa ishin pronarë të fermave të suksesshme dhe respektoheshin në komunitetet e tyre, ndërkohë që të tjerë kishin pak pronë dhe shiheshin si të ishin të një gjendjeje më të ulët shoqërore.

  • Si mund t’i kishin bekuar shenjtorët parimet në tabelë, ndërkohë që ata mblidheshin së bashku me anëtarë të tjerë të Kishës në Ohajo?

Përpara orës mësimore, ju mund të dëshironi të përgatisni një fletushkë për secilin student që përmban thënien e mëposhtme nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë. Ftojeni një student ta lexojë thënien me zë të lartë. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar për mënyra se si urdhërimi për të qenë një, lidhet me urdhërimin e Perëndisë për popullin e Tij që të mblidhen së bashku.

Presidenti Henri B. Ajring

“Ne e dimë nga përvoja se gëzimi vjen kur ne jemi të bekuar me unitet. … Dëshira e [Atit tonë Qiellor] është të na e plotësojë atë dëshirë të shenjtë për unitet nga dashuria e Tij për ne.

Ai nuk mund të na e dhurojë atë si individë. Gëzimi i unitetit që Ai dëshiron kaq shumë të na japë, nuk qëndron i vetëm. Ne duhet ta kërkojmë atë dhe të kualifikohemi për të me të tjerë. Nuk është e papritur atëherë që Perëndia na nxit të mblidhemi që Ai të mund të na bekojë. Ai dëshiron që ne të mblidhemi në familje. Ai ka krijuar klasa, lagje e degë dhe na ka urdhëruar të takohemi shpesh bashkë. Në ato mbledhje, që Perëndia i ka krijuar për ne, gjendet mundësia jonë e madhe. Ne mund të lutemi dhe të punojmë për unitetin që do të na sjellë gëzim dhe do të na e shumëfishojmë forcën tonë për të shërbyer” (“Zemrat Tona Thuren si një e Vetme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 69).

  • Sipas Presidentit Ajring përse Zoti dëshiron që ne të mblidhemi së bashku? (Që Ai mund të na bekojë dhe të na ndihmojë të punojmë drejt unitetit.) Cilat janë bekimet e unitetit? (Gëzimi dhe shumëfishimi i fuqisë sonë për të shërbyer.)

  • Si na ndihmon thënia e Presidentit Ajring për ta kuptuar përse ne mblidhemi së bashku si familje? Si anëtarë të Kishës? Si klasë seminari?

  • Kur i keni përjetuar bekimet që vijnë nga mbledhja së bashku me të tjerët?

Ftojini studentët të harxhojnë pak minuta duke shkruar në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth asaj që mund të bëjnë për të qenë një me familjet e tyre, me të rinjtë dhe të rejat e kuorumeve dhe klasave të tyre në kishë dhe një me Zotin. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë të tregojnë për atë që kanë shkruar.

Doktrina e Besëlidhje 38:28–33

Zoti shpjegon përse Ai e urdhëroi Kishën e Tij të mblidhej në Ohajo

Shpjegoni se Zoti zbuloi arsye të tjera përse Ai i urdhëroi shenjtorët ta linin Nju-Jorkun dhe të mblidheshin në Ohajo. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 38:28–30 dhe vëreni klasën të kërkojë arsye të tjera përse shenjtorët u urdhëruan të mblidheshin në Ohajo.

  • Për çfarë i paralajmëroi Zoti shenjtorët?

  • Sipas vargut 30, çfarë mund të bëjnë njerëzit e Zotit me qëllim që mos frikësohen prej armiqve të tyre? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë fjalët që ua mësojnë këtë parim: Nëse jemi të përgatitur, ne nuk do të frikësohemi.)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë dhe ta zbatojnë të vërtetën që sapo e përcaktuan, ndajini ata në dyshe dhe ftojeni secilën dyshe që të diskutojë përgjigje për pyetjet vijuese. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani këto pyetje në tabelë.)

  • Si mendoni, përse përgatitja na jep vetëbesim përballë kundërshtimit ose rrezikut?

  • Çfarë mund të bëjmë që të jemi të përgatitur kundrejt përpjekjeve të kundërshtarit për të na dëmtuar?

Kujtojini studentët se në vitin 1831, disa prej shenjtorëve në Nju-Jork e vunë në dyshim arsyen përse u urdhëruan të shkonin në Ohajo. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrina e Besëlidhje 38:31–33. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë mënyrat që shenjtorët do të bekoheshin nëse do t’i bindeshin urdhërimit për t’u mbledhur në Ohajo. Studentët duhet të përcaktojnë katër bekime: 1) ata “mund t’i shpëtoni[n] pushtetit të armikut”; 2) ata do të “mblidh[nin] tek [Perëndia] një popull [të] drejtë”; 3) ata do të merrnin ligjin e Perëndisë; dhe 4) atyre do t’iu “dhurohe[j] fuqi nga lart”.

