Mësimi 145
Doktrina e Besëlidhje 135, Pjesa 2
Hyrje
Ky është mësimi i dytë i dy mësimeve për Doktrinën e Besëlidhjet 135 dhe martirizimin e Jozef dhe Hajrëm Smithit më 27 qershor 1844. Në këtë mësim studentët do të diskutojnë për rolin që luajti Profeti Jozef Smith në shpëtimin e fëmijëve të Perëndisë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 135
Shpallet martirizimi i Jozef dhe Hajrëm Smithit
Përpara orës së mësimit, vendosni një fotografi të Jozef Smithit në krye të dhomës (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 87; shih edhe LDS.org). Ju mund të merrni parasysh që t’i kërkoni klasës ta këndojë “Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19) si himnin e kohës shpirtërore. Përpara se të këndoni himnin, shpjegoni se W. W. Felpsi i shkroi fjalët e himnit në kujtim të Profetit Jozef Smith pak pas martirizimit.
Fillojeni mësimin duke bërë pyetjet vijuese:
-
A keni folur ndonjëherë me dikë që nuk është anëtar i Kishës rreth Profetit Jozef Smith? Nëse po, për çfarë folët? (Nëse askush nuk e ka pasur këtë përvojë, pyetini studentët se çfarë do të donin t’u tregonin të tjerëve rreth Jozef Smithit.)
Kujtojuni studentëve se Doktrina e Besëlidhje 135, përmban shpalljen për martirizimin e Jozef dhe Hajrëm Smithit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë fjalinë e parë të Doktrinës e Besëlidhjeve 135:3. Kërkojini klasës që ta ndjekë.
-
Cili është mesazhi i këtij vargu? (Studentët duhet të shprehin se Jozef Smithi ka bërë më shumë, përveç Jezusit vetëm, për shpëtimin e njerëzve në këtë botë, sesa çdo njeri tjetër që jetoi ndonjëherë në të.)
-
Çfarë ka bërë Profeti Jozef Smith për shpëtimin dhe ekzaltimin tonë? (Shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën e mbetur të Doktrinës e Besëlidhjeve 135:3. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar fraza që përshkruajnë atë që Jozef Smithi ka bërë për shpëtimin tonë. Vërini studentët të kërkojnë gjëra shtesë për t’ia shtuar listës në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Jozef F. Smith. Kërkojini klasës të dëgjojë se cilët ndikohen nga puna e Profetit Jozef Smith.
“Puna në të cilën u përfshi Jozef Smithi, nuk u kufizua vetëm në këtë jetë, por ajo i përket gjithashtu jetës që do të vijë dhe jetës që ka qenë. Me fjalë të tjera, ajo lidhet me ata që kanë jetuar mbi tokë, me ata që po jetojnë dhe me ata që do të vijnë pas nesh. Nuk është diçka që lidhet me njeriun vetëm kur tabernakulli i tij është në mish, por me gjithë familjen njerëzore nga përjetësia në përjetësi” (Gospel Doctrine, bot. i 5-të [1939], f. 481).
Referojuni përshkrimit të Jozef Smithit duke nxjerrë në dritë Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet te vargu 3. Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më tej rëndësinë e kësaj vepre, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 135:6. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një arsye përse u nxorën në dritë Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje.
-
Sipas vargut 6, përse u nxorën në dritë Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje u sollën në dritë për shpëtimin e botës.)
-
Në çfarë mënyrash, këta libra, ndihmojnë që të sjellin shpëtimin e botës?
-
Sipas vargut 6, çfarë i bën Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet ndër librat më të çmuar që mund të zotërojmë?
Kërkojuni studentëve të përsiatin se çfarë kanë bërë me Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet në jetën e tyre.
-
Çfarë mund të bëjmë për ta treguar mirënjohjen tonë për sakrificën që bënë Jozef e Hajrëm Smithi që t’i nxirrnin në dritë këta libra?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një mënyre të veçantë se si ata mund ta tregojnë mirënjohjen e tyre për sakrificat e bëra për t’i nxjerrë në dritë këta libra.
