Mësimi 56
Doktrina e Besëlidhje 49
Hyrje
Liman Kopli, një i kthyer në besim në Kishë, dëshironte që misionarët t’ia predikonin ungjillin anëtarëve të grupit të tij të mëparshëm fetar, shejkërve. Megjithatë, ai vazhdoi të mbante disa prej bindjeve të rreme të asaj feje. Lidhur me bindjet e mbetura të Limanit, Jozef Smithi i kërkoi Zotit më 7 maj 1831 dhe mori zbulesën që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 49.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 49:1–4
Zoti i thërret Sidni Rigdonin, Parli P. Pratin dhe Liman Koplin që t’u predikojnë shejkërve
Përpara orës mësimore, bëni një kurth për një majmun ose vizatoni ilustrimin shoqërues në tabelë. Që ta krijoni një kurth për majmunin, gjeni një kuti me një kapak. Sigurojeni kapakun e kutisë dhe prisni një hapje në njërën anë të kutisë, aq të madhe sa një student të mund të futë një dorë të hapur, por jo një grusht. Vendosni një copë frute ose një top brenda kutisë.
Pyetini studentët nëse e dinë se si ta kapin një majmun. (Nëse e dinë metodën vijuese, ftojini ata t’ia shpjegojnë atë pjesës tjetër të klasës. Nëse e keni ndërtuar një kurth, ju gjithashtu mund të ftoni një student të tregojë se si bëhet kapja.) Sugjeroni që një mënyrë për ta kapur në kurth një majmun është ta vendosni një send të dëshiruar në një enë, e cila ka një vrimë aq të madhe sa majmuni mund ta futë dorën përmes saj. Kur majmuni e kap sendin, ai nuk është në gjendje ta heqë grushtin ngaqë ka kapur një send shumë të madh për t’u futur përmes vrimës. Prej vendosmërisë së tyre për ta mbajtur sendin, disa majmunë do ta lejojnë vetveten të kapen.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 49 dhe të kërkojnë mënyrat që situata e përshkruar është e ngjashme me kurthin për majmunin. Pasi studentët të vënë në dukje se Liman Kopli e pati të vështirë të hiqte dorë prej disa bindjeve të shejkërve, kërkojuni studentëve të renditin disa prej bindjeve të shejkërve.
Ndërsa studentët përgjigjen, shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë, siç tregohet më poshtë. Mos e përfshini kolonën me kreun “Doktrina e Zotit”. Ju do ta shtoni atë kolonë më vonë në mësim.
Bindjet e Shejkërve |
Doktrina e Zotit |
---|---|
| |
| |
| |
| |
|
Nëse studentët janë kureshtarë rreth emrit shejkër, shpjegoni se anëtarët e Shoqatës së Bashkuar të Besimtarëve në Shfaqjen e Dytë të Krishtit zakonisht u quajtën shejkëra për shkak të mënyrës së tyre të adhurimit, e cila përfshinte tundjen e trupave të tyre ndërkohë që këndonin, kërcenin dhe përplasnin duart sipas muzikës.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 49:1–4. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti zbuloi rreth shejkërve.
-
Si i përshkroi Zoti shejkërat? (Shih vargun 2.)
-
Si mendoni, çfarë do të thotë të “dëshirojnë ta dinë të vërtetën pjesërisht, por jo të gjithën”? (Ata i pranonin disa nga mësimet e Perëndisë, por i shpërfillnin ose i mohonin të tjerat.)
-
Në çfarë mënyrash anëtarë të Kishës mund të kenë qëndrime të ngjashme sot?
Shkruani në tabelë fjalinë e paplotë vijuese: Të qenit të drejtë përpara Zotit përfshin …
Pyetini studentët se si do ta plotësonin këtë parim, nisur nga fjalët e Zotit në vargun 2. Ndërsa përgjigjen studentët, plotësoni parimin në tabelë: Të qenit të drejtë përpara Zotit përfshin dëshirën për të marrë të gjithë të vërtetën që e ka zbuluar Ai. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargut 2. Vini në dukje që, nëse dëshirojmë me zell ta dimë të vërtetën, ne gjithashtu dëshirojmë të jetojmë sipas të vërtetës.
-
Përse i nevojitej Liman Koplit këshilla në vargun 2? Si mund të jetë ky parim i dobishëm për ne?
-
Çfarë bekimesh mund të humbasë një njeri kur zgjedh të pranojë vetëm pjesë të së vërtetës?
Rikthehuni te kurthi për majmunin. Ftojini studentët të renditin disa kurthe që mund t’i çojnë njerëzit drejt mohimit të disa prej mësimeve të Perëndisë – veprimeve dhe qëndrimeve tek të cilat mbahen njerëzit, që i bëjnë ata të mos jenë të drejtë përpara Zotit. (Disa shembuj mund të përfshijnë arsyetimin e një zakoni shkatërrues, dëgjimin e muzikës që e largon Shpirtin, pjesëmarrjen në veprimtari ditën e diel që janë të papërshtatshme për Shabatin, parapëlqimin e mësimeve dhe filozofive të botës kundrejt mësimeve të Perëndisë dhe mospranimin e urdhërimit për t’i falur të tjerët.)
-
Cilat janë disa pasoja të mbajtjes së këtyre veprimeve dhe qëndrimeve? Si është kjo e ngjashme me një kurth?
Ftojini studentët të marrin parasysh atë prej së cilës mund t’iu nevojitet të heqin dorë, me qëllim që t’i marrin të gjitha bekimet që Ati Qiellor i ka si qëllim për ta. Merreni parasysh t’i ftoni të caktojnë një synim që të heqin dorë nga diçka që po i mban larg të qenit të drejtë përpara Zotit.
Doktrina e Besëlidhje 49:5–28
Zoti e korrigjon doktrinën e rreme të shejkërve dhe i urdhëron shërbëtorët e Tij t’i ftojnë ata të pendohen dhe të pagëzohen
Kujtojini studentët se Zoti i urdhëroi Liman Koplin, Sidni Rigdonin dhe Parli P. Pratin t’ua predikonin ungjillin shejkërve (shih DeB 49:1–4). Shpjegoni se përpara marrjes së këtij urdhri, Liman Kopli kishte qenë “i shqetësuar që disa prej pleqve duhej të shkonin te vëllezërit e tij të mëparshëm [shejkërat] dhe të predikonin ungjillin” (Histories, Vëllimi 2: Assigned Histories, 1831–1847, vëll. 2 i serisë së Historive të The Joseph Smith Papers [2012], f. 37). Kur këta pleq shkuan te shejkërat, ua lexuan atyre me zë të lartë zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 49.
Në tabelë, kopjoni kolonën e dytë të tabelës që u përmend më herët në këtë mësim.
Ndajeni klasën në pesë grupe. Caktojini secilit grup një nga fragmentet e shkrimeve të shenjta që i keni shkruar në tabelë. (Nëse keni një klasë të vogël, ndajini fragmentet midis studentëve dhe diskutojini ato të gjitha si klasë.) Vërini studentët të lexojnë në heshtje fragmentet e caktuara atyre duke kërkuar doktrina dhe parime që i korrigjojnë bindjet e rreme të shejkërve.
Kur studentët të kenë pasur kohë t’i studiojnë këto fragmente të shkrimeve të shenjta, ftojini ata të diskutojnë pyetjet vijuese në grupet e tyre dhe të përgatiten për t’ia thënë përgjigjet e tyre klasës.
-
Cilat doktrina dhe parime kishin nevojë t’i kuptonin shejkërat dhe Liman Kopli?
-
Si shpjegohen këto të vërteta në vargjet që ju janë caktuar?
Kur grupet të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i lexuar dhe diskutuar fragmentet që iu caktohen, ftojeni një student nga secili grup që t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve për të gjithë klasën. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë fragmentet që iu mësojnë të vërtetat që i kanë përcaktuar.
Studentët duhet të përcaktojnë doktrinat dhe parimet vijuese. (Vini re që këtyre të vërtetave iu vihen numra që të përputhen me listën e bindjeve të rreme në tabelë.) Ndërsa studentët i përmendin këto të vërteta, merreni parasysh të bëni pyetje pasuese që të nxitni diskutim të mëtejshëm.
-
Te Doktrina e Besëlidhje 49:7 studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Askush përveç Perëndisë nuk e di se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë.
-
Te Doktrina e Besëlidhje 49:22–25 një parim që studentët mund ta përcaktojnë është sa vijon: Nëse i dimë shenjat e Ardhjes së Dytë, ne nuk do të mashtrohemi nga shpallje të rreme.
-
Cilat janë disa nga shenjat e përmendura në vargjet 23–25? (Ju mund të doni të shpjegoni se emri Jakob në vargun 24 i drejtohet shtëpisë së Izraelit.) Në çfarë mënyrash i keni parë këto shenja në kohën tonë?
-
-
Te Doktrina e Besëlidhje 49:11–14 studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Jezu Krishti i ka urdhëruar shërbëtorët e Tij t’u bëjnë thirrje njerëzve të besojnë tek Ai, të pendohen, të pagëzohen dhe të marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë.
-
Përse jeni mirënjohës që ju jeni pagëzuar dhe që e keni marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë? Përse mezi prisni t’i ndihmoni njerëzit e tjerë që t’i marrin këto ordinanca?
-
-
Te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17 studentët duhet të përcaktojnë një ose më shumë nga doktrinat vijuese: Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe bashkëshortët e bashkëshortet urdhërohen që të jenë një dhe të kenë fëmijë. Mund t’ju nevojitet të shpjegoni frazën “që toka të mund të përmbushë qëllimin e krijimit të saj; dhe që ajo të mund të mbushet me morinë e njerëzve”. Ky fragment na mëson se një qëllim i krijimit të tokës ishte që të siguronte një vend ku fëmijët e Perëndisë të mund të jetonin si familje.
-
Çfarë qëllimesh përmbush martesa midis një burri dhe një gruaje në planin e Atit Qiellor?
-
Si është të “ndal[uarit që] të martoheni” në kundërshtim me planin e Atit Qiellor?
-
Sipas vargut 16, Perëndia e miraton martesën tradicionale midis një burri dhe një gruaje. Cilat janë disa mënyra se si njerëzit përpiqen ta përqeshin apo shkatërrojnë martesën tradicionale?
-
Çfarë mund të bëjnë të rinjtë dhe të rejat tani për t’u përgatitur për martesën çelestiale?
-
-
Te Doktrina e Besëlidhje 49:18–21 studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Zoti i ka siguruar kafshët e tokës për përdorimin tonë. (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fjala veshje do të thotë rroba për t’u veshur.)
-
Çfarë paralajmërimi gjendet te vargu 21? Si mendoni, përse Zoti nuk është i kënaqur me ata që i vrasin kafshët pa qenë e nevojshme?
-
Shpjegoni se shejkërat dhe Liman Kopli nuk e ndoqën këshillën e Zotit. Shejkërat nuk e pranuan mesazhin e misionarëve dhe Liman Kopli u kthye tek bindjet e tij të mëparshme dhe u largua nga Kisha.
Mbylleni duke i kërkuar një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 49:26–28. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar këshillën dhe premtimet e Zotit. (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fjala praparoja i drejtohet dikujt që e mbron dikë tjetër nga pas.)
Ftojini studentët t’i lexojnë përsëri këto vargje në heshtje dhe të mendojnë rreth mënyrës se si këshilla dhe premtimet e Zotin gjejnë zbatim tek ata individualisht. Jepni dëshminë tuaj për bekimet që vijnë kur i kërkojmë mësimet e Zotit dhe i ndjekim ato.