Shkruani në tabelë parimin vijues: Zoti e mbledh popullin e Tij për t’i mbrojtur ata dhe për t’i forcuar ata shpirtërisht.

  • Si ju ndihmon të ndiheni të mbrojtur prej fuqisë së Satanit mbledhja me ata që kanë të njëjtat standarde me ju?

  • Si na ndihmon pranimi i ligjeve të Perëndisë që ne të forcohemi shpirtërisht?

Doktrina e Besëlidhje 38:34–42

Kishës i jepen urdhërime lidhur me mbledhjen në Ohajo

Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 38:34–42 duke shpjeguar se Zoti u dha disa urdhërime dhe këshillë shenjtorëve, që do t’i ndihmonin ata me rivendosjen e tyre në Ohajo. Gjithashtu shpjegoni se për shumë shenjtorë, burimi i vetëm i jetesës ishin fermat e tyre. Me kaq shumë anëtarë të Kishës duke i shitur pronat e tyre në të njëjtën kohë, shumë prej shenjtorëve u përballën me mundësinë e humbjes së të ardhurave për fermat e tyre ose me mundësinë për të mos i shitur ato fare. Sasia e bollshme e tokës për shitje do ta zbriste çmimin dhe do t’i lejonte blerësit t’i blinin fermat e shenjtorëve me një zbritje të madhe të çmimit.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 38:37, 39 dhe të kërkojnë këshillën e Zotit lidhur me fermat dhe pasuritë e shenjtorëve. Ftojini studentët të raportojnë atë që kanë gjetur.

  • Si ju ndihmon njohja e premtimeve të përjetshme që ju ka dhënë Zoti, që t’ju bindeni urdhërimeve të Tij?

Shpjegoni se disa prej shenjtorëve patën vërtet vështirësi për t’i shitur fermat e tyre pasi u dha ky urdhërim. Disa i shitën fermat me humbje, të tjerë nuk mundën ta shitnin aspak pronën e tyre. Disa anëtarë besnikë thjesht i lanë të pashitura shtëpitë dhe pronat e tyre dhe prapëseprapë shkuan në Ohajo.

Ju mund të dëshironi ta mbyllni orën mësimore duke dhënë dëshminë tuaj për të vërtetat e përcaktuara në këtë mësim. Ftojini studentët të veprojnë sipas gjërave që i ndien dhe i shënuan gjatë mësimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 38:24–25. “Çdo njeri le ta vlerësojë vëllanë e tij si veten”

Presidenti Bojd K. Paker tregoi një ngjarje që i ilustron mësimet e dhëna nga Zoti te Doktrina e Besëlidhje 38:24–25:

Presidenti Bojd K. Paker

“Kur isha i ri, isha mësues shtëpie i një motre shumë të moshuar. Ajo më mësoi prej përvojës së saj jetësore.

Kur ajo ishte vajzë e vogël, Presidenti Brigam Jang erdhi në Brigam-Siti, një ngjarje e madhërishme në qytetin që mbante emrin e tij. Për nder të tij, fëmijët e Fillores, të gjithë të veshur në të bardha, u rreshtuan përgjatë rrugës që hynte në qytet, secili me një shportë me lule për t’i shpërndarë përpara karrocës së Presidentit të Kishës.

Diçka nuk i pëlqeu asaj. Në vend që t’i hidhte lulet e saj, ajo goditi me këmbë një gur që ra përpara karrocës, duke thënë: ‘Ai s’është më i mirë se gjyshi im Lavland’. Çfarë tha u dëgjua dhe ajo u qortua rëndë.

Jam shumë i sigurt që Presidenti Brigam Jang do të ishte i pari që do të binte dakord me vogëlushen Xheni Stid. Ai nuk do ta konsideronte vetveten më me vlerë sesa gjyshi Lavland apo ndonjë anëtar tjetër i denjë i Kishës” (“The Weak and the Simple of the Church”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 7).

Doktrina e Besëlidhje 38:27, 34–36. Kujdesuni për të varfrit dhe jini të bashkuar

Në këtë zbulesë, Zoti i urdhëroi shenjtorët të ishin të bashkuar dhe të kujdeseshin për të varfrit. Këto janë dy nga urdhërimet themelore të ligjit të përkushtimit. Këto dy urdhërime theksohen edhe te Moisiu 7:18 dhe 4 Nefi 1:2–3. Kur shenjtorët u përpoqën ta jetonin ligjin e përkushtimit në Misuri, ata nuk ishin të suksesshëm ngaqë “nuk u [dhanë] nga pasuria e tyre … të varfërve” dhe nuk ishin “të bashkuar” (DeB 105:3–5).