Referojuni listës së shkruar në tabelë në fillim të mësimit. Dëshmoni se, duke ndihmuar për të rivendosur shkrimet e shenjta, doktrinën e vërtetë, autoritetin dhe çelësat e priftërisë, ordinancat për të gjallë e për të vdekur dhe organizimin e Kishës së Jezu Krishtit, Jozef Smithi i ndihmoi të gjithë fëmijët e Perëndisë të kenë qasje të plotë ndaj bekimeve të Shlyerjes.
Shpjegoni se disa njerëz mund t’i keqkuptojnë ndjenjat ose bindjet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme për Profetin Jozef Smith. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Gordon B. Hinkli. Kërkojini klasës të dëgjojë për mënyrën se si e shohin Jozef Smithin anëtarët e Kishës, në raport me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Nëse është e mundur, ju mund të doni t’i jepni secilit student një kopje të kësaj thënieje.
“Ne nuk e adhurojmë Profetin. Ne adhurojmë Perëndinë, Atin tonë të Amshuar, dhe Zotin e ringjallur, Jezu Krishtin. Por ne e njohim Profetin; ne e shpallim atë; ne e respektojmë atë; ne e nderojmë atë si një mjet në duart e të Plotfuqishmit për rivendosjen në tokë të të vërtetave të ungjillit të shenjtë, së bashku me priftërinë nëpërmjet së cilës autoriteti i Perëndisë ushtrohet në punët e Kishës së Tij dhe për bekimin e popullit të Tij” (“Joseph Smith Jr. – Prophet of God, Mighty Servant”, Ensign, dhjetor 2005, f. 4).
-
Me fjalët tuaja, si do t’i shpjegonit ndjenjat e anëtarëve të Kishës rreth Profetit Jozef Smith?
Ftojini studentët të mendojnë rreth ndikimit që ka pasur shërbesa e Profetit Jozef Smith në jetën e tyre dhe në jetën e miliona njerëzve kudo në botë. Shkruajini pyetjet vijuese në tabelë dhe u kërkoni studentëve t’u përgjigjen atyre në fletoren e klasës ose në ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson. Kërkojini klasës të mbajë vesh për mënyrën se si mund t’i ndihmojmë të tjerët ta përjetojnë gëzimin e ungjillit.
“[Profeti Jozef Smith] la prapa një trashëgimi që u mundëson [miliona] ndjekësve sot në çdo kontinent ta shpallin atë si një profet të Perëndisë. U përpjektë fort secili prej nesh që ta vazhdojë vizionin e Profetit Jozef për këtë punë dhe ta lartësojë trashëgiminë e tij nëpërmjet veprave dhe dëshmive tona për të tjerët, që ata të mund ta njohin atë ashtu sikurse ne, dhe që ata të mund të përjetojnë paqen dhe gëzimin e ungjillit që ai rivendosi” (“Brother Joseph”, Church News, 31 dhjetor 2005, f. 4).
-
Si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta përjetojnë gëzimin e ungjillit ashtu siç u rivendos nëpërmjet Profetit Jozef Smith?
Shpjegoni se, për pjesën tjetër të orës së mësimit, studentët mund të tregojnë dëshminë e tyre për Profetin Jozef Smith dhe Rivendosjen e ungjillit. Ftojini ata që të marrin parasysh përdorimin e përgjigjeve të tyre nga veprimtaria e mëparshme me shkrim ndërkohë që shprehin dëshmitë e tyre.
Përfundoni duke treguar dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith dhe Rivendosjen. Ftojini studentët që në ditët në vijim të kërkojnë mundësi për të ndarë me të tjerët dëshminë e tyre për Profetin Jozef Smith dhe rolin e tij në rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit.